juxhoxhjaj
Primus registratum
Shqiperia ne rrezik!
Pas greqise me pakicat e saj gjoja qe po shtohen me forcen e drites plani per nje ricopetim te shqiperise dhe mbushjen e jugut me minoritete etnike po vazhdohet edhe nga bullgaria duke vazhduar treshen orthodhokse serbi-bullgari-greqi pasi ditet e fundit, marre nga gazeta SHQIP :
Në faqen e famshme të internetit "youtube" është publikuar kronika e një televizioni kombëtar në Sofje, i cili pretendon se në Shqipëri ndodhen rreth 100 mijë bullgarë etnikë. Sipas këtij televizioni, "Pushteti në Shqipëri, akoma nuk e ka njohur ekzistencën e bullgarëve në tokat e tyre, por gjithsesi nga çdo strukturë e lartë shtetërore bullgare kjo është çështja e parë e cila ngrihet fuqishëm".
Përfaqësuesja e ambasadës bullgare, Rozalina Popova tregoi për "Shqip" se një pjesë e pakicës bullgare që jetojnë në zonën e Gollobordës, Shishtavecit dhe Prespës janë pajisur me pasaportën bullgare, në mënyrë që të lëvizin lirshëm, jo vetëm në Bullgari por edhe në vendet e tjera të BE-së. "Rreth 800 pasaporta janë dhënë deri tani për shtetasit shqiptarë me origjinë bullgare, ndërsa pjesa tjetër kanë paraqitur dokumentet në Sofje për të marrë pasaportën bullgare", u shpreh Popova. Lidhur me mungesën e literaturës bullgare për këtë pakicë në Shqipëri, ajo u shpreh se "me gjithë dëshirën e mirë të palës bullgare ende, nuk ka një vendim zyrtar për hapjen e shkollave në gjuhën bullgare nga të dyja palët, as nga ajo bullgare dhe as nga ajo shqiptare".
Kisha e vjetër
Atasheu për mediat në ambasadën bullgare në Tiranë, Rozalina Popova, theksoi se në fshatin e Gjinovecit ndodhet një kishë e vjetër, e cila është ndërtuar nga bullgarët etnikë që kanë jetuar në Shqipëri, në më shumë se 1 mijë vjet më parë. Ambasada bullgare bën me dije se kjo ndërtesë e vogël në Gjinovec është duke u rindërtuar. Sipas palës bullgare, kisha është ndërtuar në Shqipëri që prej vitit 911-të. Popova u shpreh se kjo kishë do të jetë gati pas dy vjetësh dhe nga Bullgaria është dërguar tashmë në fshatin e Gjinovecit kambana, e cila do të vendoset në të. Ndërkohë që një grup piktorësh do të merren me arredimin e mureve të kishës dhe sipas Popovës, gjithçka do të përfundojë brenda dy viteve.
Shqiperia ka nevoje urgjente per nje regjistrim te popullsise ku njerezit do te regjistrohen jo ne baze te asaj cka thone pasi kjo mund te sjelle abuzime nga nacionalistet greke dhe te gjithe shqiptaret mund ta deklarojne veten amerikane per tu pajisur me nje vize, regjistrimi duhet bere me ane te dokumenteve dhe fakteve per kombesine si edhe origjine ne baze edhe te rregullave te BE-se se sa objektive ose subjektive eshte deklarimi i kombesise