Si (dhe a) po luftohet Kriza?

Albforumi

Primus registratum
Si (dhe a) po luftohet Kriza?

photo_57.jpg

Çfarë duhet të ndodhë në Kosovë në mënyrë që kriza ekonomike mos tia vë fitilin krizës politike dhe asaj institucionale, të cilat pastaj me asnjë fond qeveritar nuk do të mund ti sanojmë si duhet?

Kriza ekonomike, politike dhe morale, e cila ka vazhduar të thellohet në Kosovën e pas-pavarësisë, është duke vëne në lajthitje numër të konsiderueshëm të vendimmarrjes në Kosovë. Kësaj radhe të lajthitur nuk janë vetëm vendorët, të cilët jo se e kanë ditur daljen nga kriza ndonjëherë, por edhe ndërkombëtarët, të cilët tash publikisht dhe pa hamendje e pranojnë se Kosova nuk është zhvilluar ekonomikisht, dhe se sektori privat ka ngecje të mëdha.
Shpeshherë debatohet se a është më e rëndësishme të luftohet kriza ekonomike, apo ajo politike e institucionale, dhe rrjedhimisht, zgjidhja e cilës duhet ti paraprijë tjetrës? Shumica e vendeve me kriza dhe konflikte të theksuara (nëse jo të gjithat), rastisin të kenë nivel të ultë të zhvillimit, apo të mos kenë fare zhvillim ekonomik, mungesa e të cilit përcillet me nivel të lartë të varfërisë.
Elementi i krizës ekonomike në Kosovë, zbehtas ngjalli edhe diskutimin rreth qasjes majtiste apo djathtiste për daljen nga kriza, bashkë me profilizimin e partive politike.
Shumica e partive nuk hezitojnë të tregojnë se cilit krah i përkasin (kryesisht të djathtë), edhe pse diskutimi për profilizim politik vetëm sa e ka gërvishtur sipërfaqen e debatit. Pjesës më të madhe të partive iu takon të thonë se janë të djathtë, për të vetmen arsye se dëshirojnë të shkëputen nga historia e së majtës, pa analizuar as edhe të vetmen politikë dhe dallimet që mund ti ketë ajo në kuadër të profilit të caktuar.
Në ndërkohë, kriza kërkon zgjidhje dhe nëse institucionet tona dhe partitë në qeverisje (bashkë me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë) nuk kanë recetë për zgjidhjen e krizës, atëherë ato duhet të marrin shembullin e të tjerëve.

Çfarë mund të ndodhë ndryshe në Kosovë?
Kur vendet e zhvilluara dhe ato jo shumë të zhvilluara i kaploi kriza globale, në shumicën e rasteve ishte shteti ai që intervenoi për ti shpëtuar industritë më të rëndësishme. Pasi që në Kosovë industria kryesore është politika, dhe gjeneratori kryesor i kësaj industrie është Qeveria, e cila gati gjysmën e shpenzimeve të buxhetit e shpenzon në investime kapitale dhe me shpenzimet e saja merr pjesë të konsiderueshme në bruto-produktin vendor, atëherë rrjedhimisht duhet një intervenim në Qeveri, në mënyrë që Qeveria ta shpëtojë veten prej vetvetes dhe popullin prej saj. Veprimtari tjetër e rëndësishme në Kosovë, e cila zhvillohet prej asistencës nga jashtë dhe shpenzimeve të Qeverisë, është tregtia, e cila ende mbetet veprimtaria kryesore ekonomike me evazionin fiskal më të theksuarin në Kosovë.

Nga duhet të fillohet?

Së pari duhen të parandalohen dëmet e pabëra ende, të cilat kjo Qeveri i ka gati për ti realizuar. Ato janë privatizimet e ndërmarrjeve publike dhe dhënia në koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me kushte jo të volitshme. Me matematikën e shkollës fillore mund të llogaritet kthimi në investime të PTK-së dhe investimet të cilat synohen të bëhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Nëse PTK-ja synohet të shitet mbi 200 milionë euro, ndërsa mesatarisht gjeneron profit prej 50 milion euro, atëherë cila kompani e huaj serioze, apo ndonjë e saporegjistruar jashtë Kosovës, nuk do ta blente këtë pasuri kosovare, ashtu që të ketë investim të sigurt për të ardhmen e vet? Kosova nuk ka shumë pasuri të cilat mund të sjellin të hyra aq të majme dhe të sigurojnë investime të tjera, e PTK-ja është pasuria jonë, të cilën Qeveria e tanishme mezi pret ta kthejë në lekë dhe të na lëre pa të.
Të gjitha kompanitë publike kanë nevojë të pakontestueshme për menaxhim më të mirë, prandaj sikur shoqëritë aksionare, ato duhet të shesin një pjesë të aksioneve të tyre dhe të kenë menaxhment profesional, por gjithmonë duke mbajtur edhe aksionet e popullit të Kosovës. Të paktën deri në një situatë tjetër ekonomike.
Shkalla e lartë e varfërisë dhe nevojat e mëdha sociale nuk mund të lejojnë të zhvishemi nga pasuritë e pakta që i kemi. Shtetet e zhvilluara si SHBA, Gjermania dhe Britania, reaguan me mjete shtetërore për ti shpëtuar sektorët industrialë dhe financiarë nga falimentimi me mjete të Qeverisë. Kosova gati e ka falimentuar bujqësinë dhe prodhimtarinë, dhe nuk mendon për asnjë plan shpëtimi. Përkundrazi, të vetmet kompani profitabile mendon ti shesë 100% dhe ta rrisë buxhetin për shpenzime kapitale dhe të përgjithshme, krejt brenda një viti.
Se nuk ka mjete të buxhetit për të investuar e kuptuam, se nuk kemi ligj që mundëson investimin e mjeteve të privatizimit dhe fondit pensional, edhe këtë e kuptuam. Por, ende nuk e kuptoj pse nuk u zgjodhën disa sektorë të cilët ngrisin punësimin (p.sh., bujqësia, prodhimtaria), të cilët do të mbështeteshin nga mjetet e akumuluara të Kosovës (afër 2 miliardë), prej të cilave populli i Kosovës ende nuk përfiton. Çfarë duhet të ndodhë në Kosovë në mënyrë që kriza ekonomike mos tia vë fitilin krizës politike dhe asaj institucionale, të cilat pastaj me asnjë fond qeveritar nuk do të mund ti sanojmë si duhet?
Apo ndoshta është tregtia ajo që u intereson institucioneve vendimmarrëse, prandaj ajo mbetet veprimtaria e vetme ekonomike e stimuluar. Nuk mund të mos mendoj kështu kur afër 30% e produkteve të importuara janë produkte bujqësore. Atëherë, në vend se të investohen mjetet të cilat janë për popullin e Kosovës dhe për shumëfishimin e mirëqenies së popullit të Kosovës, Qeveria mendon ti tjetërsojë pasuritë dhe të llogarisë për përfitimin e rastit. Nëse mendohet pak më mirë, ja pse ia vlen të investohet në bujqësi me mjete që tashmë i posedojmë:

1. Rrisim punësimin e popullatës me shkollim fillor dhe të mesëm,
2. Stimulojmë prodhimin vendor,
3. Ulim deficitin tregtar,
4. Zhvillojmë industrinë ushqimore… dhe më e rëndësishmja,
5. Hyjmë në fazën e ngritjes së mirëfilltë ekonomike.

Vendet në zhvillim që për bazë kishin bujqësinë në kohën e thatësirës së madhe (verën e vitit 2008), rritën eksportin dhe çmimet e produkteve të tyre dhe shënuan një ngritje të theksuar ekonomike.
Së fundmi, tek ideologjia politike. Nuk janë parti të djathta ato që kontrollojnë ekonominë dhe secilin sektor të saj, siç ndodh në Kosovë. Shitja e pasurive të Kosovës dhe kontrollimi i tyre prej një grupi të caktuar njerëzish nuk kanë të bëjnë me ideologji politike, por me mungesë vizioni dhe dëshirë për pasurim të një grupi të vogël njerëzish.
Si Kosovë e varfër, rastisim të kemi disa pasuri publike dhe disa natyrore. Këto të dyja duhet ta mbajnë njëra tjetrën në të mirë të popullit të Kosovës.

Nëse Kosovën e kaplon kriza e thellë me deficit të theksuar buxhetor, nuk ka kush të na shpëtojë. Duhet të mbajmë në mend se ne nuk kemi ishuj për të shitur si Greqia.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/?p=158

Top