Si po dështon UNMIKU ne Kosovë
Pas luftës Kosova u vendos nen administrim te UNMIK-ut (United Nations Interim Adminstration Mission in Kosovo) e cila per detyre kishte te bëjë implimentimin e rezolutes 1244 dhe pas nje periudhe 3-4 vjeqare te organizoj nje referendum ku popullata do te deklarohej pro apo kundër pamvarësis së Kosoves. Por sa ka pasur suksese UNMIK-u gjat periudhës 4 vjeqare, kete qdo njëri prej nesh mund ta gjykoj ngapak. Së pari UNMIK-u deshtoj ti siguroj gjerat elementare per popullaten e Kosoves, siq jane rryma, uji dhe telefoni. Gjëra te cilat edhe para luftës ishin prezente ne Kosovë dhe funksiononin normal, por pas luftes u shkateruan aq shum sa qe administratoret e jashtem te cilet vinin dhe ende vijn ne Kosove kinse per ta shpetuar bënin shaka siq eshte rasti me administratorin Kushner
i cili thoshte se ka qen e nevojshe qe NATO ta bombardoj këtë dinosaurus pra KEK-un (Korporaten Energjetike te Kosoves). Do te ndalem pak me shum tek KEK-u sepse nje shumë e madhe parashë është investuar nga bashkesia nderkombetare por edhe tash nga "qeveria" e Kosovës per reparimin e ketyre dy termocentaleve. Dhe rezultati ende është njesoj 2 orë me rrym dhe 2 orë pa te qe 4 vite resht. Ku qendron problemi askush nuk din te jap pergjigje të saktë, por pa dyshim dihet se aty mbizoteron korupsioni i cili organizohet nga te dyja palet si nga ana e shqipetareve qe punojn aty ashtu edhe nga pala e nderkombetareve te cilen janë ne krye to qdo institucioni të Kosovës. Rast konkret eshte kapja e nderkombetarit Jo Trutschler i cili keqperdori me shum se 3.9 milion euro, fonde te KEK-ut duke i transferuar ato ne nje bank te Gjibralltarit. Ky person po ashtu kishe falsifikuar diplomat e tij dhe kishte marr postin e ofruar pa qen i aftë për të. Ky rast gjithashtu tregon thjesht se qfar njerz ka derguar Bashkesia Nderkombetare në Kosovë dhe se qka mundë te presim ne nga ata. Problem tjeter ne Kosove eshte sistemi telefonik, pas luftes afer nje vit e disa muaj shumica e qyteteve te Kosoves nuk kishin mundesi te benin thirje nderkombetare. Arsyeja ishte se ndertesa kryesore e PTK-së (Post Telekomi i Kosoves)ishte bombarduar nga NATO, por pas me shum se nje vit e gjysem u arit nje marveshje me shtetet fqinj si me Maqedonin dhe Shqiperinë, dhe perseri Kosova u lidhe me boten e jashtme, edhe pse kishte veshtersi te mëdha per ta realizuar nje bised me dikë jasht Kosoves. Edhe ne këtë sferë u bënë investime të mëdha, po ashtu edhe ketu pati byrokraci edhe ende ka, por ketu ajo filloj qe nga fillimi kur administratori Kushner shpalli kompanin celulare Alcatel si fitues te tenderit per telefoni mobile ne Kosove, shum njerëz ne Kosove ishin kunder ketij vendimi sepse kompania gjermane Siemens ofroj kushte teper me te mira, por si duket ne pyetje ishin shuma te medha te parave dhe se sigurisht edhe administratori kishte dorë aty pasi qe Alcatel eshte nje kompani franceze. Por kjo nuk ishte edhe aq problem per popullin sepse ishte nevoja per nje alternativ tjeter pasi qe telefonia fikse nuk funksiononte ashtu si duhet. Por populli nuk e dinte se qfar ligjesh ka vendosur administratori i cili na solli celularat (te cilet edhe para luftes Kosovarët i posedonin), ai krijoj monopol ne kete sfer te telekomunikimit duke mos lejuar kompanit e tjera te operojn në Kosovë. Por kompanija celulare Mobtel e kontrolluar nga regjimi i Beogradit prej asaj dite e gjer me sot ende funksionon ne Kosove dhe per ta nuk vlen ligji i Kushnerit. Vlen te permendet se Mobteli pas luftes nuk punonte por UNMIK-u solli nga Serbia teknik per ti regulluar transmetuesit e kesaj kompanie. Sherbimet e Vales 900 (e cila bazen kryesore e ka ne Monako), jane teper te shtrejta dhe jane te qualitetit te dobt plus asaj perdin kodin hyres te njejt sikur shteti i Monakos (+377).
do të vazhdon...
Pas luftës Kosova u vendos nen administrim te UNMIK-ut (United Nations Interim Adminstration Mission in Kosovo) e cila per detyre kishte te bëjë implimentimin e rezolutes 1244 dhe pas nje periudhe 3-4 vjeqare te organizoj nje referendum ku popullata do te deklarohej pro apo kundër pamvarësis së Kosoves. Por sa ka pasur suksese UNMIK-u gjat periudhës 4 vjeqare, kete qdo njëri prej nesh mund ta gjykoj ngapak. Së pari UNMIK-u deshtoj ti siguroj gjerat elementare per popullaten e Kosoves, siq jane rryma, uji dhe telefoni. Gjëra te cilat edhe para luftës ishin prezente ne Kosovë dhe funksiononin normal, por pas luftes u shkateruan aq shum sa qe administratoret e jashtem te cilet vinin dhe ende vijn ne Kosove kinse per ta shpetuar bënin shaka siq eshte rasti me administratorin Kushner
![url]](/proxy.php?image=http%3A%2F%2F%5Burl%3D%22http%3A%2F%2Fwww.soc-nephrologie.org%2Fsociete%2Fimages%2Fkouchner.jpg%22%5Dhttp%3A%2F%2Fwww.soc-nephrologie.org%2Fsociete%2Fimages%2Fkouchner.jpg%5B%2Furl%5D&hash=6bbdffec9212532e72308105ab28c5d0)
do të vazhdon...