Si mund te dalim jashte nga kjo gjendje?

Male850

Primus registratum
Si mund te dalim jashte nga kjo gjendje?

[qb]I mbetur i pastrehe, tenton te vetevitet
E Marte, 03 Gusht 2004
FIER- Vangjel Krutja babi i dy femijeve nga Lushnja i mbetur i pastrehe vendosi ti jape fund jetes pasditen e djeshme. Eshte ndaluar ne sheshepushimin e katit te tretit te pallait dhe me pas eshte hedhur qe andej. Megjithese lartesia ka qene e madhe 60 vjecari ka mundur te shpetoje, por duke marre demtime te renda ne koke dhe pjese te tjera te trupit. Krutja ka vendosur te vetevritet pas nje jave kur pronaret e godines ku ai jetonte i kane nxjerre nga ambjentet duke i lene ne meshire te fatit ate dhe 24 familje te tjera qe jetonin aty.

60 vjecari kishte vendosur qe ti jepte fund jetes ne gjendje te rende depresive pasi nuk kishte se ku te shkonte per te jetuar dhe me se ta shlyente qerane e shtepise nese do te merrte.

Historia

Vangjel Krutja babai i dy femijeve ishte strehuar para dhjete vjetesh ne nje nga godinat shteterore, me shpresen se nuk do ta levizte askush pasi ishte i pastrehe. I mbetur i vetem pasi gruaja i kishte vdekur dhe te dy femijet i kishte strehuar ne shtepine e femijes i mjaftonte kjo menyre jetese edhe pse shume e papranueshme per shumicen e njerezve. Ne kete godine jane strehuar se bashku me te edhe 24 familje te tjera te cilat vazhdonin te jetonin edhe deri ne momentin qe jane larguar nga pronaret e kesaj godine. Ata kane pohuar per gazeten se jane drejtuar kryetarit te bashkise se Lushnjes "Kadri Gega" per te zgjidhur problemin e strehimit dhe jane percjelle pa asnje rezultat. Kjo rutine vazhdon deri ne javen e fundit te korrikut kur te ashtuquajturit pronaret e vertete te ish Hotel " Myzeqeja" kane vendosur ta persgtasin kete godine per interesat e tyre personale dhe u eshte dashur qe ta zbrazin godinen duke i nxjerre jashte te gjithe banoret dhjetevjecar te hotelit. Viktima e pare e ketij veprimi ka qene Krutja i cili i ndodhur ne mes te udhekryqit te mbijeteses dhe pamundesise kishte zgjidhur veteflijimin ne emer te varferise. Tashme ai ndodhet jashte rrezikut per jeten por ende pa qene ne gjendje per te shpjeguar te verteten e ngjarjes dhe fenomenit. Nderkohe qe Kryetari i bashkise se Lushnjes Kadri Gega ka pohuar per gazeten se instiutcioni qe ai drejton, nuk ka kopetence q ete siguroje vendestrehim per te pastrehet. [/qb]
Marr nga Korrieri online
Nje pergjigje dhe nje veper per kete gjendje kaq te veshtire te disa njerzeve.
 
Top