Si mund te behesh miljoner.
Fare thjeshte. Shkruaj nje artikull ne gazetat e medhaja te Botes per ndonje hajdut qe fiton miljona ne dite dhe.. ja ku te del pjesa jote.
I mencur ky Gjermani.
shekulli
Edi Ramën e ngacmon vetëm e kuqja.
Peter Münch
Tiranë, nëntor. Kryetari i Bashkisë së Utopisë është ulur. Jo, gati është shtrirë mbi sofanë e dhomës së tij të punës, me këmbët e gjata shtrirë, ndërkohë që kostumit të zi elegant i ka gjetur një palë çorape në të kuqe domateje. Bota që ai sheh prej këtej shquhet nga një elegancë e përzgjedhur: dyshemeja e mermertë, disa pak kolona në të gjelbër blini e, mbi të gjitha, shumë, shumë të kuqe nëpër mure. Padyshim që i pëlqen fakti që zyra e tij i shkon me çorapet. Megjithatë për Edi Ramën kjo sallë kryekrejt me stil është vetëm një fillim, modeli i tij për një qytet të ftilluar kryekrejt me stil. Ështe një synim që, edhe për një njeri me pretendimet e tij, nuk mund të quhet i vogël. Pasi Utopia e Ramës në të vërtetë quhet Tiranë. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria është vendi më i varfër i Europës.
Prej katër vjetësh ushtron funksionin e vet në sheshin e gjerë Skënderbej 40-vjeçari që i ka vënë qytetit vulën e ngjyrave të tij. Më parë, në këtë katana që s’njihte kurrfarë rregulli, përjashtimi i vetëm i grisë ishte e kafta. Blloqet e banimit të dhjetëvjeçarëve ogurzinj të komunizmit paranoiak të Enver Hoxhës rrinin si ca dhëmballë të kalbura mbi truall të paqëndrueshëm e, midis metropoleve të shumta mjerane të Europës, Tirana ishte më e mjerueshmja. Ndërsa sot shumë fasada shkëlqejnë në blu, të gjelbër, okër dhe të kuqe. Ramës i pëlqen e kuqja. Tirana shndërit, ditën dhe natën, qyshse Kryetari i Bashkisë ka vendosur deri edhe fenerë anë rrugëve. „Po të kisha para, do ta lyeja krejt qytetin“, thotë ai. „Vizioni im për të është një muze arti i banueshëm.“
Nuk ka politikan që të flasë kështu, ca më pak në Shqipëri, ku politika është një punë bërrylash dhe tepër e fëlliqur. Rama është artist, piktor të cilit tanimë nuk i nevojitet kanavacë për obsesionin që ka për ngjyrat. Vitet nëntëdhjetë, atëherë kur në Shqipëri gëlonin, pas shembjes së rendit të vjetër, anarkia dhe mafia, i ka kaluar me një bursë në Paris. Më 1998 e mori në atdhe kryeministri socialist Fatos Nano duke e emëruar ministër të Kulturës dhe Sporteve. Kjo shkonte si me porosi, sepse personi dymetrosh, përveçse piktor, më parë kishte qenë edhe basketbollist i suksesshëm. Kur socialistët, pak kohë më vonë, patën nevojë për një kandidat të fortë në postin e kryetarit të bashkisë, Rama u fut në garë dhe fitoi me diferencë të madhe.
Unë, Edi, përpara.
Artisti i arteve të bukura iu fut punës me përdhunë. Së pari pastroi hauret e bashkisë, e pastaj qytetin. „Zyrat e bashkisë ishin si të ndërtuara nga Kafka“, thotë ai. „Nuk gjeje as dhe një kompjuter për be, por në vend të tij kishte plot televizorë dhe më shumë se njëqind tavlla duhani.“ E ndërroi personelin dhe sot, kush do të bëjë karrierë në perandorinë e Ramës, duhet të jetë i ri, profesional e mundësisht femër. 75% e pozicioneve drejtuese i zënë gratë. Vetëm pak kohë më parë në Tiranë kjo do të dukej po aq e mundshme sa dhe në Vatikan. E pra, nëse ka ndonjë rregull që ndjek Rama, ky është që të shkëputet nga të gjithë rregullat.
„Na duhet t’i shkundim njerëzit, t’i vëmë në lëvizje, t’i indinjojmë“, thotë ai. Për këtë arsye të parën godinë, me të cilën filluan, e ngjeu me një portokalli të ndezur dhe gëzohej mjaft që njerëzit filluan të zihen për të muaj të tërë nëpër kafenetë dhe baret e panumërta për ngjyrat e qytetit. E pastaj njëri varg godinash pas tjetrit dhe, kur u bë një anketim një vit më pas, sipas Ramës, „85% e të pyeturve thanë se lyerja duhej të vazhdonte“.
S’ka dyshim që shumicës së tiranasve u pëlqen që është pastruar e zbukuruar qyteti i tyre, ndaj dhe vitin e kaluar kryetari i bashkisë u zgjodh me epërsi të qartë edhe për tre vjet të tjera. Për fushatën zgjedhore kishte regjistruar me grupin më të famshëm hip-hop të Shqipërisë një këngë për qytetin e tij: „Tirana në zemrat tona, Tirana në ëndrrat tona, Tirana duam të të ndryshojmë“ reponte kryetari i Bashkisë. Di ta inskenojë veten mjaft mirë dhe pa dyshim nuk i mungon aspak vetëbesimi. Shpjegimet që bën fillojnë e shumta me „unë“ dhe, edhe kur thotë „ne“, nuk nënkupton askënd tjetër veç vetes. Qyteti është ai vetë. Edi Rama është mbreti Diell i Tiranës. E shikon veten si motorin e shndërrimit dhe natyrisht që është i tillë.
Për të politika është shumë më tepër se arti i së pamundurës. Pasi nëpërmjet artit ai e bën politikën të mundshme duke e konsideruar „një mjet të dobishëm“, sidomos përballë mundësive të kufizuara financiare. Buxhetin vjetor të qytetit të tij e krahason me „arkën e sillës mëngjesore të Frankfurtit“. 400 milionë do t’i duheshin për riparimet më të domosdoshme në infrastrukturë. 15 milionë ka në dispozicion çdo vit. Për të është shumë e rëndësishme që me këto të holla të bëhet shumë më tepër sesa puna e penelit. Kështu për shembull futi bulldozerë që të shkatërroheshin 1200 godina të paligjshme, të cilat i kishin gëlltitur sipërfaqet e gjelbra të qytetit nën atmosferën e gërmuesve të arit që sundonte në vitet ’90. „Vetëm në bregun e lumit Lana larguam 132 000 tonë beton“, thotë ai. „E di që krahasimi mund t’ju duket pak i çuditshëm, por kjo ishte edhe më shumë sesa gërmadhat e Tëin Toëers në Nju Jork“. Më pak nuk do që të ketë qenë.
Një numër i madh rrugësh janë përmirësuar, disa pak parqe janë gjelbëruar sërish, ndërsa mbi bulevardin Zog është duke u vendosur kalldrëm i kuq, sepse, siç e mësuam tani, Ramës i pëlqen e kuqja. Ca qindra mija i ka investuar edhe për kuti boje, dhe çka është e rëndësishme vete përtej fasadave. „Është fjala për përmbajtjen“ dhe e krahason qytetin e tij „me një grua që lyen buzët për ta ndier veten në përgjithësi më mirë“.
Ka krijuar kështu një vepër që mund të vendoset diku midis Friedrich Hundertëasserit dhe princit Potjemkin. Pasi shpesh është vetëm pjesa e përparme e ndërtesave ajo që shndërit në ngjyra të freskëta. Në pjesën e pasme vazhdon të leskrohet betoni i murrmë. Ajo çka pastrohet përpara përfundon pas në malet e mbeturinave. Edhe trafiku vazhdon të jetë kaotik, pasi në këtë qytet varfanjak gjen shumë më tepër vetë që ngasin Mercedes se kudo gjetiu përandej Sindelfingenit. Përpara dyqaneve të kapadaisura me mallra perëndimore sheh përherë gjeneratorët që rrinë gati për ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë. Kurse ujë ka vetëm tri herë në ditë nga dy orë. Tirana e vjetër ka ende mjaft kohë për të vdekur.
Megjithatë faktin që Rama e ka shndërruar qytetin nuk e mohojnë as kritikët e tij. „Kushdo mund ta shohë këtë gjë“, thotë Mustafa Nano, një publicist i njohur, i cili sapo ka botuar një libër për kryeqytetin. „Tirana ndryshon përditë.“ Ka shumë kritika për kryetarin e bashkisë, e mban për një „narcisist me botëkuptim demokratik të dyshimtë dhe stil autoritar drejtimi.“ Flet për korrupsionin, i cili është i brendshëm në këtë vend e që padyshim nuk e kursen as Bashkinë. Megjithatë Tirana, mendon Nano, ka nevojë për „energjinë e Ramës“.
Kush ka kundërshtarë të tillë, nuk ka nevojë më për miq dhe Rama vërtet që nuk e ka vënë ndonjëherë ujët në zjarr për aleanca. Megjithatë shumë njerëz mendojnë se ia ka vënë syrin që sot postit të kryeministrit. Ai vetë thotë se si rregull nuk bën kurrë plane e se do të dëshironte më mirë „të bëhej rrobaqepës“. Porse ka premtuar ta kryejë funksionin e Kryetarit të Bashkisë për nëntë vjet. „Dua që emri im të shkruhet në librin e historisë së qytetit“, thotë. E kur të ketë kryer punë me Tiranën, ajo do të jetë „qyteti me ngjyrat më të gëzuara në botë“.
* Artikull i të përditshmes gjermane Süddeutsche Zeitung
17/11/2004