Re: Si behen akulloret.
Pershendetje éPeshku!
Akulloret kane receta te ndryshme.varet se me cfare deshiron ti besh dhe cfare deshiron ti shtosh.
Bazat jane tre perberes:
Qumeshti
Niseshteja
Vezet
Merr nje liter qumesht dhe vere te ngrohet ne zjarr.Ne nje tigan zkuq me nje luge gjalpe dy luge niseshte ose edhe me pak nese e do me te holle dhe me levizje te shpejta hiqe kur te zverdhet pak.Kete e shtojme ne tenxheren me qumesht dhe me luge druri dhe zjarr shume te ngadalte perzjejme ngadale-ngadale derisa te trashet masa e perzier.
Kur shihni se qumeshti vlon dhe masa trashur hiqe nga zjarri merr dy kokrra veze dhe shtoji pak te rrahura ne masen qe pergatitem kur te jete aq e ngrohte sa ta duroje gishti(jo e nxehte se mpiksen vezet).
Ne kete pike merret kjo mase dhe i shtohet c'te kesh qef,arra te grita,pak kakao,fruta te thara e te grira ose kikirike apo bajame.Futen ne frullator dhe perzjehen derisa masa te behet si nje krem kompakt.
Hiqet nga frullatori dhe futet ne kupa mundeisht te rrumbullakta dhe jo te cekta.Lihet ne frigorifer te akulli per 24 ore,pastaj nxirret,i shtohen fruta te fresketa sipas deshires dhe ruhet ne 4 grade celcius.
....Kaq!Te bofte mire!