"Si te behesh milioner"?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "Si te behesh milioner"?

Ajo o ondrra shqiptare mi goc. Ondrra amerikone o si me ja fut sa mo shum robve (pavarsisht ka seksi, gjuha, feja apo kultura).

Hej bela, s'di robi shkret ça me qen n'kët dynjo.

Preator, kush o ondrra e kanadezve mër se u bona 7 vjet ktu ne hala s'e kom mor vesh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

Ajo qe sapo thash un "osht ondrra amrikone"..jo per gje por e degjova tamon sot ne nje dokumentar, nejse mbase gabohem..po mund te jet dhe ajo shqiptare...po e the ti...ashtu eshte sigurisht!! /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "Si te behesh milioner"?

Ondrra amerikone o me u bo me pare ne shpejt, pak rëndsi ka mënyra (puna nuk përjashtohet) kurse ondrra shqiptare o me u bo me pare shpejt ne pa punu.

Tashti e di ti at pun a e di un? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

preator

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

[ndaluar] thu ti Kondre, vallahi ene una nuk o se jam tuj'marr vesh nai gjo......
Ceshtja eshte se kur vjen njeriu ketej fillon e lehtesohet jo vetem nga paret po edhe nga mente......
Kondre!, jei bere si puna e maces qe i ka zene rrota bishtin, te rrije i dhemb, te ike i keputet.......
Dhe ku te ike thua.......
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "Si te behesh milioner"?

Kjo o çështja. Të rrimë apo të ikim? Dhe po ikëm, ku të mbytemi? Në Shqipëri ta fusin sa krahu se duan të gjithë të bëhen milionera. Ne jemi edhe të ndershëm e mori e mira /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Dolphyn

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

Kudo mundohen ta fusin sa krahu, jo vetem ne Shqiperi. Por shanset per t'u bere i pasur jane me teper ne Shqiperi, ku tregu ka akoma nevoja per gjera te reja, sesa jashte, kur shumica e tregjeve jane pothuajse te maturuara.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "Si te behesh milioner"?

Varet nga guximi, përvoja, shkalla e ndershmërisë dhe e moralit, nga fusha ku e ndien veten të fortë.

Në perëndim % e të pasurve të rinj është shumë mË e madhe se % e të pasurve në vendet në zhvillim. Kjo do të thotë që më shumë shance ka të bëhesh i pasur në perëndim sesa në vendet në zhvillim. Për pasojë, unë më mirë i mshoj Kanadasë (po qe se dua të pasurohem) sesa të vij të rrezikoj edhe kokën në Shqipëri për ca pare mo shum.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

thjesht te jesh i shkathet dhe tjerat vijne nga mbrapa /pf/images/graemlins/laugh.gif te kesh kulture kuptohet
 

MLK

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

Degjova 5 min nga emisioni i propozuar nga radio+ ne internet e Koço Kokedhimes e kur degjon Koçon nuk mer vesh asgje /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ore ky mund te japi keshilla si mund te vjedhesh, se ka goxha bagazh, po jo te na dali te japi men si mund te behesh milioner /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: "Si te behesh milioner"?

Milioner dhe mund te behesh, por kam pershtypjen qe eshte me e veshtire te jesh milioner gjithe kohen, pra te mbash pozicionin qe ke fituar.
Per tu bere i sukseshem dhe milioner nuk ka formula, por duhet shume pune dhe shume fat.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: "Si te behesh milioner"?

Ky emisioni i tij me duket me teper marketing per veten.Pak a shume me ngjan me emisionet qe ben Donald Trump,kur kerkon te rrisi imazhin e vetes dhe te kompanive qe ka.Po te na tregonte te verteten se si eshte bere vet ai milioner ndoshta dhe do ti besonim keshillat e tij.Po eshte njesoj si te te tregoje nje i virgjer si behet sex /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

merreu me droge .....its soeasy to be an miliarder!!

keep the best from yourself
 

dimir

Forumium praecox
Re: "Si te behesh milioner"?

E lexova ne nje gazete, me duket se tek gazeta "Shqip".
Te behesh Milioner duhet te kesh ortak Krybashkiakun.
Thuhej se Koço Kokdhima kishte ca ortakerira me Krybashkiakun aktual Edi Rama, kjo gjetja e bukur A e njeh ndonjeri me hy mik te Edi Rama se kam ca idera ne koke dhe si ortak /pf/images/graemlins/thumbsup.gif mund te beje shume pune dhe 80% le ti marri nuk kam shume pretendime. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

donaldi

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

A eshte problem karrierizmi ne nje sipermarrje????

(Shkëlqim Malavia): Nga eksperienca juaj, z. Kokëdhima, a e shihni si problem karrierizmin në një sipërmarrje, sidomos të tipit korporatë?

Përgjigja e z. Koço Kokedhima :
Nuk e di nëse kuptojmë të njëjtën gjë me termin karrierizëm por, për marrëveshje fjale, do të thoshim se karrieristë janë ata njerëz që mbi gjithçka vendosin karrierën e tyre. Ata janë shumë të fokusuar në nevojën e tyre për sukses dhe çdo interes tjetër iu dobësohet përpara këtij interesi. Në vlerësimin tonë kjo nuk është një gjë apriori e keqe, flas në një sipërmarrje, në një korporatë. Për aq kohë sa kjo nuk përbën një problem në marrëdhënie me stafin, me bashkëpunëtorët dhe nxit konkurrencën, nxit idetë, nxit kërkesat për më shumë zhvillim, është një gjë pozitive. Shumë kohë iu duhet menaxherëve që të harxhojnë për të mirëmbajtur marrëdhëniet brenda stafit dhe, kjo gjë është e nevojshme që të rregullohet mirë, që sensi i karrierës të anëtarëve të ekipit të mos cënojë nivelin e bashkëpunimit, të mos cënojë punën e anëtarëve të tjerë dhe vlerësimin për ta. I ashtuquajturi “karrierizëm”, nuk është e thënë që të prodhojë domosdoshmërisht efekte negative. Ai është një premisë që mund të menaxhohet me sukses në një kompani. Unë gjithashtu, kam vene re se ndër karrieristët, është e mundur që shpeshherë të nënvleftësohen shpresat, nevojat, shqetësimet dhe meraku i anëtarëve të tjerë të ekipit, të nënvleftësohen arritjet e të tjerëve dhe të mbivlerësohen virtytet personale. Një karrierist gjithashtu, është mjaft i ekspozuar ndaj rrezikut që të përqendrohet tërësisht tek vetja dhe të shpërqendrohet nga përpjekjet për të arritur rezultatet që kompania pret.


Ju si mendoni????

Per me teper pergjigje klikoni ketu :
http://www.biznesi.com.al/index.php?page=milioner



http://www.biznesi.com.al/forum/forumdisplay.php?f=25
 

ismaili

Primus registratum
Re: "Si te behesh milioner"?

Koco kokdhima ka audience studentad. eshte emision shoqeror dhe ka si piksyinim te rinjte qe po mundohe te qjejne karrieren e vet.
 
A

arb

Guest
Re: "Si te behesh milioner"?

E lexova ne nje gazete, me duket se tek gazeta "Shqip".
Te behesh Milioner duhet te kesh ortak Krybashkiakun.
Thuhej se Koço Kokdhima kishte ca ortakerira me Krybashkiakun aktual Edi Rama, kjo gjetja e bukur A e njeh ndonjeri me hy mik te Edi Rama se kam ca idera ne koke dhe si ortak /pf/images/graemlins/thumbsup.gif mund te beje shume pune dhe 80% le ti marri nuk kam shume pretendime. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top