Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

S6T6N6

Forumium maestatis
Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Sa here ka lindur pyetja per krijimin e Shqiperise se Madhe, gjithmone si rrjedhoje me ka lindur nje tjeter pyetje paralele: Ne se do te bashkohej Shqiperia me Kosoven per ti dhene jete Shqiperise se Madhe, si do te funksiononte shteti?! Si do te ndaheshin strukturat e tij, Kush do te ishte Kryeqyteti i Shqiperise se madhe? Do funksiononim si te kantonizuar apo si unike? Do te ndertohej me shpejt struktura shteterore apo ajo mafjoze (mbaj parasysh nivelet e korrupsionit ne te dy vendet)... pra me pak fjale jane disa pyetje te cilat i japin jete kesaj teme te cilen ja u ofroj per diskutim

Ju faleminderit
 

Guest
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Ne qofte se nje dite do te ndodhte kjo qe te paska munduar ty, o Satana..une do te thoja:
Mjafton deshira e mire, per te arritur dicka dhe arrin gjithcka.(ose me mire pothuajse, gjithcka)

Nuk do te ishim, rasti i pare ne Bote..
Eshte mungesa e pervojes, ajo qe te nxjerr veshtiresi.
Mjafton te marresh shembullin e bashkimit te dy Gjermanive,per te pasur idene e funksionimit te bashkimit te dy shteteve.
Por tek ne, problemet jane me thelbesore.
Ne shtetin tone, ekziston mafia dhe anarshia.
Bashkimi yne me Kosoven, per mendimin tim, eshte vetem nje ender, qe nuk besoj do te kete ndonjehere realizim.( edhe pse mund te ekzistoje deshira pozitive)
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Nuk eshte Shqiperija e Madhe siq thua ti ,por Shqiperija reale me te gjithe shqiptaret qe jetoin per rreth saj ne tokat e veta shekullore qe pa te drejt ju shkeputen Shqiperis,ose Shqiperija Etnike.

Edhe kjo do behet dhe edhe ne si te tjeret do jetoim e zhvillohemi normal si popujt tjer.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Fillimisht postuar nga *Plisi*:
[qb] Nuk eshte Shqiperija e Madhe siq thua ti ,por Shqiperija reale [/qb]
:thumbsup:

p.s. thuhet Shqiperia (pa "j"). Mos u ndikoni nga sllavet (Jugoslavija).
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

per mua shteti i ri i bashkuar do te funksiononte shume mire.mbase me disa veshtiresi ne fillim por fundja fundit amerika nga cdo vit shekullin e kaluar bashkonte nga nje shtet.

do ta qeveriste ai qe do te fitonte zgjedhjet e lira dhe te ndershme.mund te formohen koalicione si ajo a berishes me rugoven - berisha kryeminister dhe rugova president i shtetit te ri shqiptar.

kurse nga ana tjeter do te kishim nje koalicion te forcave te majta ne kosove dhe atyre ne shqiperi etj...etj...

mbase do te kishim veshtiresi pak na fillim por KUROREZOJME QELLIMIN E LIDHJES SE PRIZRENIT.SHQIPERIA FILLON TE MARRE FORMEN ASHTU SIC NA TAKON.
 

thAci

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Nji bire i bini fyellit ju apo e keni me nji bire :confused:
 

ildi

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

po nje bire eshte si duhet dicka se birat tjera skane vlere apo jo. :smash:
 

thAci

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Fyellin eeeeeeeeeeeeeeeeee se mos po e merrni per tjera gja
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

arian space qenke shume djale shakaxhi.po me pelqen mendimi jot me birren po se ku do te dalesh nuk po te kuptoj.mos ia ke pas fut gje ndonje birre kur ke shkruajtur kete postim?
 

Jan Peter Balkenende

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Shqiperia e madhe,
Nuk ka Shqiperi te madhe ose te vogel. Ka vetem nje Shqiperi e cila eshte e ndare dhe e coptuar ne disa pjese gjate shekujve te kaluar. Sllavet dhe greket me ndihmen e 'motrave te nderit'e kam fjalen per pushtetet e Europes Perendimore dhe aleateve te tyre, mos te harojme edhe zberthimin e Perandorise Osmane, kane arritur qe Shqiperia te kete formen dhe madhesine qe figuron sot ne hartat boterore. Kosova dhe pjeset tjera te coptuara nga trupi i Shqiperise duhet bashkangjitur po ketij trupi prej nga jane coptuare dhe ndare. Vetem dhe vetem nje trup i plote mundet ti beje balle cdo veshtiresie dhe shfryrje,sfidave te se tashmes dhe te ardhshmes. Perndryshe keto pjese te ketij trupi do te dirigjohen, siq edhe po ndodh, nga qendra te ndryshme fqinje me telekomandues te teknologjise me te larte, inklusiv pjeses e cila e quan veten Shqiperi. Me vjen keq qe disa nuk e kuptojne kete fakt dhe nuk besojne ne sherimin e ketij trupi te plagosur dhe coptuar. Perkundrazi me natyren e tyre pesimiste dhe te erret vazhdojne te jene te semure dhe te plogsht. Me nje kontinuitet te papare thuan dhe pretendojne se nuk ka sherim per kete semundje. Besoj se as mjeku e as Zoti nuk munden ta sherojne nje pacient te tille. Ai eshte i denuar te jete nje vegel eksperimentuese ne duart e huaja dhe nje shpirt i cili do te jete nen hir dhe lemoshe te tjereve. Shqiperia e bashkuar me te gjitha pjeset e saj, krenare me diverzitetin e saj fetar dhe kulturor, e vendosur te formoje njeshmerine kombetare eshte qellim legjitim dhe shembull per Europen si teresi. Kjo Europe eshte aq e varfur per nga ajo qe nje Shqiperi e bashkuar do ta kishte si pasuri me te madhe te saj. Cili do te ishte kryeqyteti i Shqiperise se bashkuar dhe si do te funksiononin strukturat e ndryshme ekonomiko-politike, ndarja ne rajone dhe provinca eshte nje teme e dores se dyte. Natyrishte mjafte e rendesishme, por keto jane procese ne vazhdueshmeri dhe mundemi shume te mesojme nga kombet tjera te cilet kane kaluar procese te tilla. Shqiptaret kane forca dhe mundesi qe keto procese pastaj ti realizojne ne frymen e interesit te pergjithshem gjithekombetare. Une do te propozoja qe Shkupi te jete kryeqytet i Shqiperise se bashkuar, por besoj se do te kete edhe propozime te tjera. Se kush do te jete kryetar i ketij shteti apo kryeqytet, tek e fundit shqiptaret nepermjet votimeve dhe referendumeve e nen hijen e proceseve demokratike me qellime te qarta politike do te vendosin vete per keto ceshtje esenciale. Shpresoj se njehere e pergjithmone disa prej nesh do ta kuptojne kete ceshtje madhore dhe pergjithmone ne fjale e vepra me zemer te hapur do te punojne per realizimin e ketij ideali kombetar.
Pershendetje nga nje bashkekombetare nga Maqedonia pjese e Shqiperise se bashkuar
 

ados

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Shqiperi te madhe, Shqiperi etnike....Nje vrime ne uje. Edhe sikur Kosova te shpallet shtet i panvarur, besoj se ata nuk do te pranojne te bashkohen me Shqiperine, ashtu si edhe ne nuk duam te bashkohemi me ata.Nuk ka te beje ndonefare urrejtje midis nesh, por s'besoj se kosovaret do te pranonin ndonje te vareshin nga qendra jashte kosoves( per shembull tirane apo shkupi.)Vetem se flasim nje gjuhe s'do te thote qe duhet te bashkohemi!!
 

exp-s

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

puna eshte se kemi 100 vjet qe nuk jetojme me njeri-tjetrin dhe kemi ca dallime. por nje gje eshte e sigurt qe nuk ka rruge tjeter, pervecse nje bashkimi ne te ardhme, afer apo larg ne varesi te politikes boterore dhe zhvillimit tone si komb shqiptar( kudo ne ballkan)
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Shqiperia NUK funksionon me Kosoven, e as Kosova me Shqiperin, e njera pa tjetren S'BON hic!! Per mua bashkimi i vendit ton me Kosoven, do ishte nje bashkim eksperiencash e kulture, plus asaj do kishim nje ri-organizim te mendimit politik, ekonomik etj etj

PARAGJITHASH shqiptaret duhet mbushur MEND.
 

Jan Peter Balkenende

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Vetem se flasim nje gjuhe s'do te thote qe duhet te bashkohemi!!
Nje shqiptare i vertete nuk do te kishte thene asnjehere nje fjale te ketille. E di qe ka njerez te cilet kane mesuar gjuhen shqipe dhe japin mendime te tyre ne cdo aspekt dhe cdo vend me qellime te caktuara dhe per interesa te huaja.
SHBA jane nje shtet me njerez nga te gjitha kombet dhe fiset e kesaj bote. Dominon gjuha Angleze por edhe gjuhet tjera jane ne perdorim e siper.Ata se bashku munden te jene ne nje shtet dhe jane shteti me i fuqishem ne bote ekonomikishte e ushtarakishte, ne nuk mundemi te jemi se bashku te nje gjaku nje gjuhe dhe nje trupi (populli): kjo eshte absurd dhe propagande antishqiptare.
Shqiptaret jane shembull per tere ate qe Europa Perendimore pretendon te jete: shtete demokratike,progresive multikulturore, multireligioze, tolerante ku lulezojne te drejtat e njeriut. Saj perket multireligioze dhe multikulturore ne kombinim me tolerante duhet te marin shembull ke populli Shqiptare: por ata nuk jane fare ate qe e pretendojne ne teresi. Ne perjashtim te grupeve dhe individeve. Ne Shqipataret kemi vlera te cilat Europjanet duhet ti mesojne nga ne. Ne vetem nuk dime ti cmojme dhe kultivojme keto vlera madheshtore.Pse behet pyetja? Sepse ne jemi ende ne fazen "To be or not to be". Por besoj qe ne disa aspekte te lartpermendura ne duhet te mburemi me veten dhe kete ta shohim si forca e jone dhe vlera e norma te larta te nje populli qe Europes Perendimore i nevojitet edhe nje Shekull per te arittur graden qe shqiptare naturishte e posedojne. Kjo eshte pasuri e madhe e thesarit te pollit Shqiptare.
Zoti e bekofte popullin Shqiptare dhe vlerat e larta te tij,
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

o Ados nje pyetje kam : Ti gjithmone kaq idiote i ke idete apo ashtu e ke rolin? Sepse nga gjithe justifikimet qe kam degjuar kunder bashkimit ky ishte sinqerisht me idioti(por te gjitha anti-shqiptare me dashje apo pa dashje)

Pedagogu: plotesisht dakort me ty.

Shqiperia megjithese nje vend i vogel ne krahasim me Australine, ShBa apo Kinen ka nje larmi te jashtezakonshme zakonesh dhe dialektesh. Kesaj shtojini edhe nje jete te tere ndarje shekullore dhe plus kesaj "mire mizat qe na ngordhen po nuk na lene rehat as gomeret".

Bashkimi me Kosoven dhe pjeset e tjera te Shqiperise etnike nuk do jete as pak i lehte, kush e mendon keshtu fluturon me presh ne....dore. Por kjo ne asnje menyre nuk duhet te na stepi. Gjermanet u ndane vetem per 50 vjet dhe tani kane probleme plot por po i zgjidhin avash avash dhe me efikasitet. Te njejtin shembull duhet te ndjekim edhe ne. Vetem nje gje eshte e qarte: Pa nje bashkim te trojeve shqiptare zor se Ballkani do jete ndonjehere i qete. Kete nuk e them une po e thote historia e vete Ballkanit.Problemet qe duhet te zgjidhen jane pa fund por gjeja me kryesore qe ne duhet te bejme eshte te mos leme te na percajne gjera idiote (ne krahasim me interesat e Shqiperise) si kush do jete kryetari i shteti, kush do jete kryeminister apo qofte edhe kush do jete kryeqyteti. Mos valle Tirana eshte me e mire se Vlora, se Gjirokastra, se Shkodra. Po keto qytete mos jane me te mira se Shkupi, Prishtina, Peja apo Prizreni? Me rendesishmja eshte te kemi nje kryeqyetet te vetem te tjerat jane teper sekondare. Plus kesaj mos harroni qe shume shtete kane pothuajse 2 kryeqyete: Anglia , Londer, Mancester. Italia, Rome, Milano. ShBA Washington New York. Gjermania, Bon Berlin. Pra e rendesishme eshte vetem dhe vetem nje gje:BASHKIMI.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Qe te funksionoje mire qeverisja e nje Shqiperie te bashkuar duhet qe shqiptaret te kene ne krye nje Mbret i cili te formoje Xhandarmerine Shqiptare e cila te jete e pa kompromis me anti-shqiptaret dhe kriminelet!!!Pastaj Mbreti te bekoje qeverine e re pa Ministra te korruptuar dhe anti-shqiptare!!

Lind pyetja:cili Mbret ???? :confused:
Mua me shkon mendja tek Leka II.
 

ados

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

E keqja eshte se ne shqiptaret nuk pranojme mendimet e ndryshem.Vetem se kam mendime te ndryshem nga disa per ceshtje si kjo e bashkimit apo per camerine,te rrasin epitetet nga me te ndyra.Jo se me behet vone per ata (i kam shkruajtur ne koqet e mija), por prape te vjen keq, kur shikon reagimin ne kete lloj.Sic duket ne si shqiptare kemi probleme ne kuptimin e tolerances apo respektimit te mendimeve te ndryshme.!!
 

soni2

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Qe te funksionoje mire qeverisja e nje Shqiperie te bashkuar duhet qe shqiptaret te kene ne krye nje Mbret i cili te formoje Xhandarmerine Shqiptare e cila te jete e pa kompromis me anti-shqiptaret dhe kriminelet!!!Pastaj Mbreti te bekoje qeverine e re pa Ministra te korruptuar dhe anti-shqiptare!!

Lind pyetja:cili Mbret ???? :confused:
Mua me shkon mendja tek Leka II. [/qb]
aty me shkon edhe mu mendja :thumbsup: sepse keta anti-shqiptaret na e shpifen ekzistencen
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

Tani,me Princin Leka II kemi nje problem.Ai u be kohe qe eshte jashte ,me studime etj,dhe kjo nuk eshte ajo cfare kerkojme ne.Nuk diskutohet qe ai duhet te mbaroje studimet ne Universitetet me te njohura te botes,por mbas mbarimit te shkolles duhet te vije sa me shpejt ne Shqiperi qe te forcoje karakterin e tij shqiptar,perndryshe "denigrohet" si i Ati.

Mbreterive nuk u ka ike akoma koha,sa per dijeni!!
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Si do te funksiononte shteti Shqiperi/Kosove?

ik ore me gjith mbret.mbreti i vrau te gjithe patriotet shqiptare apo nuk ke bere histori ne shkolle ti orosh? luigj gurakuqin, avni rustemin bajram currin.shiti tokat serbeve shen naumin.

ca pret ti nga nje afrikano-jugoro-hungarezo-shqiptar??

nje vrime ne uje.
vota ime per shqiperine e bashkuar.

vota juaj ne www.unionishqiperikosove.com

per shqiperine e bashkuar duhet Partia e Shqiptareve te Bashkuar ne nje mendje dhe qellim ashtu sic ishte Lidhja e Prizrenit vetem se kete rradhe kemi aleate te fuqishem ashtu sic eshte USA dhe U.K.Gjithashtu kemi edhe lobin shqiptar kudo qe po forcohet dita dites dhe lobet armiqe po humbin terren gjithomne e me shume
 
Top