Re: SI DUHET TE REAGOJNE SHQIPTARET?
Kalaja, problemi qe ngre ti pak a shume eshte rrahur edhe ne tema te tjera, ose qofte edhe padashur kemi "rreshqitur" ne rrjedhen e ketij problemi dhe kjo tregon se mbetet nje nerv i zbuluar, nje plage e hapur e cila shkakton dhimbje ne gjithe trupin kur preket. Jam shume dakort me ty, shumica absolute e shqiptareve jane njerez te ndershem dhe te vetmin qellim qe kane eshte te punojne. Biles faktet po tregojne, (ende te rralla, sporadike), por sidoqofte po tregojne vleren e shqiptareve. Jemi nje popull qe po t'i hapesh rruge, po te mos e pengosh dhe paragjykosh, çajme dhe ngrihemi pse jo, mbi te tjeret.
Pse ndodh qe ne ende ndjehemi si jetime ne raste krimesh? Une do ta kerkoja te keqen edhe tek vetja tone. Ne nuk dime te organizohemi, te pakten ne Itali, vlera e nje shoqate duhet te demonstrohet ne raste te tilla, flagrante. Por edhe aty ku shoqata te tilla egzistojne, per fat te keq, nga eksperienca ime direkte, keto jane ose apendikse, ose shndrohen shume shpejt ne instrumente fitimprures per ata qe i drejtojne, sepse me sa di une marrin edhe ndihme nga komunat. Kam fakte per kete gje te pakundershtueshme, por nuk me pelqen t'i referoj ketu. Biles egzistojne edhe shoqata paralel shqiptaresh. Ne Milano jane disa dhe i njoh ata qe i drejtojne. Pyetja eshte: pse nuk bashkohen? E thjeshte fare, sepse jane kapur pas ndonje burimi qe u sjell perfitime ekonomike. Lopa paska shume sise dhe eshte veshtire qe ata t'i shqitin buzet nga thithkat. Biles njeri qe dikur ka drejtuar nje shoqate, ne Milano tashme ndjek kete rruge, merr numrat telefonike dhe pas tyre emrat e emigranteve, ben nje telefonate dhe te quan te antaresuar pa te kerkuar mendim. (ky eshte nje fakt qe ma ka referuar konsulli vete dhe kerkoi ndjese, sepse nuk e njihte personin dhe fitoi besim duke paraqitur te dhena te cilat ne momentin e pare bejne edhe impresion). Ky person perpilon liste dhe e paraqit ne organet perkatese. Ne kete menyre ka ngritur nje shoqate fantazme? Perse? Kuptohet.
Por edhe shoqatat jofantazme nuk bejne asnje gje per mbrojtjen e shqiptareve, flas gjithmone per ate kategori e cila perben shumicen dhe qe punon ndershmerisht. Nuk e di nese kam shkruajtur me pare, por disa vjet te shkuar, me kerkoi avokati i kardinalit te atehershem te Milanos, av Boneti. Biseduam per organizimin e nje shoqateje te vetme dhe paraqiti shume interes per te pasur nje gazete dygjuheshe. Me futi ne kontak me nje nga ish shefat e gazetes "Il sole 24 ore", tashme drejton nje nga shoqerite me te medha ndermjetese per ne burse. Siguruam edhe fondet dhe une pergatita numrin e pare, ose numrin zero siç thuhet ne gjuhen profesionale. Kopje u derguam qe nga Berluskonit, Anjelit, (ishte gjalle) e shume personaliteteve e industrialiste ku kerkuam edhe ndihme ekonomike e cila per hir te se vertetes nuk na u refuzua. Ruaj ende ne shtepi kete numer dhe me artikujt qe bera, sidomos njerin, pikerisht per kete teme, me titull "Gjah shtrigash". Trajtoja ngjarjen e biondines qe naten i vinte i dashuri ne shtepi dhe zbriste nga kati i dyte, ku flinte me te shoqin, te cilin e linte ne krevat, ne katin e pare per te bere ate qe bente. Ndodhi qe nje nate i shoqi ndjeu dhe kur zbriti posht u perlesh ne erresire. E shoqja akuzoi shqiptaret. Me vone u sqarua, por kur une shkruajta artikullin, ishte ende e paqarte dinamika, sidoqofte nje analize logjike e nxirrte te verteten lakuriq. Pa u zgjatur, kjo gazete e cila do te gjente edhe vende pune per shqiptaret sepse kishte nje rubrike (mos harroni se drejtori i gazetes do te qe, afaristi italian i burses, i cili kishte lidhje me pjesen dermuese te ndermarjeve italiane dhe e mundesonte diçka te tille. Perkundrazi, mbaj mend se kishim vene vende pune konkrete. Roli im do te ishte ai i kryeredaktorit, gjetem edhe nje hyrje te vogel si fillim.)pra kjo gazete deshtoi sepse nuk qene dakort disa shqiptare te tjere, te nje shoqate, ose me sakte te asaj shoqateje e cila me vone u shkri dhe qe ish kryetari i saj e mban me kembe si fantazme. Ata deshen ta merrnin ne dore drejtimin. E sidomos kembengulen shume kur mesuan fondin e pare qe siguruam nga industrialistet i cili ishte rreth 50 milion lireta. Kur e pane qe mund te deshtonin kerkuan qe te ishte nje gazete ku shqiptaret te shprehnin mendimet e tyre politike, kur dihet qe gazeta do te sherbente per qellime te tjera. Kjo krijoi mendime te keqia tek italianet dhe u hoq dore perfundimisht nga realizimi i projektit. Ne kete menyre gjeti shprehje thenia e Dritero Agollit: ti je mur i larte, une te heq gurin e fundit dhe te rrezoj.
Ja pse vuajme ne, e natyrisht shembuj te tille ka me dhjetra.