Re: Si e mendoni ju "Lidhjen e Veriut"
Sqarim per te gjithe ato qe nuk e kane kupt akoma se ç'fare eshte "Lidhja e Veriut"
Kerkohet qe kjo treve te mos lihet jashte vemendjes nga qeveria
SHKODER, KRIJOHET "LIDHJA E VERIUT"
Nje grup te rinjsh nga veriu dhe Verilindja e Shqiperise kane marre nje nisme te quajtur "Lidhja e Veriut". Kjo nisme ka per qellim qe te rrise peshen ne vendimmarrje per popullsine e kesaj treve, si dhe te tentoje nje zhvillim me te balancuar mes pjeseve te vendit. Sipas Alban Krajes, nje nga anetaret e grupit nismetare te kesaj levizje, qellimi i kesaj nisme nuk eshte perçarja e vendit Jug-Veri, por nje integrim me te madh te kesaj treve te Shqiperise, e cila eshte lene ne prapambetje. Gjithashtu , "Lidhja" ka per qellim punen per zhvillimin e barabarte midis krahinave te vendit pa dallime,per ti dhene nje zvillim tjeter ketyre zonave. " Te gjithe e dime qe Veriu eshte lene ne meshire te fatit, ndryshe nga pjesa jugore e vendit. Nuk mund te kete ecje perpara dhe integrim te Shqiperise pa nje zhvillim te te te gjitha pjeseve te vendit",tha Kraja. Ne muajin shkurt eshte zyrtarizuar selia e kesaj levizje ne Shkoder ku do te jete edhe qendra e saj, ndersa do te punohet gradualisht per te shtrire deget ne te gjitha rrethet veriore e verilindore te vendit deri ne Tirane. Ne kete levizje duhet te perfshihen te gjitha ato potenciale njerezore qe ka kjo treve, e cila ka bere jo pak per historine dhe kulturen e Shqiperise, pa dallime politike. " Ne rast se vullneti i mases e kerkon qe kjo levizje duhet te marre pjese ne zgjedhjet e korrikut, ne nuk do ta perjashtojme kete mundesi", kane pohuar nismetaret e kesaj levizje. Keshtu, "Lidhja e Veriut" duket te jete nje levizje politike rajonale, e ngjashme per nga emri dhe formati me "Lega Nord" te kryesuar nga senatori Umberto Bossi ne itali. Por ndryshe nga kjo e fundit e cila shfaqet si nje levizje separatiste, "Lidhjashqiptare e Veriut" kerkon bashkangjitjen e veriut te vendit me zhvillimin e krahinave te tjera te vendit.
Ne itali , Veriu i pasur kerkon shkeputjen nga Jugu me i pazhvilluar, ndersa "Lidhja e Veriut" e drejtuar nga Alban Kraja, kerkon bashkimin e veriut te varfer me jugun, si nje pjese me e zhvilluar e vendit.