Shqiperia nje vend me veteflijime orientale
Një 19-vjeçar vetëvritet me çifte, ndërsa një nënë vetëhelmohet me fotoksinë
Lushnje, dy vetëflijime në një ditë
LUSHNJE- Një 19-vjeçar dhe një 57-vjeçare nga rrethi i Lushnjes i kanë dhënë fund jetës dje në mënyra të ndryshme. Qamil Zaimi, 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gërmenj të Lushnjës i ka dhënë fund jetës me anë të një çifte gjahu, thanë për gazetën burime të policisë së Lushnjes që shkuan në vendngjarje. Po sipas këtyre burimeve, 19-vjeçari i ka dhënë fund jetës në mesditën e djeshme, në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Gërmenj. Sipas të njëjtave burime, Zaimi është vetëqëlluar me një plumb poshtë gushës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Uniformat blu të policisë së Lushnjes kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e kësaj vetëvrasjeje. Ata kanë filluar të marrin në pyetje familjarët dhe njerëzit e njohur të viktimës për të zbuluar plotësisht rrethanat e kësaj vdekjeje tragjike. Në bazë të dëshmive, të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe armës së krimit, ekspertët kanë përcaktuar se 19-vjeçari nga fshati Gërmenj është vetëqëlluar me një plumb poshtë gushës, gjë që i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Po sipas dëshmive të të afërmëve që i referohen burimet e policisë, 19-vjeçari i ka dhënë fund jetës pasi ka bërë fjalë me familjarët e tij. Ndërsa dje pasdite është vetëflijuar një 54-vjeçare, nënë e katër fëmijëve. Burime të policisë thanë se viktimë është Razie Boçi, nga fshati Bubullimë. 54-vjeçarja i ka dhënë fund jetës duke kapërdirë disa kokrra fotoksinë, thanë burimet e policisë që shkuan në vendngjarje. Gruaja e vetëhelmuar është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por ka vdekur sapo ka mbërritur atje. Burimet e policisë që shkuan në vendngjarje thanë se sipas hetimeve të para mendohet se shkaku i vetëflijimit të 54-vjeçares është varfëria. Familja Boçi, sipas burimeve, jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe mendohet se gruaja i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit, të shkaktuar nga ky fakt.
Vladimir Muçaj