Si të gatuani jaffa biskota

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
7481af378637768bfcbc2e39a5704e53.jpg



Përbërësit
  • 1 vezë
  • 50 g sheqer të bardhë
  • 65 g miellë
  • Gjalpë
  • 250 g marmelladë
  • 100 g cokoladë 70% kakao, të copëtuar.
  • Të grihet në rendë ½ e lëvorës së portokallit
  • 2 lugë caji vaj perimesh (sipas mundësive)
  • 1 lugë supe ujë
Metoda e përgatitjes

1. Paraprakisht të ngohet furra në 200 gradë C. Të tundet veza dhe sheqeri me një mikser elektrik deri sa të bëhet masa e dendur dhe kremë, pastaj shtojeni brenda edhe miellin.

2. Të lyhen me gjalpë 12 vrimat e tepsisë (tepsi me vrima që përdoret për muffin) dhe mbushi me nga një lugë nga përzierja që e keni bërë. Të pjeken në furrë për rreth 10 minuta ose deri sat ë skuqen, pastaj largoi nga tepsia për tu ftohur

9b03d8b57cbe5d645005f5f79a913eca.jpg


3. Pasi që të fotohen, të prehen biskotat në mes në mënyrë horizontale, pra ju keni 2 biskota të holla.

4. Gme kujdes të ngrohet marmellada në një tenxhere, për pak minuta, deri sa të trashet por është akoma në gjendje për tu shpërndarë. Të sitet për të larguar ndonjë lëvozhgë, nëse dëshironi që mesi të jetë i butë. Le të fothen dhe pastaj me lugë vendose marmelladën më ,es të secilës biskotë.

ee456b0403bf2def71c1774b106892b0.jpg


5. Në një enë që reziston nxehtësinë, të shkrihen së bashku cokollata me lëvorën e portokallit, vaji (nëse dëshironi) dhe uji dhe të përzihen mirë. Të fothet deri sa cokollata të fillojë të trashet, dhe me lugë të shperndahet sipër marmelladës.
 
Top