Re: Shqiptare qe jane pro-Greke dhe pro-Serbe......
Po i nderuar Chaon, kam qene ne Greqi dhe ne vite me te veshtira kur shqiptaret nuk kishin asnje dokument. Une nuk jam ketu te bej moralizem, secili ka mendimine tij, por une te pakten i bej vetes pyetjen pse jane katandisur shqiptaret te braktisin Shqiperine dhe te largohen. Sepse ne Shqiperi shume flasin per patriotizem (shterpe) por nga ana tjeter bejne kontrata me miqte e tyre greke apo europiane me kushte poshteruese. Dhe jane kongresmenet e rrumpallistet qe i besojne e i votojne dhe padyshim me djallezine e tyre perfitojne. Dhe per mua ketu mbyllet rrethi vicioz i krijuar nga vete shoqeria shqiptare.
Ti e shume te tjere mund te flasin gjuhen e zemres, por kur ne pushtet vijne keta njerez qe me llafe jane me pro-shqiptaret, por me vepra anti-shqiptaret me te betuar fjalet tuaja te zemres shumezohen me zero.
Une do te vazhdoj te mendoj me largpamesi, sepse kjo eshte rruga e drejte e civilizimit qe te con ne Europe. Nese shoqeria shqiptare nuk deshiron te shikoje prapa ne historine e saj dhe te mesoje prej saj sic ka bere gjate gjithe ekzistences se shtetit shqiptar, atehere keto forume mbase do te mbushen me tema shterpe mbi pro-serbizmin apo pro-greqizmin, por nuk do te shtojne asgje ne kandarin e perparimit te shqiptareve.
Une them te shikojme me larg e te punojme sa 3-fishi i fqinjeve tane, sepse vetem me pune e me ekonomi do te arrijme te tregohemi krenare. Pallavrat e tjera jane vetem deshmi e deshtimit te shqiptareve dhe qaravitjes se tyre ashtu sic bejne serbet me Kosoven e betejen e 600 viteve me pare me turqit. Me duket se quhet viktimizem i pabaze e pa bereqet.