Shteti shqiptar me dashje toleron shume kompani te medha qe ta vjedhin

Adriatik

Primus registratum
Shteti shqiptar me dashje toleron shume kompani te medha qe ta vjedhin

Ditet e fundit jemi deshmitare te falimentimit te kompanise Italiane Parmalat. Shteti italian, pavaresisht se kompania Parmalat ishte e rendesishme per vendin, shpalli falimentimin e saj. Nderkohe ne shqiperi shteti shqiptar me dashje toleron shume kompani qe ta vjedhin ate duke u pranuar bilance me humbje te pervitshme.
Per me teper informacion po jo ofroj nje koment nga analisti Mitro Çela (te cilin ndoshta Leopardi nuk e sheh me shume simpati :shrug: )

Simotrat e Parmalatit në Tiranë
Mitro Çela
Morali i kompanive me humbje që mbijetojnë në Shqipëri, të kujton monologun e famshëm të Don Kishotit të Mançes: arsyeja e mos arsyes që e detyron...qeverinë të mbajë nën "sqetulla" simotrat e "Parmalat"...
Gjatë vitit 2002, në Shqipëri kanë paraqitur bilance finaciare me humbje 476 kompani ku mes tyre, në radhë të parë qëndron kompania "Mak Albania” humbjet e së cilës janë llogaritur në 500 milionë lekë?!
"Parmalat", një ndër kompanitë më të mëdha në botën e industrisë ushqimore, fundviti 2003 e gjeti në prag të falimentimit. Shefi ekzekutiv, Kalisto Tanzi, supermenaxheri që për 40 vjet e "komandoi" kompaninë, përfundoi nën pranga. Në një "vrimë të zezë" kanë përfunduar 12 miliardë euro. Këto ditë, "menaxhimi" i kompanisë është në duart e hetuesve, prokurorëve, gjykatësve. Procesi i falimentimit, po kryhen në mënyrë normale. Pa zhurmë. Pa bujë, edhe pse "Parmalat" ka 36 mijë punëtorë; edhe pse kjo kompani ishte krenaria e industrisë italiane; edhe pse rrezikohen miliona euro për buxhetin e shtetit. Pushtetet ekzekutive dhe legjislative i kanë lënë "dorë të lirë" pushtetit gjyqësor.
Pas kësaj panorame nga jeta në ekonominë e tregut italian, del pyetja: A ka në Tiranë simotra të "Parmalat", domethënë kompani që dalin me humbje? Në vend të përgjigjes së thatë do të ndjekim disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke qënë raporte zyrtare, që "këndohen" çdo vit në Kuvendin e Shqipërisë, kanë "imunitet" ndaj pasaktësisë.

Ndërton hotele e vila edhe pse me humbje?!
Me mendje tek kronikat për "Parmalat" nisa të shfletoj më një "frymë" "Raportin mbi zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2002". Në faqen 10 është kapitulli: "Tatimi mbi fitimin". Fjalë për fjalë shkruhet: " Gjatë vitit 2002 kanë paraqitur bilance finaciare me humbje 476 kompani." Mes tyre, në radhë të parë qëndron kompania "Mak Albania". Humbjet kompania i ka llogaritur në 500 milionë lekë?! Në fillim u befasova. Kjo kompani ka ndërtuar hotelin "Sheraton", të vetmin hotel me pesë yje në vendin tonë. Ka ndërtuar "Shato Lizë". Ka ngritur një varg me vila në Golem. Edhe pse humbja është në shifra astronomike, po të kemi parasysh se buxheti i bashkisë në Gjirokastër për këtë vit është 31 milionë lekë dhe i Korçës 76 milionë lekë, përsëri "krraba e mendimit" më tërhiqte nga justifikimi: Nuk ka pse të veshi "qyrkun" e përgjegjësisë kompania! Fajin e ka hoteli. I madh. Modern. Fatura e ndërtimit është tepër e lartë. Sa më e lartë fatura, aqë më e madhe humbja!
Për të qënë sa më afër të vërtetës, nisa të investigoj në vite. Raporti i vitit 2000, që bën fjalë për aktivitetin e vitit 1999-të. Faqe 20. Paragrafi i tretë: "Nga organet tatimore nuk janë zbatuar Ligji Nr 7638 "Për shoqëritë tregtare" dhe Ligji Nr 8017 "Për procedurat e falimentimit", në kohën që kemi shumë subjekte me aktivitet të madh dhe me ndikim të ndjeshëm në të ardhurat tatimore, të cilat vazhdojnë të paraqesin bilance ekonomiko-finaciare me humbje për vite me radhë si "Ajka", "Mak Albania", "Siment Albania" etj." Në vitin 1999 kompania "Mak Albania" kishte llogaritur një humbje prej 922 milionë lekë.

Parlamenti justifikon humbjet
Ecë e ecë dhe punonjësit e Kontrollit të lartë të Shtetit hartuan raportin për vitin 2000. Përsëri vazhdoi "avazi" i vjetër. Zoti Kërçuku lexoi një rezume në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Përsëri tha se kompania "Mak Albania" del me humbje. Bile të "korrat" e humbjeve ishin më të "mbara". Arritën shifrat 1 miliardë lekë ose 8 milionë dollarë. Pse them më të "mbara"? Sepse atë që nuk e merr buxheti i shtetit, përfundon në arkën e kompanisë. Po pse nuk u bë zhurmë të paktën nga opozita? Ka një arsye të "madhe"! Sipas zakonit, raporti për vitin 2000 u lexua në vitin 2001. Për "fat" të kompanisë "Mak Albania" ky ishte një vit elektoral. Në plan të parë doli "Dushku". Pas "Dushkut" doli problemi i presidentit konsesual...Dhe fjalët e zotit Kërçuku ranë në vesh të shurdhët... Ndërkohë "avazi" vazhdon. U bë raporti për vitin 2001. U këndua në parlament po nga zoti Kërçuku në vitin 2002. Përsëri kompania "Mak Albania" bilacin e bëri me humbje. Shuma e humbjes: 767 milionë lekë...
Bëjmë prapa në kohë. Shtator 2003. Holli i hotel "Sheraton" i mbushur plot. Mes VIP-ave shkëlqen kryeministri Nano. Ja do zanati të rrëmbejë gërshërën për të prerë shiritin e përurimit të hotelit. Pastaj erdhi fjalimi.... Për humbjet e kompanisë "Mak Albania" që ndërtoi hotelin, kryeministri nuk ka dijeni. Ka të drejtë. Në të gjithë vendin dalin 476 kompani me humbje. Ka kohë Kryeministri të lexojë një pafundësi të tillë me kompani që dalin me humbje? Pastaj në fund të fundit, ne jemi vend në tranzicion. Kur kemi me
bollëk korrupsion, kontrabandë, prostitucion nuk është ndonjë çudi e madhe që kemi edhe kompani që mbijetojnë edhe pse dalin për vite me radhë me humbje; edhe pse ligji "Mbi falimentimin" thekson se kur një kompani del me humbje tre vjet me radhë, ajo duhet të shpalli falimentin?!

Imunitet ndaj falimentimit
Mes kompanive që dalin me humbje për 10 vjet me radhë radhitet edhe "DV ALBA". Rast i rrallë për një kompani që "mbijeton" duke dalë me humbje në mënyrë kostante, si nën qeverinë e demokratëve dhe nën pushtetin e socialistëve. Kjo kompani si duket ka fituar imunitet ndaj falimentimit. Pas enigmës, mendja të shkon për keq: Kush fshihet pas kësaj kompanie që ka "kurajo" të hartojë bilance me humbje? Së pari, kompania "DV ALBA" sh.p.k., që ka në vartësi hotel "Tirana", është themeluar në korrik të vitit 1993. Në këtë shoqëri bëjnë pjesë pesë aksionerë. Albturizmi ka 49,91 për qind të aksioneve. INSIG ka 9,97 për qind. Banka e Kursimeve 5,01 për qind. DVE ka 25, 14 për qind. BERZH-9,97 për qind të aksioneve. Kompania ka bërë një kontratë menaxhimi me shoqërinë "Turin Hotels Internacional S.p.A." me qëndër në Torino. Shoqëria italiane emëron drejtorin e hotelit. Që nga viti 1995 janë emëruar gjashtë drejtorë. Në korrik të vitit 2002 u emërua si drejtor italiani Giusseppe Franceze. Sipas kontratës drejtori ka këtë regjim pune: 7 ditë qëndron në Itali. 6 ditë janë pushime. (E shtunë dhe e diel.) 16 ditë në muaj merret me hotelin. Për kaqë pak ditë pune drejtori merr një rrogë vjetore prej 180 mijë dollarë?! Duke qënë se drejtori më shumë vëzhgon se sa drejton, të ardhurat e hotelit morën të tatëtpjetën. Në dhjetor të vitit 2002 u shënua humbja më e madhe në gjithë historinë e kompanisë. Këto humbje shtojnë aksionet e BERZH. Po pse? Sepse BERZH luan, si i thonë fjalës, me dy porta. Në vitin 1993, nga njera anë bleu aksione të hotelit. Nga ana tjetër ka dhënë 16 milionë dollarë kredi për rikonstruksionin e hotelit. Kreditë e kanë "bishtin" prapa. Vjen një ditë dhe duhen paguar interesat...Kur hoteli del me humbje, zvogelohet vlera e aksioneve. Sa më e ulët vlera e aksioneve aqë më pak kushton hoteli për tu privatizuar...Dhe para disa javëve është marrë një vendim në Këshillin e Ministrave për privatizimin e hotel "Tirana". Në këtë privatizim "violinë e parë" do të jetë BERZH...Për humbjet brenda një dekade dhe për rrogën e "majme" që merr drejtori i hotelit nuk kujtohet njeri.
Morali i kompanive me humbje që mbijetojnë në Shqipëri, të kujton monologun e famshëm të Don Kishotit të Mançes: arsyeja e mos arsyes që e detyron...qeverinë të mbajë nën "sqetulla" simotrat e "Parmalat"...

Nga Biznesi
Per me teper lexoni tek www.biznesi.com.al
MOs me keqkuptoni qe po ju servir adresen e nje gazete ekonomike. Kete po bej thjesht per ta pasuruar kete faqe me nje mundesi per te marra informacione ekonomike on line, meqe verej se shume anetare kane inters per to.
 

arterie

Primus registratum
Re: Shteti shqiptar me dashje toleron shume kompani te medha qe ta vjedhin

Nuk e kuptova shume mire temen. Ndoshta duhet te shprehesh pak ndryshe. Dikush, qe tek ne perfaqeson shtetin, vjedh bashke me firmat e medha dhe jo firmat e medha vjedhin shtetin. Tani une nuk shkruaj qe ta politizojme por shkruaj qe eshte i vertete problemi por eshte me keq se aq sa e paraqisni ju sepse po te ishte vetem ashtu zgjidhej kollaj ajo pune.
Pastaj une kam punuar per firma qe presupuzoheshin me humbje dhe kur flasim per firma flasim per ato me veprimtari private. Dhe jo pak por te nivelit te Mak Albania-s. Shume nga shoqeria ime kane punuar e punojne akoma per firma qe jane me "humbje". Tani se cfare kuptojme ne me humbje, ata, dhe shteti, kalojme ne humbje me kuptim tredimensional, pra e ndryshme per te tre. Tani ti,apo ndonje gazetar tjeter ekonomik po te hyje ne kerkim te se vertetes do ta paralajmeroja se luan me zjarrin. Tani te gjithe e dime se firmat me "humbje" i ndryshojne emrat e tyre tek "gjendja civile" me shume se shqiptaret qe punojne ne Greqi, dhe kete vetem per shkak te "humbjes". Dhe duhet te kemi parasysh qe shteti mundohet ta beje sa me te lehte per firmen "falimentimin" e nje biznesi dhe te mbeshtese me sa mundet hapjen e nje biznesi "tjeter". Duke luajtur keto politika qe t'i favorizon shteti shqiptar atehere pse te mos dalin me "humbje" firmat e medha,pse te mos "falimentojne" dhe te fillojne me vrull me te madh perseri nga "fillimi" me nje emer me te bukur . E di qe kjo eshte rruge me e lehte se sa te kalosh nja 10 maune me cigare kontrabande nga kufiri dhe qe me rrugen e mesiperme del me me fitim.
 

Alanis

Primus registratum
Re: Shteti shqiptar me dashje toleron shume kompani te medha qe ta vjedhin

Pusht-etaret shqiptare lejojne me dashje vjedhjen e shtetit nga ata vete dhe nga kompanite e medha
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Shteti shqiptar me dashje toleron shume kompani te medha qe ta vjedhin

problemi i parmalat eshte krejtesisht i ndryshem nga firmat qe jane ne shqiperi.
nuk mund te besh asnje krahasim midis parmalat e "mak albania" ose firmave te tjera te permendura nga artikulli.
po ti krahasojme firmen italiane edhe motivet qe cuan ne falimentimin e saj me firmat shqipetare te permendura nga CELA do te kuptohet qe ato nuk jane simotra sic pretendon ai.
1-parmalat eshte nje shoqeri e listuar ne bursen e milanos (asnje firme shqipetare nuk eshte listuar ne burse ) edhe si rrjedhim ajo ka licenzen per te marre borxhe me ane te bondeve corporative me maturime te ndryshme gje te cilen asnje firme shqiptare sot nuk ka mundesi ta beje sot(dikur e benin firmat piramidale)
2- parmalat deklaronte gjithmone nje bilianc me shume sesa te kenaqshem(shume pozitiv) nga ana e fitimit ne menyre qe te collaconte akoma me shume bonde ne menyre qe te paguante ato ne skadence , edhe te kishte nje gjykim nga agjencite e rating sa me te lart (me duket se ishte BBB perpara dhjetorit)ne menyre qe te paguante nje interes sa me te ulet per parate qe merrte borxh. pra parmalat ne aparenc shfaqej si nje nderrmarrje me shume fitim edhe me nje sasi te lart liquiditeti ne cassafort qe eshte komplet e kunderta me ate qe bejne firmat shqipetare qe deklarojne humbje per te vetmin motiv qe te mos paguajn tatim fitimin prej 25% ne fund te vitit edhe kete humbje ta kene si kredito di imposta per vitet ne vazhdim kur ndoshta edhe shteti do ta shterngoj kontrollin edhe sigurisht ato kane shume pak liquiditet te deklaruar.
3-parmalat jo morri mijra italianve (edhe jo vetem atyre) kursimet e tyre qe i kishin investuar ne parmalat (si bond ashtu edhe aksione) gje qe nuk verifikohet ne keto permassa ne asnje firme shqipetare .

pra nuk jam dakort me ate qe ka shkruar analisti ekonomik cela:

1-A ka në Tiranë simotra të "Parmalat", domethënë kompani që dalin me humbje?
2- edhe me futjen e parmalatit ne artikullin e mesiperm.

parmalat nuk mund te krahasohet me asnje firme shqipetare per vet arsyet e mesiperme.

se perse e ka futur paramalat ne ate pjese te artikullit kete duhet te pyesni zotin cela .

ndoshta per ti dhene nje ngjyre akoma me aktuale shkrimit te tij , ose ndoshta per ta bere shkrimin e tij qe te pranohet ne botim ne gazete, ose ndoshta eshte mode te shkruash per parmalat keto kohet e fundit ( mjafton te lecosh gazetat ekonomike me famose te botes edhe siguirsht qe do te gjeni nje shkrim per paramalt), ndoshta me te vertet beson qe firma parmalat edhe processi i falimentimit te saj eshte i ngjashem me ate te firmave shqipetare ( edhe ne kete rast eshte per te ardhur keq per sa i perket njohurive te tij) , ndoshta..........., ku i dihet.
ciaoo :wave:
 
Top