Si guxove?!

komino

Valoris scriptorum
Si guxove?!

Mosrealizimi i të ardhurave, Berisha sulmon Boden për Tatimet dhe Doganat



Rezultatet jo të kënaqshme të realizimit të të ardhurave në Tatime dhe Dogana kanë detyruar kryeministrin Berisha që të lëshojë një mal me kritika ndaj krerëve të këtyre institucioneve dhe ndaj kreut të Financave. I ndodhur në Durrës për një sërë aktivitetesh, kryeministri Berisha është informuar për bilancet më të fundit të analizave 9-mujore të Tatimeve dhe Doganave, gjatë kohës që në Tiranë krerët e këtyre dy dikastereve të rëndësishme kishin dalë në konferencat respektive për shtyp, për të bërë publike rezultatet e punës së tyre. Pikërisht gjatë kësaj kohe, kreu i qeverisë ka shpërthyer në kritika para gazetarëve që ndiqnin aktivitet e tij në qytetin bregdetar, duke mos kursyer komentet dhe ankesat as për ministrin e Financave, Ridvan Bode. “Ne presim që të grumbullojmë më shumë të ardhura nga taksat dhe tatimet, si dhe të ndihmojmë më tepër në zhvillimin e biznesit, në një kohë që Financat flenë përballë këtyre angazhimeve”, - ka deklaruar kryeministri Sali Berisha. Ai ka shtuar më tej duke vënë theksin në rezervat që ka për administratën tatimore se, “autoriteti ynë tatimor, në tërësinë e tij merret me pazare dhe jo me ligj, dhe ne nuk duam që ai të bëjë pazar me taksapaguesit. Ne kemi adaptuar normat më të ulëta dhe asnjë vend nuk ka norma më të ulëta se ne, por ne duhet të përjashtojmë pazarin”. ...


gazeta albania
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si guxove?!

Bode ishte ai qe tha se nuk kish qene dakort me tenderin e rreshen-kalimash
 
Top