ShqiptarënëFinlandë lobojnëpër pavarësinëe Kosoves

Lenko

Primus registratum
ShqiptarënëFinlandë lobojnëpër pavarësinëe Kosoves

Një grup shqiptarësh, që jetojnë në Finlandë, prej nga vjen edhe Marti Ahtisari, ish kryetar finlandez dhe i emëruar special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, për të udhëhequr negociatat për statusin e Kosovës, kanë filluar lobimin në përkrahje të realizimit të pavarësisë së Kosovës. Sipas lobistëve shqiptar opinioni finlandez është i njohur me problemin politik të Kosovës, ndërkaq lobistët do të mundohen të krijojnë opinione se Kosova duhet të jetë shtet sovran dhe i pavarur.
Si pjesë së fushatës për të bindur opinionin finlandez se Kosova duhet të jetë e pavarur, lobistët kanë sjellë në Kosovë, një gazetar i cili sipas tyre do të shkruaj vazhdimisht për realitetin kosovar. Gazetari finlandez, Sepo Rot thotë se populli finlandez njësojë sikur populli shqiptar i Kosovës, ka luftuar një kohë të gjatë për të fituar pavarësinë. Ai thotë se populli finlandez përkrah krijimin e shtetit te pavarur të Kosovës. “Dua të them se, sipas mendimit tim personal, procesi negociator do të shpie drejt pavarësisë së Kosovës. Por ky nuk është mendimi i Marti Ahtisarit i cili është shumë neutral. Nëse në botë ekziston një njeri që në mënyrë neutrale do të negocionte këtë problem, ai është Marti Ahtisari”, ka thënë Sepo Rot, gjatë vizitës që po i bënë Kosovës së bashku me disa shqiptarë të tjerë, të cilët kanë ardhur në Kosovë këto ditë për të kuptuar më shumë rrjedhat politike. Ardhja e shqiptarëve në Finlandë, emërimi i Hari Holkerit si kryeadministrator i Kosovës, dhe tash së fundi fillimi i punës së Ahtisarit si kryenegociator për përcaktimin e statusit final të Kosovës, ka bërë që opinioni finlandez të ketë njohuri për Kosovën më shumë se sa për secilën vatër tjetër politike në botë, thotë gazetari finlandez Sepo Rot
 
Top