Si largohet nano?

komino

Valoris scriptorum
Si largohet nano?

besoj se tashme pranohet ne menyre paqesore qe shqipetaret do ta "hiqnin qafe" nanon me deshire nese do te gjenin nje rruge te mire qe nuk do te sillte ne pushtet kolegun e tij (Berishen)

kjo deshire besoj se egziston edhe tek shqipetaret qe votojne PS (per te mos votuar PD)

pse atehere nuk jemi ne gjendje te largojme nanon nga pushteti

edhe nese dikush nuk pranon se ka bere ndonje te te keqe apo nuk preferon te leshoje akuza pa prova (si mendoj une) pranon lehtesisht se prezenca e nanos sjell probleme ne shoqerine shqietare - edhe thjesht sepse per shume vete perfaqeson dicka negative (nuk ka nevoje per asnje prove ketu)
Mund edhe te kerkojme largimin e nanos per ate qe perfaqeson per shume shqipetare (edhe nese jo per shumicen e shqipetareve - nuk ka rendesi kjo)

si mund te largohet nano nga drejtimi i vendit????

me protesta masive?
me duke mbeshtetur opoziten?
duke bere presion mbi PS qe t'a largojne perndryshe nuk i votojne me?

kush mund te largoje nanon?
zgjedhesit e Ps?
zgjedhesit e opozites?


nuk dua qe ne kete teme te permendet berisha apo te behet pyetja- kush te vije pas nanos? - sepse keto i trajtojme vecant ne tema te tjera


si mund te largohet nano?
(apo- si do te largohej dikush ne pozicionin e nanos?- qe te mos kete asgje personale ne teme)
 

albavina

Primus registratum
Re: Si largohet nano?

Mendoj se vetem protestat masive mund te largojne nanon! me zgjedhjet eshte e pamundur mbasi mund te manipulohen (me siguri)! por nqs te gjithe shqipetaret,nga jugu ne veri,socialiste edhe demokrate,te protestojne besoj se qeveria nano do rrezohej!
 

DFV

Primus registratum
Re: Si largohet nano?

Per gjendjen aktuale qe po kalon politika shqiptare , mendoj se rruga me e mire per te larguar Nanon do te ishin protestat paqesore masive te popullit.
Sigurishte zgjidhja me e shpejte per largimin e Nanos do te arrihej ne se vete socialistes e bazes do kerkonin nje gje te tille , por ne kushtet aktuale egziston frika ndaj nje opozite vertet te frikshme, ata (Socialistet e bazes) por edhe populli shqiptare , mund te pranojne te kene ne krye nje hajdut fantastik si Nanon se sa nje opozite ku cdo zgjidhje mund te mendohet te realizohet nepermjet kallashnikoveve dhe gjyqtareve me tre muaj kurse!!!!!
 

rosen

Primus registratum
Re: Si largohet nano?

manifestimet masive kundra nje qeverie edhe mund te cojne ne nje doreheqje te atyre qe jane ne pushtet.nuk shoh ne shqiperi kushtet e pershtatshme per nje gje te tille.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si largohet nano?

manifestimet masive zakonisht heqin poziten per te sjelle alternativat e opozites

a pelqehen alternativat e opozites

Per ke do te votonin ata 50% te zgjedhesve qe nuk votojne zakonisht nese behet fjale per nje zgjedhje te detyruar midis Nanos e Berishes

Une kam pershtypjen se ata qe nuk votojne nuk jane mbeshtetes te opozites "klasike"

<span style="font-weight: bold">Kerkojne alternativa re tjera</span>

nanon e hedhin poshte kur te kene nje alternative per te ngritur lart.


E gjithe &quot;loja&quot; behet nga zgjedhesit qe nuk votojne
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si largohet nano?

Ne momentin kur keta zgjedhes (qe ndodhen ne mes - apatike) do te fillojne te interesohen mbi vleren e alternativave te ndryshme, anetaret e Ps do te &quot;sakrifikojne&quot; kryetarin aktual nese mendojne qe prania e tij i rrezikon pushtetin
(e njejta gje do te vlente per Pd)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Si largohet nano?

gene-
Anetar/e # 2044 Shkruajtur më 16 Shkurt, 2004 11:13
--------------------------------------------------------------------------------
Ne momentin kur keta zgjedhes (qe ndodhen ne mes - apatike) do te fillojne te interesohen mbi vleren e alternativave te ndryshme, anetaret e Ps do te &quot;sakrifikojne&quot; kryetarin aktual nese mendojne qe prania e tij i rrezikon pushtetin
(e njejta gje do te vlente per Pd)
----------------------------


edhe une kam mendimin si gene.
vete socialistet edhe e gjithe ata qe e beshtesin nanon do ta sakrifikojne ate perpara zgjedhjeve qe do te behen vitin e ardhshem.
shume varet nga pjesmarrje e protestes se 20 shkurtit.
nqs se pjesmarrja eshte e madhe do te influencoje sigurisht ne largimin e nanos.
edhe nqs se kjo proteste do te vazhdoje edhe ditet e tjera me te vertet qe nano do te dali nga skena.
presioni i te huajve do te bej te veten .
flitet gjithmone e me shume qe figura te pakonsumuara si rexhep mejdani jane gati te futen ne lojen per kryeminister.
diku lecova qe kupola e PS i kishte bere thirrje qe te mos perzihej me grupin e metes por te rrinte asnjanes ne menyre qe te paraqitej si bashkimi i socialisteve e si i pakorruptuar.
ndoshta mund te kene edhe ndonje tjeter njeri te pakonsumuar politikisht.
ndoshta edhe governatorin e bankes se shqiperise se si shume pjesmarres e shoh ne skene keto kohet e fundit.
ndoshta edhe ndonje tjeter.

keshtu publiku do te indentifikoj ne nano shkaktarin e te gjitha vuajtjeve te tij.
perngjan pak me vitin '91 ku sakrifikuan figuren e ramizit per njerez te rinj e te pakorruptuar sic ishte kopia tosi-shkelqim cani

dje lecova dicka te shekulli ku ishte marre nje interviste nexhmija.
ajo e quante si te papergjeshem tosin e vogel te rritur prej saj .
lecojeni cfare shkruan .

----------
Për çdo muaj ajo ka 100 dollarë në dispozicion. &amp;#8220;Natyrisht kjo nuk më mjafton&amp;#8220;, thotë Nexhmije Hoxha me ton të sigurt, &amp;#8220;ata nuk më japin shtëpi. Po unë kam kontribuar, kam luftuar. Ata refuzojnë të më japin dokumentet&amp;#8220;. Zëri i qartë, toni i çjerrë. Ata &amp;#8211; ata janë nxënësit e saj, të favorizuarit e dikurshëm, tani pushtetmbajtës në Shqipëri. &amp;#8220;Fatos Nano, kryeministri, ka qenë funksionar në Institutin tim të studimeve marksiste-leniniste. Unë e kam sjellë aty&amp;#8220;. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Pastaj ajo thotë: &amp;#8220;Fatos Nano ka bërë dëm të madh (hmmm...... :idea: ). Ndoshta pushteti i ka hipur në kokë. Ai kurrë nuk ka qenë politikan. Ai është i papërgjegjshëm
shrug.gif
. Duhet të respektohet populli&amp;#8220;.
----------------

pra ky shkrim i saj me beri qe te mendoj qe klanin socialist po mendohet edhe per ndonje zevendesim te tij qe te mos dalin ne opozite.
ndoshta gabohem .

por edhe shpresoj qe nqs se e djathta humbet ne zgjedhjet e ardheshme tja vene pergjegjesine berishes (si kryetar kualicioni)e shpresojme qe ta heqin sa me pare qafe .

per mua si qytetar i thjesht shqiptar do te ishte ideale qe ne keto 2 vjet te cliroheshim nga keta dy personazhe qe po e mbajne peng shqiperine.

shpresojme .........
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si largohet nano?

www.korrieri.com

Aktivi i PS, kritika qeverise
Perplasje mes strukturave te bazes dhe qendres, ne aktivin e PS-se se Elbasanit. Ndersa ishin mbledhur per te analizuar ngjarjet e opozites per 7 shkurtin, aktivi i PS-se ne Elbasan krejt papritur eshte perfshire ne debate te ashpra mes militanteve nga njera ane dhe deputeteve dhe te deleguarve nga ana tjeter. Akuzat ndaj menyres se qeverisjes se vendit kane qene me te ashpra se kurre. Duke iu referuar gjendjes ne Elbasan, diskutantet nuk kane kursyer askend, ministrat, qeverine e deputetet. Sipas diskutanteve, populli i Elbasanit po perballet me probleme te tilla si mungesa e energjise, tarifat e larta te ujit te pijshem dhe probleme te infrastruktures rrugore etj. Madje njeri prej anetareve te PS-se, Namik Hysi shkoi deri atje sa te akuzoje hapur se Elbasanit i vjen e keqja nga deputetet. &quot;Per shkak te qeverisjes se gabuar, - tha ai, - Elbasani duket sot si nje qytet i vdekur. Deputetet e ketij rrethi jane te korruptuar&quot;. I deleguari i PS-se, zv/ministri i Ekonomise, Luan Shahollari, ka pranuar se Elbasani po perballet sot me shume probleme ne infrastrukture, por dhe ai ia ka veshur fajin deputeteve te zones qe duhet ta kishin ngritur zerin me kohe ne Parlament. Kritik ne fjalen e tij ka qene deputeti Taulant Dedja. &quot;Qeveria Socialiste, - theksoi ai, - ka lene ne harrese Elbasanin dhe vazhdon te favorizoje qytete te tilla si Durresi. Harrohet Elbasani dhe Qeveria merret me yjet e hoteleve&quot;.

F.S


--------------------------------------------------------------------------------
19/02/2004
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Si largohet nano?

Si largohet Nano? Plumb kokes alla shqiptarce...

Me vote Gene! Vetem me vote, ne parlament ne rast se nuk merr votebesim, ose ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare. Njerezit duhet t'a kuptojne se vazhdimi i protestave pa mbarim, mbajtja e gjendjes se perhershme e pasigurise politike qe pasqyrohet drejtperdrejt ne ekonomine shqiptare (dhe pjesa e varfer e peson me shume) dhe demtimi konstant i imazhit neper bote Kushtojne dhe Rrenojne me Teper se sa Vjedhja e Pushtetareve.

Opozita ka cdo te drejte demokratike te protestoje &quot; Nano ik&quot;. Po kufiri midis te drejtave demokratike dhe ushtrimit te dhunes kalohet kur opozita ben thirrje per protesta &quot;derisa Nano te largohet&quot;. Kjo eshte dhune as me shume e as me pak qe cenon vullnetin e maxhorances te shprehur me vote (pakenaqesite mbi voten e vjedhur nuk jane te justifikuara pas tre vjete pjesemrrjeje ne parlament). Sado e fuqishme levizja e opozites apo pakenaqesia popullore nuk mund te jete shprehje e nje vullneti mbarepopullor apo e raporteve aktuale midis perkrahesve te pozites dhe opozites. Vota, qofte kjo dhe e vjedhur (kuptohet, ne standarte te pranueshme shqiptare) eshte indikator me i sakte per preferencat elekotorale.

Partite duhet te lujane lojen sipas rregullave te paracaktuara dhe te pranuara demokratike duke kanalizuar procesin politik brenda parlamentit (sic eshte rasti i komisionit qe do hetoje Albtelekom apo Kesh) apo per akuza per vjedhje (vjedhjet jane po aq sa dhe spekullimet maramendese per to) duke ju drejtuar organeve perkatese.

Per keto, nuk e shikoj te aresyeshme rrezimin e qeverise ne rruge, jo se me mori malli per Nanon po sepse duhet te rrespektojme shtetin ligjor dhe normat demokratike.

Paqe njerez dhe dashte Zoti e nesermja shpeton pa dhune!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si largohet nano?

Ke pletesisht te drejte

keshtu e mendoja dhe une derisa u ktheva shqiperi kete fundviti

Me kishin lene jashte listes elektorale ne raundin e dyte te votimeve ne tirane

Krkova te sqarohesha me ata te rregjistrimit, me kqzv, ne telefon me kqz, personalisht tek kqz

perfundimi ishte
IK RRI REHAT SE KETE PUNE NUK KE PER T'A ZGJIDHUR KURRE

faktikisht une do te votoja per ramen dhe nje vate me shume apo nje me pak nuk ndryshonte asgje ne kete mes. dhe nuk u nervozova shume personalisht.
tani une mendoj per nje qe do te votonte per ngjelen, i hoqen te drejten e votes dhe i thane te rrije rehat se ky problem nuk zgjidhet

UNE DO TE ISHA BERE BISHE
smash.gif
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Nuk ka kompromis me te drejten e votes.

Nese e beri njehere edhe kur rrezikonte pak, mendoj se cfare do te ndodhe kur elektorati te jete kunder nanos (sidoqofte kjo eshte e paevitueshme per cilindo politikan).

Nje presion duhet

problemi im eshte
Kush t'a beje, kujt, si, kur, me cfare pretexti dhe cfare rrezultati perfundimtar kerkon?
 
Top