Si mund të bëj "backup" username dhe passwordet e ruajtura në IE

Admirali

Primus registratum
Si mund të bëj "backup" username dhe passwordet e ruajtura në IE

Duke qene se ne Internet zakonisht hyj nga laptopi im personal, sa here qe vjen puna per te hyre ne site qe jane te mbrojtur me username dhe password, une i kam dhene mundesine qe te ruhen ato informacione me ane te nje utiliteti qe ofron Windows. Dmth, sa here psh te rikthem tek Albforumi, te mos rri te fus username dhe password qindra here, por nje klik dhe futen automatikish, time saving /pf/images/graemlins/smile.gif . Tani, qellon qe do me duhet te formatoj laptopin, dhe me formatim, kuptohet qe do humbas cdogje, keto username dhe passworde, si mund ti bej backup, nmq kur te instaloj OS perseri, te kem mundesi ti rikthej ato passworde ne funksionet qe kishin.

Nuk e di ne a me kuptuat apo jo.
 

wtf

Primus registratum
Re: Si mund të bëj "backup" username dhe passwordet e ruajtura në IE

Kjo që po shkruaj është thjesht HAMENDJE.
Me siguri ky programi i ruan fjalëkalimet në ndonjë 'file' brenda kartelës ku është instaluar, apo brenda kartelës së IE-së. Ka mundësi që ky 'file' mos quhet thjesht password.txt p.sh.
Une që punoj me Firefox(Mozilla), i cili e ka të brendshëm këtë opcionin e ruajtjes së fjalëkalimeve(pa nevojë të instaloj gjë tjetër), e gjej këtë file me emrin signons.txt ku të dhënat, emri përdoruesit/fjalëkalimi janë të kodifikuara, dmth të palexueshme)
Nëse gjen këtë 'file' ruaje në ndonjë disketë, dhe pasi të kesh riinstaluar gjithçka, shpëtoje aty ku e gjete në fillim.

PS. Gjynah që i drejtohesh formatimit sa herë që qëllon! Ske rrugë tjetër?
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Si mund të bëj "backup" username dhe passwordet e ruajtura në IE

Me siguri behet fjale per cookies qe krijon IE me ane te AutoComplete utility(e cila te ofron te ruash pervec User ID dhe Pass neper web-site te ndryshme dhe vete url e web-site).
Do te sugjeroja folderin Temporary Internet Files qe mund te arrihet kollaj nepermjet url te tipit : C:Documents and SettingsADMIRALILocal SettingsTemporary Internet Files.
Alternative tjeter mund te jete edhe C:Documents and SettingsADMIRALICookies.
Good Luck ! /pf/images/graemlins/smile.gif

Ps-Folderi Local Settings eshte i fshehur kshuqe duhet ta besh me perpara te dukshem nepermjet opsioneve te folderave.
 

Admirali

Primus registratum
Re: Si mund të bëj "backup" username dhe passwordet e ruajtura në IE

Dmth per ato site qe une futem me username dhe password, te bej backup cookies, sepse aty ruhen passwordet?

Hmmm, pak si veshtire besoj te jete ajo, pasi kur i bej nje pastrim laptopit me Windows Washer, kuptohet qe dhe Temporary Folder i IE, pastrohet plotesisht, dhe kur rikthehem ne ndonje sit, si psh AF, ato te dhena jane te ruajtur ne AutoComplete. Besoj se ruhen diku tjeter, jo aty ku thua ti. Mgjt faleminderit per sugjerimin tend, patriot.

P.S.
Ajo nuk eshte C:Documents and SettingsADMIRALILocal SettingsTemporary Internet Files, pasi nuk perdor nickname dhe ne laptop per t'u identifikuar, por eshte C:Documents and Settings*****Local SettingsTemporary Internet Files
/pf/images/graemlins/wink.gif

Bah sa sekret qe e kam kete emer mer jahu. /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Top