Re: Si behet petaniku me fasule?
Nana, paske shkuar ne Canada?
Mua ma ka mesuar Albana si behet petaniku. Ne nje tenxhere zihet fasulja, mundesisht ajo me kokrra te vogla dhe e bardhe. Vlon ne pak uje, vaj ulliri dhe kripe derisa fasulja e jete zbutur.
Merren petet e gatshme (fillo) dhe nje tave ku do piqen. Lyhet tava me gjalpe (une perdor vaj ulliri) dhe vihen 2 pete (varet nga trashesia e petes) hidhet ca nga permbajtja fasule me leng, pastaj vihen pete te tjera te vajosura midis tyre dhe shtresa me fasule me leng. Pra gjithshka behet me shtresa derisa e fundit eshte pete. Vihet te piqet si byreku ne 350F per gati 1 ore. Me mire kontrolloje qe peta e siperme te jete e skuqur lehte, dhe mos harro te lyesh me yndyre peten e siperme para se ta vesh ne furre. Eshte shume e kollajshme dhe behet yummy! /pf/images/graemlins/smile.gif