Shqiperia e Bashkuar!

H

harap

Guest
Shqiperia e Bashkuar!

si mendoni do arrihet ndonjehere ???
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Me pune bindese mund te arrihet vetem nese ne si popull bashkohemi te gjihte njeri me tjetrin dhe jo me klane sic jemi tani dhe sic kemi qene geg tosk . Imagjino cfare behet me Minoritetin dhe Kosoven ...
 

cubi

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

O Harap te flasesh sot per shqiperi te bashkuar eshte jo shqiptare.

Me fal se e dhashe konkluzionin pa dhene ndonje argument . ne rradhe te pare Ckuptoj une me bashkim 1. Bashkimi doganor me shqipteert e Malit te zi tashme jemi bashke muind te levizim lirisht dhe tre bejme tregti lirisht. Me kosoven ky bashkim po behte gjithmone e me i plote Me greqine duhtre regulluar. Si ? ne bashkimin europian.
2 bashkimi shpirteror behet ashtu si tha tedi Me pune bindese mund te arrihet vetem nese ne si popull bashkohemi te gjihte njeri me tjetrin dhe jo me klane po jo me tutje se pastaj i thone qe tei hedhesh benzine zjarrit
Bashkimi i vertete do te arrihet nqs ne si shqiptare do te teregojme se duhet te integrohemi ne Europe duke U zvilluar ekonomikisht Dhe duke hequr dore ngqa thenia Shqiptari shqiptarit nuk i a do te miren
 

manga

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

artikull i migjen kelmendit, n'gazeten java: http://www.gazetajava.com/23flamuri.html

Tue e përmbyllë fushatën e sivjeme për zgjedhjet lokale 2002 në Prishtinë, Presidenti Rugova prezentoi para stadiumit të qytetit të mbushun plot e përplot me simpatizantë të LDKs, propozimin e tij për himnin e Kosovës. Na e kujtoi nji kangë të moçme kryengritësish të Kosovës që kishin nis luftën për çlirim qysh me 1910. Kanga titullohej: “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”. Në stadium u këndue nga Xeni Jetishi. Kangë e hatashme! Tue u bazue n’ovacionet e publikut, duel se ata e pranojnë dhe e pëlqejnë propozimin e zotit Rugova, si gjithçka deri sot që u propozue e kërkue tij.

Me himnin e propozuem dhe me flamurin e tij, Flamurin e Dardanisë, që ishte nde e shtre mbrapa tij në binë, Presidenti Rugova po përfundonte mobilimin dhe ikonografimin e nji utopie, nji vizioni të tij, që ai e quen – Kosova e Pamvarun.

Me propozimin për flamur të Kosovës, me propozimin për himn të Kosovës, me programin e partisës së tij LDK, Ibrahim Rugova asht i pari shqiptar prej Kosove, i cili çeltas dhe me za merr guximin që ende s’asht kah e gjen kush n’Kosovë, me thanë se: ideja e nji Shqipnie Etnike asht e dekun: Rrnoftë Kosova, Zoti e bekoftë Kosovën. Të tjerët ndoshta e thonë Rrnoftë Kosova, por se ideja për nji Bashkim Kombëtar ka vdekë, këte nuk e kanë guximin me e thanë. Prandaj, ndoshta edhe po i hupin zgjedhjet.

Zoti Rugova asht i bindun se nuk asht kah ban kurrfarë gabimi sepse, realisht, historikisht, ideja dhe koncepti i nji Bashkimi Kombëtar asht i dekun qëmoti, e ma së shumti asht vdekë kjo ide në vetë Shqipninë shtet, gjatë atij eksperimenti historik me komunizëm.

Nga hini i këtij koncepti të dekun Rugova nxuer idenë e nji Kosove të re, të pamvarun dhe të hapun ndaj të gjithëve. Nuk mundemi me thanë se asht Rugova ideatori i vetëm i nji Kosove të pamvarun, por ajo që mundet me u thanë me siguri asht se Rugova asht politikani kosovar i vetëm i cili sinqerisht i beson kësaj ideje për Kosovën si të ndame prej Andrrës për Bashkimin dhe asht i vetmi që po e merr guximin me e thanë hapun se - Shqipnia Etnike ka dekë. Argumente për këtë konstatim të tijin janë propozimet që zoti Rugova i ban për me e vesh e me e mobilue këte Utopi të re shqiptare me simbole e me përfaqësime, me prodhime speciale, me festa kombëtare si Darka e Lamës, me flamur e me himn, me kerrin Lincoln, me Zojën e Parë… Ka mbet vetëm edhe Shpija e Bardhë dhe gjithçka ka përfundue. Zoti Rugova asht i bindun se ma në fund, mbas nji rruge të gjatë e të mundimshme, mbërritëm…qe Kosova e Pamvarun….si n’ate thanien popullore ‘qe Skivijani, qe xhamija…’

Kur e ke parasysh lehtësinë e padurueshme me të cilën zoti Rugova ia jep vedi të drejtën për me i propozue e me i shpallë simbolet e nji vendi si të qena, pa debat publik, pa konsenzus politik, pa pëlqimin ndërkombëtar, pa pëlqimin e etniteteve tjera të Kosovës, e kupton se sa i shituem utopie asht zoti Rugova.

Por, cila asht Utopia e zotit Rugova? Dhe, pse ai i thotë Kosovë?

Le të ndalemi shkurt e ta analizojmë vizionin që e ka shitue zotin Rugova.

Edhe pse u qesh e u përqesh, u tall e u stërtall programi i LDK dhe disa propozime të zotit Rugova gjatë fushatës presidenciale 2000, ku ai flitte për “tambël me borë”, për “dardha turshi”, për “kultivimin e qenit të sharrit”, për “Darkën e Lamës”… tana ato propozime dhe këto për flamur dhe himn vërtetojnë se zoti Rugova ndoshta s’asht kah e kupton mirë kontekstin politik të Kosovës por, asht plotësisht koshient për nevojën e hetimit dhe artikulimit të nji identiteti specifik kosovar. Po u shikuen vetëm në kontekstin e nji pragmatizmi apo nëse doni edhe bizantinizmi politik këto propozime të zotit Rugova, ndoshta edhe mundet me u mendue se ai s’asht koshientë për peshën e konsekuencave që munden me i shkaktue këto propozime atij vetë po edhe partisë së tij. Mirëpo, kur tana këto propozime i kupton dhe i percepton në dritën e nji nevoje për identifikimin e veçantive kosovare, për nevojën e nji identitet të veçantë shtetnor, për nevojën imanente të Kosovës për nji identitet specifik kulturor, e kupton se sa afër të vërtetës dhe nevojës po aq pragmatike e politike të Kosovës sot asht zoti Rugova.

Shumëçka zotit Rugova asht kah i ikë e shumëçka asht tue huq, por nji gja e di dhe e kupton mirë zoti Rugova: Kosova e udhëhequn nga ndonji Qeveri në Hije prej Shqipnije s’asht e mundun ma. Kosova i ka njerëzit dhe përfaqësuesit e saj legjitimë, ka identitetin e saj të veçantë edhe kulturor edhe territorial, ndërkaq ate shtetnor edhe mos e pastë, asht Rugova që ka nis me e dizajnue e me e reklamue si të veçantë: Identitet shtetnor i Kosovës: me himn e me flamur; me President e me Zojë t’Parë; me Shpi t’Bardhë e me Lincoln. Ai asht tue e ndërtue Lego Kosovën e tij. Mos ju pëlqeftë, jepeni propozimin tuej.

E keqja e kësaj pune asht se zoti Rugova këtë Lego Kosovë nuk po e kupton vetëm si nji propozim të mundshëm për nji Kosovë të nesërme. Ai asht i bindun se kjo Kosovë, kjo Lego Kosovë e tij, ka fitue dhe asht ba realitet. Zgjedhjet në Kosovë e bindin përfundimisht se Kosova, si po e sheh e jeton ai vetë, nuk asht Utopi po asht Përnime.

Kur merr dhe e dekonstrukton këte Lego Kosovë të zotit Rugova e kupton se vizioni i tij asht nji vizion bukolik, asht nji vizion baritor, i mobiluem me kafshë shtëpiake, me qen, me tambël, me oriz, me darka t’Lamës…asht nji vizion naiv i nji njeriu dashamirës i cili ia don dhe ia mendon të mirën Kosovës. Aq sa din e mundet.

Por, sado bukolike e baritore që munden me u dokë këto propozime, a mos po mendoni se Kosova ka shans me diçka tjetër me konkurue në tregun e përbashkët të nesërm evropian? Mos ndoshta po mendoni se Kosova ka me prodhue naj Space Shuttle apo far chip’ash kompjuteri. Asnji nga këto propozime nuk janë për mos me u shqyrtue me seriozitetin ma të madh nga ndonji biznismen me inicijativë e me ambicie participimi në tregun evropian. As kultivimi i qenit të Sharrit, as prodhimi i nji pekmezi të veçantë kosovar, as dardhat turshi, as xehet e Kosovës…Kuptojini këto vetëm si ide. Asht tregu i lirë sovrani që ka me vendos për utilitaritetin e këtyne ideve. Natyrisht, me kaq nuk përfundojnë as idetë e as inicijativat. Por, ajo që duhet ekstraktue e mbajt mend nga ky vizion bukolik i zotit Rugova asht ideja se vetëm koshient për veçantitë tona, për identitetin tonë specifik na e çel rrugën drejt integrimeve ma së pari shqiptare, e mandej edhe atyne evropiane.

Ndoshta kjo Lego Kosovë e zotit Rugova duket naïve, por hiç ma pak naïve s’asht as Kosova e kuptueme si nji provincë edhe kulturore edhe territoriale e Shqipnisë (sic!). Ata që s’kanë vizione për Kosovën e Pamvarun, që nuk munden me e imagjinue Kosovën me identitet të sajin të veçantë edhe kulturor edhe shtetnor edhe territorial, që nuk kanë ide se me çka mundet Kosova me konkurue në tregun evropian e me qenë ekonomikisht e pamvarun, mendoj se janë shumë ma larg të vërtetës se zoti Rugova dhe shumë ma larg shanseve që ka Kosova me i nxanë standardet evropiane e me qenë kompatibile me to.

E në nji ndamje të përgjithshme të punëve n’Evropë kemi me mujt me marr pjesë vetëm atëhere kur kemi me u mësue me i diktue e me i hetue pasunitë dhe përvojën që sot ka Kosova dhe njerëzit e saj dhe natyrisht, kur kemi me i mësue e me i zaptue standardet dhe etalonet e këtij civilizimi që po dojmë me i takue.
 

olti

Neo
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Bashkimi kombetar nuk ka per te vdekur kurre e shpejt do te jete realitet por te vdekur do te jene ata bastarde te rracesh shqiptare qe e pengojne ate <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

antihero

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

..neqs.punojm dhe e duam nje gje te tille mundet dhe kjo eshte koha me e mire per te fituar nje gje te tille.Per kete duhet edhe nje identitet nacional dhe kjo mungon ne shqiperi.Te kujtojm se kur ishte ndeshja Greqi-Shqiperi kishte shum shqiptar tifoz te grqise dhe kjo nuk eshte shembull i nacionalizmit.
Shqipetaret ne shqiperi frigohen ose kan nje lloj paranoje nga kosovaret,e cila mendoj se nuk eshte reale dhe kete e fryejn antikombetaret.
Se shpejti do te vij dita kur do te hiqen llogarite dhe keto antinacionalizma do ti crenjosim njeher pergjithmon.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Rugova ka te drejte qe done te krijoj nje identitet te perkoheshem per Kosoven(Himnin dhe Flamurin),Sepse nese deshirojme nje Kosove te pavarur(gje qe per momentin eshte zgjedhja e vetme per Kos.),Kosova duhet te kete simbolet e veta si shtet,dhe si anetare e KB. Dhe pas shtetesise se Kosoves bashkimi kombetare eshte vetem formalitet qe munde te arrihet vetem me nje REFERENDUM te popullit nga te dyja anet e kufirit Shqipetaro-Shqipetare.Pershendetje.
 

DARIO

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

QA SE NA HAPET BARKUN NJE VEND JENA PO JU NGA KOSOVA PO DILNI TE MENQUR MBASI SHPTUAT KOKAT KENI FILLUAR TE RRITNI NGA MENDJA
 

Nazmi

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Fillimisht postuar nga antihero:
[qb]..neqs.punojm dhe e duam nje gje te tille mundet dhe kjo eshte koha me e mire per te fituar nje gje te tille.Per kete duhet edhe nje identitet nacional dhe kjo mungon ne shqiperi.Te kujtojm se kur ishte ndeshja Greqi-Shqiperi kishte shum shqiptar tifoz te grqise dhe kjo nuk eshte shembull i nacionalizmit.
Shqipetaret ne shqiperi frigohen ose kan nje lloj paranoje nga kosovaret,e cila mendoj se nuk eshte reale dhe kete e fryejn antikombetaret.
Se shpejti do te vij dita kur do te hiqen llogarite dhe keto antinacionalizma do ti crenjosim njeher pergjithmon.[/qb]
 

Nazmi

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Te qenurit Shqiptare eshte nje ndere dhe çdo Shqiptare i vertete duhet te jete krenare.
Eshte e pa pranueshme qe nje popull do te mbijetoje pa identitetin e vete,dhe pa vullnetin per ta mbrojtur dhe forzuar dinjitetin dhe krenarine kombetare.Shqiperia ka qene eshte dhe do te mbetet nje Kombe sepse edhe ne koherat me te veshtira jane gjetur personalitete qe kane ditur te mbajne kombin.Natakon Ne te tjereve qe te mbajme dhe ta trashegojme edhe ne brezat qe do vijne.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Z.MARKUS BABEL,

Cfar do te thuash ti zoterrote,ne rrisim mendjen?per cfar?nuk te kuptoj,kjo nuk ka te bej fare me temen,pastaj, te pengon qe ne shpetuam koken?
 

Redi

Forumium praecox
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Dhe, bashkimi i shqipetareve do te vije si domosdo e drejtesise!!

<span style="font-weight: bold"> Redi </span>
 

cremaster

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

A ka per t'u ndertuar rruga Durres-Prishtine ndonjehere?

____________________________________

KOSOVARS TO USE MONTENEGRIN PORT?

A delegation from the Kosova Chamber of Commerce discussed possible use of Bar by Kosova with
local officials in the Montenegrin port town on 1 November, RFE/RL's South Slavic and Albanian Languages Service reported.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Dardania,

mbeshtes mendimin tend se te gjithe ne Kosove duan pavaresine qe me vone te realizohet bashkimi kombetar.

U fol ne diskutim se Rugova po perpiqet te krijoje nje utopi. Me te vertete, cili shqiptar do pranoje te mos quhet shqiptar, te mos mbaje ne shtepi flamurin kombtar, etj.

Nga ana tjeter Rugova shfrytezon faktin qe politikisht Kosova ka patur autonomi dhe nuk mund te vihet thjeshte nen administrim qendror. Te mos harrojme se edhe Gjermania Lindore ishte shtet por u shua.
Po te dalim ne plan personal u mundohem t'i kuptoj ndejnjat e zyrtareve qe kane shijuar buken e Titos ne ish-Jugosllavi. Eshte e njejta gje me zyrtaret sllave ne FYROM qe nuk jane ne gjendje ose iu imponohet qe te mos e identifikojne veten si komb bullgar.

Sidoqofte ne rastin e Kosoves do te jete populli shqiptar ne Kosove qe do vendosi destinacionin e vet kombtar.
 

qen_ujk

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

po do realizohet, nqs shqiperia ka shqiptare te vertete te cilet si synim kane bashkimin e trojeve shqiptare.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Së shpejti harta e Shqiperise do te shihet ndryshe.

url]
 

disku

UNI
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]Së shpejti harta e Shqiperise do te shihet ndryshe.

url]
[/qb]
o kastriot kur te shikohet harta e shqiperise ashtu sic e ke parashtruar ti...edhe kalamajt e kalamajve tane do jen ghysha......
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Kastriot,

uroj qe harta jote me mbishkrimin te frymezoje edhe nje here NATOn per te perseritur marsin 1999.
Ne fakt a e mabn mend ishte 23 apo 24 mars?

Une megjithate them qe te jemi pak me te zgjuar dhe te mos presim bombat kesaj radhe... dhe te fillojme integrimin me Kosoven, Maqedonine dhe Malin e Zi. Kjo eshte nje gje e realizueshme,
duke perdorur fjalet qe jane ne mode si tregeti e lire, bashkime te shoqerive financiare etj. Ky do ishte nje treg i madh i yni dhe pasi te konsolidohet atehere te shohim se cfare do bejme...me kusaret, me fal bastardet...
 

olti

Neo
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Ajo harta ndoshta eshte pakez e ekzagjeruar por realitet do te jete dhe shume me shpejt se ce mendon dikush ketu.
Shume mire e thane: Ne kemi mbijetuar edhe ne perudha me te veshtira dhe kjo nuk eshte ne to, e sigurisht qe dhe kete here do te shpetojme dhe inshalla do te jemi nen nje shtet te vetem shqiptar &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Altaf

Primus registratum
Re: Shqiperia e Bashkuar!

Kë mendim keni për flamurin dhe hymnin e Kosovës që ka krijuar Rugova?
 
Top