Shqiperia dhe Egersia e Socializmit Kapitalist
Sami Gjoka
SHQIPERIA
DHE
EGËRSIA E SOCIALIZMIT KAPITALIST
Dy fjalë për librin
I dashur lexues!
Ky liber është shkruar në nxitim e sipër, me deshiren time të nguteshme, për tu botuar para zgjedhjeve. Duke patur këtë në mendje, kërkoj falje në advance për gabimet në të shkruar.
Para se të lexosh ketë liber, do desha në mënyrë të sintetizuar, të përmbledh disa nga mendimet e mia.
Në radhë të pare, ky libër i drejtohet asaj pjese të popullit shqiptarë, që në ndërgjegjen e vet e ndjejnë vetën disi më pranë socialisteve.
Nga toni me të cilin unë flas në këtë libër, do të ngjajë patjetër si njeri i marrosur pas Sali Berishes dhe armik për vdekje i socialisteve. Nuk është aspak e vertetë. Unë vetë nuk e di se cilen rrymë ideologjike do ta bëja timen. Mendoj se në shpirtin tim kam pak vend keqardhje për masat që gjenden atje poshtë dhe si i tillë mendoj se socialistet do të më vinin më për shtat. Përsa i përket demokracisë dhe Partisë Demokratike nuk mendoj se janë e njejta gjë.
Por kur flitet për kryesocialistet shqiptar, populli im i mashtruar, duhet të kuptojë, se ata janë shëndërruar në ujqer nën lëkura qengji, njerëz që vjedhin besimin e popullit të vetë për të kenaqur jo thjeshtë familjet dhe klanet e tyre, që do të ishte gjysma e së keqes, por interesat e shteti grek.
Teksa shkruaj këtë libër, kam patur në mendje, fjalët dhe këshillat e miqeve të mi, që për një arsye a tjetër mendojnë se të dy partitë janë filiza të të njejtit trung, dhe se caktimi i Nanos e i Berishes në krye të se ciles parti, ka qenë më tepër një hedhje Bizhdili ku, fare lehtë mund të kishte ndodhur që Nano të kishte veshur kollaren blu e Berisha të kishte mbetur prap i kuq.
Kjo llogjikë për mua është justifikim i pazotësisë sonë për tu ngritur nga shtrati i pistë ku dergjemi prej vitesh. Nuk them që s’ka ndodhur kështu. Nuk them se Berisha nuk është agjent i UDB-së sikurse përrallisin shqiptarët që duan të heqin vëmendjen nga përlyerja e politikës sonë me interesat e Athines prej Fatos Nanos, ashtu sikurse do të ishte një llomotitje e pamoraleshme të themi që është agjenit i serbeve pa patur fakte që dëshmojnë këtë.
Por po të shohim zhvillimin e ngjarjeve politike në mikroskop, të dy partite kryesore të vendit, burojnë nga moçali i Partiesë Komuniste, dhe duke qense PKSH-ja ka qenë një sajesë e Beogradit, na lejohet të jemi edhe pak të dyshimtë, se të dyja na sjellin llumin e dyshimit, se nën rrogoz punojnë për të tjerët qoftë ata që udhëheqin PS-en qoftë ata që tërheqin PD-en duke u çjerrë e share njëri tjetrin, fushatë pas fushate.
E djathta e vertëtë në Shqipëri mungon. Ata që kundërshtonin partinë e Enverit ose u kalben burgjeve ose dolen nga burgjet të “rrejedhur” pa dashur të lëndoj individë të vacantë që nuk mund të përfaqësojnë realitetin.
Fëmijet e tyre nuk u lane të shkollohen, u izoluan në qëndra të largëta rurale të internimit. E kur moçali shterroi e dy rrekeza zunë tej moçalit të rrjedhin, njëra me Nanon shkoi nga të ishpërkëdhelurit e tjetra nga të djeg-e-ndjek-përndjekurit.
Mbi krye të të dyve janë po ish-komunistet. Ndaj në prag të këtyre zgjedhjeve, me këtë liber dua t’i drejtohem me force popullit socialist të vëndit tim se pak rendësi ka kush ulet në krye të vendit, Nano apo Berisha, të dy shqiptarë janë që u rriten nën hijen e Enverit.
Ajo që ka rendësi është se qeveria e Nanos e ka kthyer vëndin, në strofkull hijenash që ushqehen me gjakun e shqiptarëve, mbytur nën dallgat e detit nga skafistet e kuq, më ëndërra të rrema se po shkojnë drejt Evropës.
Shqiptarët që kthejnë nga Evropa, kurr nuk u trajtuan më keq se sa nga autoritetet shqiptare kur kthejnë në atdhe. Vëndi ynë është kthyer nga Fatos Nano dhe klika e tij në një spital gjigand psiqik, ku tre milin banor vuajnë nga dëshpërimi, sepse nuk kanë mundur të marrin rrugët e lodheshme të kurbetit, e ledhatohen me buzët prej neperke të Nanos, sa për të vjedhur votat zgjedhje për zgjedhje e pastaj kthehen prap tek kupa e helmit, harruar në mjerimin e tyre.
Berisha apo Nano?
Thanë se nëse Nano është lidhur me greket, Berisha nga ana tjetër është lidhur me serbet. Por për 5 vjet që Sala ishte në krye të vëndit nuk i pashë serbet të kontrollonin atë biznes të paket që kemi. Nuk i pashë serbet t’i sillnin shqiptarët nga Serbia të votojnë për Berishen siç ben grekërit me emigrantet tanë që kthehn të votjnë zgjedhje për zgjedhje për qeverinë hije të Fatos Nanos.
Sa kohë që klika e Nanos qëndron në krye të vëndit, shteti ynë therritet nga bota si vëndi më i korruptuar i Evropës.
Kur Sali Berisha, mënjanë gabimeve se gabime ka bërë edhe Klintoni e ben edhe Bushi i shteteve të bashkuara, unë vetë kam patur nderin, të dëgjojë çdo të premte nga departamenti i shteti, për punonjesit e të cilit jepja mësim, ta quanin udhëqesin me të kompletuar e më të besuar të lindjes ish komuniste.
E kjo më jepte nder në sytë e të tjereve.
Në librin që vijon, shkurar vetm për zgjedhjet, thirrja ime është për socilistet në Shqipëri- Shqipëria duhet të ketë mbi krye Berishen nëse nuk do të mbete e lidhur pas qerres greke. Në se kemi rrespekt për varret e të pareve tanë, nuk duhet grekun ta lëmë të vij e të na përmjerr vatanin!
NOSTALGJIA PËR ATË QË SHKOI, APO ZHGËNJIMI PËR ATË QË S’ERDHI?
Tregu i lire qe një garë e padrejtë, kur 3 milion shqiptarë dolen nga porta e pronësisë së përbashkët me xhepa të shpuara e brënda natës ato pak veta që mbanin brezit çelsat e depos së mish-tretjes sonë na gdhinë milionerë.
Për shqipëtarët ka rendësi tani për tani vetëm vendosja e shtetit ligjorë, verifikimi në detajë i pasurimit të pajustifikuar dhe venja para drejtësisë ligjore e atyre që pasuritë kombetare na i redaktuan në baste e bizhozë.
Përpelitur për gjysem shekulli, nëpër pjerrësinë rreshqitese të pronës së përbashkët, Shqipëria hyri në garën e konkurrimit të egër të pronës private, krejt me vonesë e krejt me të shpejtë, si grua që vonoi një jetë për tu mbarrsur e që kur u mbarrs më së fundi, durimin dhe llogjiken e humbi e rendi krejt para kohe të lind shtatenikë, fëmij që mbeten të dobët, të hajthëm, e presin kujdesjen që vonon nga lart, sakatë që çohen, rrëzohen e kurrë s’mësohen të ecin e rëntin me vrap.
Mizoria shtazarake e diktatures së kuqe kërkonte ndryshimin e ngutëshem me hap të ngadaltë e të matur se buka që pritet me padurim nga uria nuk mund të piqet me nxitim në vatër.
Duart e mardhura, “në rrugët e pa shkelura”, në kerkimet imagjinare të “njeriut të ri” kur mbeten në ftohtë pa zjarrë e pa strehe nuk mund t’i jepeshin njeherazi zjarrit e vatres.
Se syri i mbyllur pa driten e diellit verbohet më tepër nga rrezja e dritës.
Por, siç qe gjithnjë gjaktrazuar shqiptari e mirrte revanin kur ndalnin të tjerët, pa marrë ënde fluturimin për të cilen përgjeroi, Shqipëria gjendet në fillim të viteve ’90, një vajzë fshati e trëmbur e shtangur, përballë zhurmës dhe shpejtësisë, të panjohur më parë në jetën e saj rurale.
Dhe, sikurse simotrat e veta të lindjes, tashmë jo më ëndërr krahërrjepur, por zog i plagosur, hapin e ndali e koken e ktheu me nostalgji, nga kafazi prej nga doli e s’mundi të ikë e vendin i’a gjeti vetvetës pas dere ku kishte qenë që prej 50 vjetesh e në krye të vëndit prap ftoi bandad e kuqe të cileve u pati shërbyer me këmbë e me duar, si qeni që rri nëpër këmbë edhe pse me këmbë është shqelmuar.
Analistët pastaj konstatuan, në cektësinë e llogjikës së tyre miope, se qenë piramidat ata që shkaktuan regresin administrative, shoferë-ndërrimin e së njejtës makinë që po e çonte Shqipërinë me te njejtën shpejtësi lajthitese tëposhtë drejtë Evropës, të kurveronte nepër bordellot belge a rrugët e Romës e jo per tu bashkuar me ta.
Deshtimi i këtij lloji investimi (piramidat), mbledhja e padhunëshme e parave, shumica rrefen për flakje parash me “aman merri lekët e mi” nuk mund të ishte dhe nuk është guri i hequr që rrëzonte murin e përmbyste godina ku zogjtë e pa çelur mirë të demokracisë do të shtypëshin nga kanibalet e kuq.
Protestat kundra Partisë Demokratike pas rrëzimit të priamidave
Grumbullime fondesh të tilla private, janë fenomen jo i rrallë investimi, e sikurse çdo investim tjetër në tregun e lire, edhe ky lloji investimi pati në vetvete shansin e rikthimit disa fish më të madh, ose humbjen komplet të parave.
Si i tillë krijimi dhe egzistenca e këtyre të ashtuquajturave priamida, nuk ishte në thelb një krijesë e panjohur e tregut të lire të cilen duhej ta kishin ndalur ligjet qeveritare të vendit sepse edhe tani pasi nje fenomen i tillë pati pasoja katastrfikisht të demshme për vendin, ndalime të tilla me ligj do të shkonin ndesh me vullnetin e lire për të investuar ne grupime.
Është tjetër të dënosh taksa-mbledhësit a drejtorët e doganeve se vjedhin me lopatë për vete dhe pushtetarët që zgjodhen postet e tyre e krejt tjëtër të sulmosh gjestin e vjedhjes. Edhe drejtori i doganeve edhe mbledhësi i taksave duhet të jenë. Vjedhja është ajo që duhet dënuar.
Por dukeqense gjenerata që çelen nepër inkubatorë të partiesë së punës, nuk dinin tjetër mama për të qarë e ankuar, kur gjërat nuk dalin siç paten menduar, shqipëtarët i kthyen sytë klanit të kuq që diti të loz me dhimbjen e humbjes së tyre e prap për në krye të vëndit u nis e shqipëtarët pastaj u kthyen në stan si bagëtia që t’i shtysh e t’i rrahesh nuk dalin më jashtë. Për ta kullotat dhe pyjet qënë lodhje e stërmundim, grazhdi dhe lëpirja e dorës që jep pak ushqim brënda kasollës dhe plehut që alternativa që zgjodhën.
Qeveria që s’pati mundur dot të kontrollonte llojin e ketij investimi nuk ishtë më të shpjegonte përse pati kapitulluar përpara hajduteve që vidhnin, nuk ishte më të mirrte përsipër gabimin e neglixhenses dhe përgjegjësinë e dëmshpërblimit. Qeveria që erdhi zgjodhi të mos ishte përgjegjese edhe pse mashtrimesh pati premtuar rikthimin e parave teksa mbante pas shpine kularin e zgjedhës. E shqipëria që renti jashtë si pelë e hazdisur tashmë u lidh për këmb të hambarit si pulë që pritet të theret kur të vijnë bosat nga Athina.
Shqipëria mbeti zhgenjyer si me ata që çvarrosën si me ata që qanë nën rrogoz për Enverin, se bosat e rinjë, si hodhen gërshërët që prisnin gjuhen dhe fjalën e lire që në djep, nxorrën shpatat në mejdanin e ngushtë të tregut të lire dhe në revanshin e privatizimin prenë gjinjtë që mekojnë, që kombi pastaj të marrë arratinë si kope e uritur në kopshte komshinjsh, ku rrihet e pritet e vritet e prap nuk kthen në stanin e vet.
E më pastaj, pastaj skena njohu lakejt që na tregogërkan se prona private kështu zuri fill, edhe ndër shtete nga ku akuzat ziejn për ecjen tonë të kermilleshme drejtë ekonmise së decentralizuar.
Shqipëria nuk u pendua për zgjedhen që flaku. Shqipëria nuk qau lopçarët që prishnin pemtorët brigjeve për të korrur ferrishte nga ku dherat mirrnin arratinë, për të zbuluar brinja sharresh të gurta. Shqipëria nuk u ndje e përtallur kur sekretarë të ish Partisë së Punës, dolen në rradhet e turmës që kërkonte shpagim; Shqipëria nuk qau dorën e shtetit që e mbante të mos rrëshqiste rrepirës ku e kishte dytyruar të ecte vetë më parë, shqiptarët nuk qenë komunistë-ngjizuar, që shkojnë të qajnë ndër shkallët e harruara nga ku iken se qenë abuzuar.
Fytyra e rrënuar e mjerimit shqptar
Ajo që shkatrroi botën shqiptare që vjedhja në emer të privatizimit e gjithshkaje kombetare.
Ajo Shqiperinë time ka kthyer në një pavion të dhimbjeve psiqike e detë deshpërimi, është korrupsioni dhe pasurimi i pandershem i një grushti qeveritaresh, ose përsonash që shërbëjnë si agjentë të fshehtë të pronareve të tyre.
Ajo që nuk do të le të qetë cilendo qeveri të ardheshme është frika për të kthyer shtetit shqiptarë, pasuritë kombetare jo të shpërndarë por të vjedhur në qarqe të ngushta qeveritaresh e klanesh.

Për shqipërinë nuk kanë rendësi ideologjitë e partive, pak rendësi ka se cila parti do të kakerisë pas zgjedhjeve si mbret i plehrave të qyteteve tona. Të gjithë janë brum i së njejtës magje.

Vota për partinë në pushtet do të thotë pajtim me mjerimn mesjetar
të vëndit përtej kafaneve ku kapardisen një grusht zyrtaresh të korruptuar
Ajo parti që duhet të fitoj lë të jetë kush të dojë, ajo që nuk duhet të fitojë është partia që jeton në saj të vjedhjes së pasurisë kombetare dhe korrupsionit shtetërorë.
BERISHA DUHET TË FITOJË ME VOTAT E SOCIALISTEVE
Kur dy parti nsin garen e vetë të shfrenuar, për t’i hipur popullit të vet mbi kurriz, gjëja më e mirë që mund të bëhët, është veshi i shurdhur. Në djallë me partite!
Se kush sot vjen e zbret nga makina, të qesh si njëri por të numëron si bagëti, si votë që të futi në thes, a peshk që rreshqite nga dora, për të ngecur në rrjetën e kundërshtarit të vet.
Se cili fodull çanë kokën për ty si hipi në e u mburr me pushtet.
Kushdo të fitoj, ti do të mbetesh ai qe ke qenë. Atëhere përse të shkosh të votosh? Ç’gomar të ngresh nga balta, apo ç’re mushkonjash të shmangësh nga qielli i vëndit tend?
Shih kush të sjell një natë para votave një thes më mill, se kaq mjaton e kaq ti vlen.
Por jo, ti që lexon këta rreshta, kur mund të bëjë diçka më të vyer se sa leximi i dërdëllitjeve të mia, duhet medoemos të votosh. Se nëse ti zgjodhe leximin qoftë përciptas të fjalës së shkruar, së paku me veten tënde beson, se ti nuk je turma që shkon nga të prihet, që vetëm shton një vote në kutitë e votimit, e aty mbaron rendësia jote.
Në Shqipëri dy janë partite. Turma e Sales e banda e Nanos.
Shqipëria është vëndi yt dhe cilin ti ul në qoshe të oxhakut atje, eshtë puna jote.
Por kush Shqipërisë do t’ia heq kapistren lidhur pas Athine është e duhet të jetë çeshtje kombetare.
E sikurse kopilat e intelegjences sonë, që rënkimin e dhëmbjes kur na shkelin me këmbe na quajnë urrejtje, (shigjetat e urrejtjes drejtuar Greqisë, nga Blendi Kajsiu, Maj 25 2005) lëmë se pari të themë se është tjetër të urresh fqinjët kur shohin e punën e tyre e tjëtër kur fqinjët të marrin kopshte e të shkulin gjerdhe.
Por shkrimi që na u komentoka nga shqiptaret si fjalim urrejtje, nuk ishte urrejtje kundra grekeve, që për mua janë lopeçarë që jetojnë me lavdin e etreve të tyre, dhe shihen me prizmin e shkelqimit të rreme nga inferioret e tipit Kajsia. Fjalët e mia qenë mllef për shqiptarët, që ma ulin grekun në sofer për krahesh, kur sapo u kaleroi nënën atyre.
Grekeve u heq kapelen. Por t’ëmën të mive!
Në shqipëtarët nuk shquhemi të urrejmë të tjerët. Përkundrazi në dimë tu behemi vasal botës e t’i lëmë të na bëjnë të pabërat në kokë. Shëmbull më i mire është soj e sorrollopi i gazetarucit të mësiperm që për 100 dollar përtall nënën e vet në interes të grekeve.
Si të tillë duke patur frikë nga minjtë e tipit Kajsiu, që mezi presin, të interpretojnë fjalën e lire të Shqipëtareve si urrejtje ndaj grekeve, dua të qartësoj se urrejtaja ime në atë shkrim sikurse edhe në këtë libër të shkruar ënkas para zgjedhjeve, është jo kundra grekeve që tregojnë fytyren e vet mesjetare sikurse kam thenë në çdo akt dhune ndaj bashkëkombesve tanë, por është urrejtje kundrejt sojit tuaj të fëlliqur, që e lidhet Shqipërine për ***** të Athines.
E për idiotet që u shkolluan me force, se paten dajo e xhaxhallarë që kallnin në burg të tjerët për interes të një ideologjie të deshtuar (komuniste), e që sot duan të na rrefejnë nëpër botë se kush është shkrim që hyn në kategorinë e urrejtjes, lemë të theme edhe njëherë se t’ju urresh juve nuk është urrejtje, zdi që vemjet urrehen, ndjesinë ndaj juve me shqipen time unë e quaj vetem nëveri.
Dhe nëse kajsitë e pjeshkat e kalbura do ta servirnin prap këtë shkrim si fjalim urryes, duhej më pare t’i thellohen mbi fjalorët, se nuk mjafton të lexosh në gjuhë të huaja, kur nuk kupton gjuhën tënde.
Enciklopeditë që keni lexuar, për të huazuar interpretimin e shtrëmberuar të nocioneve me të cilen, perkëdhelni pretendimet poshteruse greke, për tu tallur bota me dinjitetin e vëndit tuaj, e perkufizojne fjalen urrejtese për fatin tuaj të keq jo si neverinë për ata që përbuzen brënda së njejtës familje.
Ju mbeteni nëpër mendjet e kthjelleta anëkënd botës vemje që shesin nderin e tyre për lëmoshat e të tjerve, e të flasesh me këtë gjuhë të ulët kundra jush nuk është urrejtje.
Nuk kam urryer bindjet e tua politike se as nuk e di as nuk më interson në keni bindje politike ju kamelone të tillë, ju vetem nje art dini atë të lëpirjes se se atij që qëndron pak më sipër.
E për momentin ku jemi, në prag të këtyre zgjedhjeve, thirrma ime tek ti që lexon, është të mbyllim deren komshinjeve.
Bindjet politike, janë romantizma të një kohe të shkuar.
Neve na duhet një qeveri në krye jo t’i tundim bishtin sebeve e grekeve se jemi dhi të zgjebosura, por tu themi se në shtepinë tone ligjin e bëjmë ne. Vetem kaq kemi kërkuar. E vetem kaq duhet të arrijmë. Të bëhemi zotër të shtëpisë sonë.
Pra të votojmë që tiranën ta spastrojmë nga llumi grek.
E kjo nuk do të thotë se ne shqiptarët jemi kundra socialisteve. Ne jemi për shqipërine e shqiptarëve e socialistet na kanë tradhëtuar. Në shqipëri nuk qeverisin as nanot e as Metet por grekerit. E ne qe i dhamë votën se për nje arsye a një tjetër qemë ta pakënaqur me Berishen, ne duhet tia heqim frenat, këtyre gangasterrave të dehur para se të na rrokullisen komplet karrocen tone të prishur.
Pa votën tone Bersha smundet të fitoj e pa Berishen ne mbetem nën grekërit.
SHQIPERIA DHE EGËRSIA E SOCIALIZMIT KAPITALIST
Domëzdoshmerinë e rikthimit të Berishes e impunon para se gjithash varferia mesjetare e kombit, ku egersia e Socializmit Kapitalist, mizorisht ushqehet duke thithur gjakun e pakët të Shqipërisë së mpakur, me shiringat e korrupsioni institucional.
Foto Sali Berisha
Matufepsur pas partive, dhe dukeqenëse kandidatet e pavarur vijnë si gjethi pa degë në hapsirat e mvrenjtura të politikës shqiptare, rikthimi në pushtet i Berishes, është e e vetmja alternativë e çlirimit të Shqipërisë nga kthetrat instuticionale të korrupsionit shtetëror.
E në të njejtën kohë, rikthimi në pushtet i Berishes, është ndëshkuar me sakrificën a Pirros, ku gëzimi i fitorës do zbehej e vanitej kundrejtë mundim-përipecive me të cilën fitorja arrihet.
Ardhja e Berishes në krye të vendit është aq e vështirë sa ç’është e nevojeshme, jo se nuk ka të tjerë por ngaqë të tjerët mbeten zogj të pa çelur në vezat llukë-prishur ku ata janë mbytur.
Të shpresosh ndërrimin e partive në pushtet pa rikthimin e Berishes është të ëndërrosh hedhjen e çatisë pa ngulur themelet.
Ndaj nëse Shqipëria, mbetur në udhekryq si makine e vjetër e ndryshkur, duhet të ndërroi gomat e shpuara- Partinë Socialiste, s’ka tjetër alternetive përveç ri-marrjes në llucin e moçalit të vetë, të gomave që flaku në lajthitjen e rrëzimit të “Piramidave” - Partine Demokratike.
Ky ri-ndërrim në udhën tone të lodheshme permes tymit të djegieve të endrarave tona si plehu i kazanve në perfiferi qytetesh, drejtë qytetrimit të evropës, me besime të marra Donkishotese, kur në fakt në më teper i afrohmi, territ barbaric të mesjetës, bëhet sa vjen e më tepër, Domëzdoshmëri Kombëtare.
Domëzdoshmerinë e këtij rikthimi e impunon para se gjithash varferia mesjetare e kombit, ku egersia e Socializmit Kapitalist, mizorisht ushqehet duke thithur gjakun e pakët të Shqipërisë së mpakur, me shiringat e korrupsioni institucional.
Zhytur çdo ditë e më thellë në mjerimin e ligjeve pa dhëmbe të shtetit shqiptarë dhe dhëmbeve pa ligje të pushtetareve social-kapitalist, Shqipëria mishdjegur në zgarën e Evropës së shekullit të fundit të mijëvjeçarit që shkoi, pjekur e tretur sipas shijeve sllavo-ballkanike, mbetur me një luginë të hollë Myzeqeje, ndarë nga viset e veta më pjellore, prej kohës që kurrë nuk favorizoi Shqipërinë, nuk sheh tjetër rrugë shpetimi prej hellit nga ku rrotullohet, përveç ndërrimit urgjent të qeverisë, tani në fillimet e shekullit të parë të mijvjeçarit ku jemi.
Berisha nuk është ilaçi sheruas nga kanceri i korrupsionit, por sëpaku është një qetesues më i mire se sa vet virusi- Partia Socialiste.
Zgjedhja është e thjeshtë në prag të zgjedhjeve që po afrojnë. Ose vatren e kancerit, Parinë Socialiste, që zgjat metastazat nga tumorri në godinat qëndrore të PS-së nëpër të gjitha organët e trupit që dergjet, ose lëngjet e kimotherapisë qetesuese që edhe pse nuk shërojnë së paku luftojnë këtë sëmundje Partine Demokratike. Tjetër zgjidhje nuk ka për Shqipërine e për shqipëtartët.
Nuk është se Shqipëria nuk gatoi figurë më të kompletuar se Berisha për të hequr nga kurrizi i vet kockë e lëkurë, qeveritartët Social-Kapitalist, që e kthyen vëndin në një Shtet Klan, ku sundon korrupsioni, anarkia, dhe e drejta jo ligjore e Partisë Shtet; njerëz të tillë mund të ketë plot, por mjerisht nëse ata egzistojnë, ose nuk kanë guxuar të dalin në dritën e diellit, e populli shqipëtar ska pse merr qiririn për ti kërkuar (Shqipëria akoma vazhdon të mbetet përçues i keq i energjisë elektrike) ose në patçin dalë në skenë ata ënde nuk kanë ditur të bindin votuesit në vënd se atyre mund tu besohet misioni e spastrimit të Ujrave të Zeza.
Për vetë rrethanat që janë krijuar deri tani, të gjithë figurat e tjera të politikes shqipëtare, kundërshtarë të Partisë Shtet, nuk kanë mundur ta lartojnë veten në sytë e bashkëkombeseve si të aftë të marrin një numër të caktuar votash që do t’i siguronte vendit ndërrimin e qeverisë.
Ndër partitë e tjera që nuk mund të rradhitën kurrësesi si kundërshtarë të Social-Kapitalisteve, përsonalitete butakesh që mbajnë ison e pushtetareve, nuk kanë çfarë opcioni t’i ofrojnë vëndit dhe si të tillë ata nuk mund t’i impunojnë shqiptareve filozofizmen e stërdëgjuar të “ngrehu hoxh të ulët prifti aq më keq kur këta mund të jene splitime të reja brënda PS-es”.
Ndaj tani për tani, duam a z’duam, na pëlqen apo s’na pëlqen, mvaret se me ç’lugë propagande hëngrem gjellën helmuese të së kujt partie, apo se kush na përkedheli e kush na dha shqelmin, e vetmja shpresë shpëtimi për Shqipërinë nga korrupsion dhe ligji i pashkruar i paligjeshmerisë, mbetet rikthimi i Berishës ose pajtimi me fatin, dhe heshtja për ata që na tallëpërqeshin me një kanal të hapur rishtazi në prag të çdo zgjedhjeje, që vetëm prish dhe atë pjesë të pa prishur trotuaresh, sa për të vjedhur një grusht më tepër votash të pa merituara.
Ngurrimi i shpërthimit të rebelimit tonë, për hire nostalgjish individuale apo lidhjesh shoqërore e miqesore me pushtetarë të vaçantë, bëhet përgjegjes jo i pakët, i faktit që Shqipëria zë vëndin e shtetit më të korruptuar të kontinentit.
Gjendja e kolereshme në një meyrë a tjetër nuk është tërësisht faj i një partie të vetme, por faj kolektive i motos së pa shkruar “Pse të bëhem unë i keq apo çfarë më duhet mua?”
Të zgjedhesh mes figurave politike, që dallgat e tranzicionit i sjellin me shumicë, një parti a një tjetër, nuk do të thotë se figura se cilës i jep votën, është figura e vetme që meriton votën tënde, për të shmangur suksesëshem ajzbergët e korrupsionit shtetëror.
Ne jemi në mbytje e kur je në mbytje mund te kapesh pas së cilës dërrasë që është më e fortë se ajo që ke në dorë. E kjo dërrasë që duhët zënë derisa të ikim mbytjes për interes të fqinjeve, që me shtytjen e skafisteve të kuq, na hodhen në detë para se të na çonin në Evropë, eshtë partia e Berishes.
Politika e plehraqve dhe plehrat e politikës
Zëra shqetsuas janë ngritur rreth ketij kanceri qe po injektohet ne zemren e Shqipërisë. Të gjithë këto (zëra të pakët) dukët sikur në një mënyrë a tjetër drejtohen tek pasojat e demeshme të këtij projekti. Të gjithe duket se sugjerojnë se qeveritarët shqiptarë janë të korruptuar dhe se për përfitimet e tyre personale ata arrijnë deri këtu ose më keq akoma, duket se ato sugjerojnë vetem se qeveria shqiptare nuk ishte e vetedijeshme që një projekt i tillë qënka kaq i dëmshem për shtetasit e vet dhe për mjedisin e vet pothuajse që tani në nevojë urgjente për ndërhyrje.
E gjitha kjo politike plehërash nëse unë e kuptoj mirë shqipen e sotme, përktheht në; shqiptarët janë lënë të dëgjojnë dilemen e –është apo s’është keq për Shqipërinë sjellja e plehrave të Evropës në obborrin e saj?
Me fjalë të tjera Partia Socialiste, më në fund ka pranuar në sy të tërë botës (jo vetem të shqipëtarëve) se nuk është e aftë as të ndertoj një nevojtore për veten e saj në Shqipëri dhe si e tillë ka kërkuar që Evropa ta bëj një gjë të tillë me kusht që dera e shqiperise të mbete e hapur për evropianet, te vijnë të bëjnë nevojat përsonale në Tiranen e kthyer prej tyre ne nevojtore publike e Evropës.
Disa nga zërat kundershtuese të këtij projekti banje-shënderrus vjen nga partitë opozitare dhe prap dukët se gjithshka ngjanë në luftë-lojë politike, një përpjekje tjetër për te diskredituar partine qeverisese vetem për fitime të partisë së vet dhe vetem kaq. Të tjerët po perpiqen te bindin shqiptaret se ndotja e ambjentit madje dhe nga furrat me moderne të këtij lloji është e jo shëndeteshme. (zot çfarë eureke). Të tjerë akoma duket të sugjerojnë se ata na qenkan lënduar në shpirt sepse qenkan lënë në errësire apo pas dere kur bëheshin marrveshej të tilla, të tjerë akoma ankohen se u paska dashur më shumë studime, përpara marrjes se një vëndim të tillë. (natyrisht psh—cfare hajnë evropianet para se te dalin në banjo!!!! Lum shqipëria për intele-shkencëtaret që ka!)
E gjitha kjo është kupola e plehut të politikës që mirret me plehun e kombeve të tjera vendosur të vij në shqipëri ku i perket të vij, ku duhet të jetë.
Ne paskemi kujtuar se i derguam njerzit tane jasht që të na sillnin vlerat e demokracise, ne fakt ata po sjellin nga evropa panolinat e perdoruar, te ndyta te qelbura të evropes. Ne paskemi kujtuar se i derguam njerzit tanë për të luftuar për të drejtat e shqipetareve mbetur tej kufinjeve shteteror të vuajn nën barbarizmin slav e shjovinizmin grek, por e gjitha që ky soj njerzish sjell në shqipëri është ujrat e zeza të kombeve tjera.
E prap askush nuk i quan plehrat plehra në Shqipëri, askush nuk do të shkoj në rrenjat e ketij pocaqillëku. Është kjo një Pazar për tu pasuruar më shumë, për disa qeveritarë të korruptuar apo është kjo një strategji për te shkatërruar çdo gjë që ata munden nga kombi shqiptarë në interes të komshinjeve tanë të cilët vazhdojnë të besojnë ënde se pozitat e tyre bëhen më të forta sa kohë që Shqipëria zhytet thellë e më thellë në mjerim, fukarallek e ndytësirë.
Ç’do ditë e më tej, qeveria antishqiptare greke e Fatos Nanos po bëhet më e më e guximeshme kundrejt mefshtesise së vobektë shqiptare me luften e tyre jo me të fshehte kunder interesave shqiptare, por tani hapur dhe pa trazime po kërkon ta kthej vendin në fushë plehrash të Evropës dhe ku? Në hyrje të Tiranës, i vetmi qytet, mbase, ku perendimoret gjejne në Shqipëri jo dhe kaq “Primitiv” dhe që ndoshta i’a vlen të udhëtosh.
Jo vetem që mjedisi do të ndoted më tepër, natyrisht që po, por gjithashtu kjo është një përpjekje për t’i mbushur perendimoret; visitor, diplomat, biznesmen me neveri për Shqipërinë. Çfarë fitoreje për qeverinë greke, cfare kuaj troje qeveritaret tane jane shenderruar.
Dhe si pastaj mundemi ne të kerkojmë pavarësinë në Kosovë në një kur varur nga Nano-fino-greket nuk kemi ende një shtet në Shqipëri? Si mund te kërkojme pavarësin për Kosoven kur po helmohemi në Tirane nga të ashtu të quajturit qeveritartët te votë-zgjedhur shqiptarë?
Shqipëri o vëndi im dembel, i pistë e i neveritëshem, si u shëndërrove ti kështu në një kal i ngordhur, ngaqe ne humbem shpresën dhe kurajon, të të ndryshonim për të mirë me filozofinë tonë dëshpëruese “Le të bëhet çfarë’është nisur për tu bërë”
Dhe është kjo që i jep udhë, thithjes së gjakut tënd të pakët nga Nano-fino-milo-majkët, nën duartrokitjet e përkrahësve të tyre grek nën bishtin tënd që ngrin e ngec, dhe Shqipëri ti totalisht e meriton një gjë të tillë, përdërisa ti një bisht se ngre dot, mbi një grusht miza të fëlliqtë që kanë kthyer nga ujrat e zeza të Evropës të injektojnë mikrobet e virusët në damarët e tu të mpirë, me shpresë që përkrahësit e tyre grek tu sigurojnë edhe një tjetër term gjakthithes mbi lekurën tënde.
Unë jam i sigurtë që ky projekt do të deshtoj. Jam i sigurtë se Shqiptaqrët në se shkon deri atje, me të drejte kështu, në mos me protesta paqësore me rezistence deri violente do ti kundervihen dhe do ta ndalin këtë mbytje marrafryse, por ajo që më trishton është fakti që virusi grek në gjakun tone qenka bërë kaq imunë.
Socialistët dëshmuan edhe njëherë jo se janë të pa aftë të marrin vëndime më të mira në të mirë të vëndit por se ata mbahen ne krye të vendit për të shkatërruar çfarë të mundin në interes të komshinjeve tanë, e këtë punë ata po e kryejn deri në përfeksion.
BIJTË E SHQIPONJAVE
Le te fitojmë edhe në kutitë e votimit-kjo do të jetë fitorja e ndeshjes së kthimit!
Kur, me dhimbje pesimiste besuam se Shqipëria, ulur si lypsare në udhëkryqet e Evropës, nuk pati për vite arsye të na ngrinte kokën lart, dhe Shqipëtarët e ndjen veten inferiorë ndaj botës në të gjitha drejtimet, kjo fitore e merituar e djemeve tanë, që pati mundësi të kishte qenë edhe më e thellë, na bëri të buçasim fuqishëm, krenarë—“Ti Shqipëri Na Jep Nderë!”
Shqipëri në sytë e tanë ti sje më, qoftë edhe për pak çaste ngazëllimi ajo manushaqe mavi, kokëulur, e tretur, por lulëkuq i ndzur, i çelur me përmasat e “Qemal Stafes”.
Çam a Kosovar, në shkup a Mal të Zi sot jemi një, të dehur nga fitoreja.
Më shumë se gëzimi i një trepikëshi, më shumë se krenaria që mposhtim kampionët e Evropës, deh fakti që shpalosi kjo ndeshje historike, se nuk vdiq patriotizmi e krenarie për Shqipërinë por duhen ngjarje të tilla të sukseseshme që të shfaqemi prap ashtu sikurse kemi qenë “Bijt e Shqiponjave”.
Sot nuk ka shqiptarë nëpër botë që pa këtë ndeshje në internt apo nëpërmjet 21-shit që do ta fshihte për turp indetitetin e tij kombetarë. Fitore që bënë ta rrahesh gjoksin “labçe” që je shqiptarë.
Thika në zemren e Emigrantit Shqiptarë çjerrë masken e Greqisë mesjetare
Fitoreja e kombetarës sonë ka qenë një thikë në zemer jo për djalin Kuksian që jep jetën kur mentaliteti mesjetar grek shfaq veten pa mask, por për ata që gjithsaherët na deshnin të keqen, kur bota lexoi me germa të mëdha, jo thjeshtë ti Shqipëri por “Ti Shqipëri Etnike Më Jep Nder”.
Ne jemi ku etnikisht kemi qenë dhe kemi për të mbetur. Dhe skemi për të heshtur paçka se deputetë të parlamentit Shqipëtarë justifikojnë krimet çnjerëzore të races hellene me argumentat e tyre lajthitëz se qenka krenaria e të qenit shqiptarë ‘Nacionalizem” mbi të cilin Greqia e tyre detyrohet të ngul thikën.
Shqipëri ti po triumfon mbi hellent në të gjitha drejtimet! Ti që grekërit i mbajte me bukë, ti që grekërit i bëre me tokë, ti që grekërit i bënë deputetë, deputetë që si kuaj të drunjtë vijnë jo të bashkupunojnë me ty për tëmiren tënde por për interes të Athinës tek justifikojnë jugorët barbarë se zgjimi e krenarisë kombetare jo humbja e ndeshjes ka inatosur fqinjët, ke fituar jo vetëm një ndeshje futbolli këtë radhë. Golat në stadiumin kombetarë i’a çorrën para botës maskën Athinës.
Fitoreja mbi Greqinë në kutitë e votimit— do jetë fitorja e ndeshjes së kthimit
Të rrahen grekët, të vranë e të prenë, kur qe me rrecka e veshur e pate trastën pa bukë, dhe heshtem. Nuk janë hellenët ata që të japin bukë që të japin toka siç bëmë ne dikur, ata na i morren tokat dhe na i thern çamët; për dhjetë dhrami na mbajtën peng e na sollen me forcë të instalonim për ta në krye te vendit hyzmeqrët e tyre zgjedhje për zgjedhje por sot ne jemi në gjendje tia thyejmë dhëmbët kalit të drunjtë jo vetem në ndeshje futbolli.
Shqipëri hapi sytë. Nuk janë shqipëtarët ata që kanë biznese anemabanë Greqisë përkundrazi janë grekërit që sot kontrollojnë tegun e vendit. Le të zgjedhin mbylljen e dyerve po qe se dashkan—që kurr zdo ta zgjedhin.
Si të tillë të mos lejojmë më të na marrin ca lopçarë mesjetarë më nëpër këmbë. Se bota po njeh gjithnjë e më tepër fytyrën e vertetë të Greqisë dhelpër. E nëse një grusht qeveritarësh shitur tek Athina zgjedhin me kujdes fjalët të mos lëndojnë sponcerit e tyre grek ndërsa grekërit ngulin thika mbi shtetasit shqiptarë , le t’i japim grekut goditjen e dyte vitin e ardhëshem ndër kuti votimesh---ne kuqe zinjte e Qemal Stafes nuk do të ngjitim më mbi kurrizin tonë ata që na bëjnë të pabërat në kokë. Fitoreja mbi Greqinë në kutitë e votimit— do jetë fitorja e ndeshjes së kthimit.
TESTIM FASHIST I PRERJES SË FJALËS SË LIRË
Në kohen kur qeveria e Tiranës është lënë para botës si prostitute lakuriqe, me dënimin e Nikoll Lesit, ajo që ska rrobë të mbuloj lakuriqësinë e vet brënda e jasht vëndit kërkon ti nxjerr popllit të vetë syte që të mos e shohin të verteten.
Shqipërisë vazhdimisht i janë servirur shkaqet si arsyeja e asja që nodhi apo pritet të ndodhë. Edhe pse qesherake në vetvete, koskë-lepirësit qime-rrjepur të Fatos Nanos, që rrijnë atje pas dere e ftohen të hyjnë brënda e të lehin nëpër gjyqe me vend a pa vend, na llomotisin tani me të madhe se shtrimi i një pyetjeje të thjeshtë, një pyetje që prej kohesh mjegullon mendjet tona dhe si e tillë duhej të qe shtruar shumë më heret në gazetë, bëhet sebepi i dënimit të mundeshem të Nikollë Lesit.
Atëhere lind pyetja.
Pse duhet që tërë Shqipëria të alarmohet për këtë gjyq të iskanuar, jo thjeshtë nga familja kapobandë e mafias shqiptare, por nga sistemi që i trëmbet fjalës së lirë? Pse duhet, që jo vetëm gazeta Koha Jonë por çdo gazetë që flet shqip, të botojë me germa të mëdha kundërshtimin e saj bindes ndaj këtyre akuzave qesharake të palaçove të qeverisë? Pse duhet poletikanët e ndërshem nëse mendojnë në ndershmerinë e tyre të kundërshtojnë me më zjarrë këtë akuzë?
Arsyeja është se me denimin e Nikoll Lesit, nuk dënohet një prej botuesve të gazetës më të madhe e më të guximeshme të vendit.
Le t’i kujtojmë atyre që harruan se kur Partia Demokratike ishte në krye të Shqipërisë dhe kur socialistet shiheshin si femrat e rrugeve nga shumica e popullit shqiptarë, se në mendjen tonë ënde të turbulluar socialistet qenë, mbijetesa kamaleonese e komunizmit që ngordhi, ishte pikërisht kjo gazetë, që pati kurajon gadi Don Kishotëse, për ne ballkanasit e pa mësuar me fjalën e lirë, të ngrinte zërin me të madhe kundra qeverisë shqiptare të atëhereshme, për çdo dyshim në sinqeritetin e ndershmerinë e Berishjaneve. Aq sa shumë nga ne kujtuam se qe një financim nga armiqtë tanë për të mos e lënë vendin tonë të ec përpara. Ne nuk e dinim ënde misionin e vertëtë të gazetarisë, jo për të bërë eloxhe të tipit të Zërit të Popullit por për të publikuar guximeshem devijimet nga ajo që është e ndershme dhe e drejtë për kombin e atdheun nga qeveritarët e një vendi.
Fill me ardhjen e të kuqeve apo rozë, si quhet tani në vend qeveria socialiste, gazeta Koha Jonë që prap gazeta që vëmendjen e drejtoi tek ata që ndodhin e zduhet të ndodhin në politikën e vëndit. Nëse gazeta Koha Jonë e Nikoll Lesit luajti një rol mbase të dorës së parë në sjelljen, e atyre që duan tani të dënojnë, në pushtet, mendoj se koha erdhi që gazetaria vëndese të ketë mësuar se nuk duhet të trëmbët e të strukët pas gazetave që ata botojnë por të ngrihen trëmbeshem për qeverinë që kërcënon fjalën e tyre të lirë.
Gazetarë të gazetave e raditelevizioneve! Kjo luftë kundra kolegut tuaj nuk është një fenomen i izoluar që heq një prej me të sukseshmeve në rrugen e vështirë të konkurrences e që kështu përkëdhel gjarpërinjtë e cmirës e të xhelozisë, që fatëkëqsisht jetojnë si lakuriq natë në kthinat e erreta e të fshehta të çdo njeriu. Demtimi i Nikoll Lesit nuk mund të shihet dhe nuk do të jetë kurrsesi një mundesi për të shkelqyer në fushen e gazetarisë e ndonjerit tjëtër nga ju dhe si e tillë kjo të mos bëhet frenim i zërit tuaj protestues me mospajtimin tuaj të arsyeshem me këto akuza jo qytetare qeverish anodallake.
Denimi i Nikoll Lesit vjen nga të përkedhelurit grek ne Tiranë, pikërisht kur Nikoll Lesi u shfaq si deputet i vetëm që foli me të madhe kundra ksenofobisë greke, fill pas një ndeshje futbolli, si e tillë populli shqiptarë duhet të marrë mësimin se grekët vijnë e të presin gjuhen nëpërmjet familjes së Fatos Nanos në vatrën tënde, poqese iu lejon Nanos e klanit të tij të vazhdoj me tej me ketë proçedurë.
Gjyqi i Nikoll Lesit nuk është thjeshtë stuhi histerike e një femre të lënduar por është testim i gazetarisë në aplikimin e metodave fashi-komuniste të prerjes së fjalës së lirë përpara zgjedhjeve.

SHQIPËRIA VËND QË PRODHON ME SHUMICË POLITIKANË QË BLIHEN ME QINDARKA
Pushtetarët e sotëm Shqiptarë do të puthinin edhe Hitlerin në ballë po qe se kështu do tu kërkonte Athina e jo të vejnë Athinen raciste me shpatulla për muri për ngjarjet e turpeshme anëkend Greqisë që na i quakan ngjarje të izoluara.
Duke komentuar rreth shkrimit të botuar në “Koha Jonë” mbi vrasjen e të riut shqiptarë nga shpërthimi racist i cmirës greke, Shirly Cloyes DioGuardi, Zonja që propozoi sencen e parë dëgjimore në Kongresin Amerikan rreth dimensioneve shqiptare në konfliktin ballkanik, do të deklaronte mes tjerëve se “Me deklaratat e ministrave te puneve te jashteme të Shqipërisë dhe Greqisë për mediat,- fytyra e vertetë e Greqisë, fatkeqesisht, do të mbetet e maskuar. Fytyra e vertetë e Greqisë do të zbulohet vetëm nëse shtypi shqiptarë, anëkënd botës do t’i detyrojë politikanët shqiptarë në Ballkan të këmbengulin për ndryshime thelbesore në Greqi”.
Shirley Cloyes Këshilltare për çeshtjet Balkanike për ligen Shqiptaro Americane.
Deri tani, i vetmi zë i plotë, protestues dhe i qytëteruar në të njejtën kohë, ndaj këtyre ngjarjeve që nuk mund të jenë kurrsesi incidente të izoluara- por rrjedhoje e një politike të vazhdueshme që mbjellë në dejet e popullit greke, urrejtjen rraciste të Athinës per shqipetaret, ishte zëri i deputetit Nikoll Lesi në “Koha Jonë”
Por, qëndrimi i nje deputeti mënjanë, qeveria e Tiranës edhe njëherë dëshmoi paftësinë e saj për të raujtur të drejtat e nënshtetasve të vet. Qeveria shqipëtare ushqyer me pikatore nga grekët aq sa për ta mbajtur atë gjallë, por jo për tu mëkëmbur, e ka humbur para se të vinte në pushtet pultin e komandimt në Athinë dhe si rrjedhojë, populli shqipëtarë teksa vuan nën thundërren e korrupsionit shtetëror të kësaj administrate të vobektë, është katandisur në një vend pa shtet ose me një shtet që nuk mundet ta lëndoj dot Athinen edhe sikur Greqia t’i vërë flakën tër Shqipërisë.

Po, është më se e vertetë se krim-vrasja huligane e një njeriu të vetëm nuk mund të çonte në acarimin e mardhënjeve të dy shteteve për aq kohë sa qeverite e vëndeve ku ndodhin krime të tilla i shkojnë deri në fund analizimit dhe ndeshkimt të shkakëtareve të krimit por, Shqipëtari nuk është më njeriu i mbytur në padije mbi të cilin ministrat shqipëtarë hedhin hi syve me argumenta servilesh prej politikanësh amatorë se këto na qenkan ngjarje te veçanta.
Zotërinj qeveritarë, nuk je kemi zgjedhur qe të na ftohni gjakun me fjalë të bukura kur të tjerët na shkelin më këmbë, por për ti dal zot vëndit që ju me politikën tuaj e kthyet në kosh plehrash.
Tentativat e policisë për të djegur shqiptarët se gjalli në makina nuk janë raste të veçanta, zotrinj pushtëtarë—por është shembll klasik i një shteti policor ne revanzhin e tij të marrë, kundrejt kombit të cilet ju qeverisini.
Rrahjet indiskriminuese të shqiptareve që gjenden ilegale vetem sa here lëndohet mendjemadhesia boshe e arrogances greke nuk eshtë rast i veçantë që zduhet të ndikojë në prishjen e mardhënjeve, por rrjedhoje e një politke shtetrore e prirur nga ksenofobizmi dhe urrejtaja shekullore për shqiptarët që nenshtetasit e tuaj po vuajn në kurriz.
Zotrinj pushtetarë të Tiranës, populli që ju qeverisni ka jetuar në shekuj për një rrip tokë e për dy gisht fytyrë. Ju edhe grekat i morët të dyja.
Ndotja e detit në kohen kur Shqipëria nisi të lakmohesh prej pushuesve nuk është rastesi-ose rastesite e veçantitë po behen mullarë, mullari ku ju ngjiti Athina, e përderisa ju harruat thenjen e lashtë homerike- kujdes nga dhurata qe vjen me buzeqeshjen hileqare greke,- djegja e mullareve dhe renja nga degët kam frike se do të vij për ju pikërisht nga Athina.
Se nese greket do te shohin se ju e humbet aftesine e mashtrimit ne vendin tuaj nuk eshte çudi që ndihma e tyre të spostohet pastaj tek rivalët tuaj që do të shiteshin po aq lehtë sa ju se fatëkeqesisht Shqipëria ka treguar aftësinë e prodhimit me shumicë të politikanëve që blihen me qindarka.
Zotërinj qeveritarë, ju nuk jeni agjent por lolot e Athinës!
Kur në tërë Shqipërinë e jashtë saj mendohet e flitet me të madhe se Nano e Klani i tij janë gurë shahu në fushen e politikës shqiptare të cilët vetëm levizin sipas llogarisë greke, qeveria shqiptare mundet dhe duhet t’i përgenjeshtrojë çdo ditë me të madhe, me fakte bindese këto thënje në po këto gazeta.
Dhe nëse Nano, Familja e Klani i tijë nuk e kanë mësuar ënde se është media ajo që transmeton të vertetën e turpeshme që tashmë besohet edhe prej besnikeve me fanatikë të tyre, mbyllja e fshehja nga drita e së vertetes po myk gjithnjë e më tepër heshtjen e tyre bajate. Duke mos patur kurajon e të kundershtuarit bindës në faqe gazetash ku ngrihet çeshtja të tilla e jo në salla gjyqesh ku lahen hesape, ata pranojnë se janë një instalim i turpeshem grek mbi shtetin tonë, për t’i siguruar Athinës se do ta mbajnë Shqipërinë gjithmonë si grua të përulur që ecën ngadalë pas prapanices greke.
Zotërinj qeveritarë! Sa kohë që ju do të mbeteni në pushtet, Greqia kurrë nuk do të cenohet me progresin e vëndit tuaj. Ju jeni shkaku dhe arsyeja, shpresa dhe garancia greke për të mos e lënë Shqipërinë të ngrihet Gjergj Alez Ali nga shtrati ku ju e mbani të dergjet, e t’i dal balozit të zi në fushë të mejdanit, të kerkoj motren e vetë çame tek jep shpirt nën thikën e qeverisë greke.
Ende edhe sot e kësaj dite kur ju edhe qeveria juaj, na e shisni Greqinë edhe më mirdashesen tonë se Nënë Tereza, edhe pse grekët nën heshtejne tuaj në kohen me kritke të kombit, fal shitjes suaj të pafaleshme po fshijnë gjurmët e fundit të qenësisë çame që ajo e theri, ju nuk mund të jini veçse një mish i huaj në trupin tonë që do hequr.
E meqe ju zonja e zoterinj zgjodhet rrugët e gjyqeve qesherake të Tiranës suaj, dëgjomëni tju kujtoj se Shqipëria ka patur gjyqin e pleqeve të Kurbinit njëmijë herë më të të besueshem se sa salla-jargoset tuaja alla kërmilleshe, ku qeveri butakësh po kërkojnë të na dënokan fjalën e lirë.
Ky gjyq nuk është thjesht larje hesapesh për një zemer të gjoja-lenduar. Gjyqi është kërcenim dhëmbesh të kalbur ndaj fjalës së lirë para zgjedhjeve, që po vijnë në ditë jo të mbara për familjen Nano. Akuzat e kërcënimet ndaj shtypit trumpetohen nga shërbotorë qyqarë, që heshtin kur ju i falni turpe tër kombit e lehin si zagarë pas gardhit se na u lëndoka krenaria e një gruaje, kur gazeta boton opinione e bile retorike të tipit “është apo sështë Xhoana” agjente greke.
Gazetat zoterinj ministra e familje ministrash nuk janë kalema buzesh, për tju bërë grave tuaja makiazhe servilizmash për shkelqime të rrema. Misoni i gazetarit është të publikojë guximeshem dyshimet e hamendjet, në formë opinioni nëse nuk ka fakte bindese, e ju mund të përgjigjeni dhe falenderoni pastaj gazetën nëse u bë e mundur në saj të ketij publikimi të spatrohen njolla të kota që populli juaj besoi se kishte në ndërgjejen tuaj.
Por kur ju merrni shpaten tuaj të ndryshkur të na prisni fjalën e lirë në buzë, që smundeni ta prisni dot e beheni kështu lehes që s’kafshojnë, vetem deshmoni me lajthitjen tuaj histerike atë thënjën tonë të qëmoteshme se ku ka zë s’është pa gjë, megjithese në rastin tuaj është akoma dhe më e besueshme fjala e urtë e popullit shqiptarë, “fshati që dukët nuk do kallauzë”.
Zotërinj qeveritarë të Tiranës lërmë ta them me shkronja të mëdha, ju nuk mund të jeni agjent të Athinës se Athina nuk mund të besoj në aftesinë tuaj mendore, ju jeni lolot e Athinës që shkëlni më këmbë interesat e vëndit tuaj për të shtuar pak më shumë dhjamë në prapanicat tuaja që kanë aq frikë të çohen nga karrigeja ku Greqia u ka lidhur pelenat.
E ju shqiptarka të tjera, mos dilni pra në pisten e vallzimit kur se hidhni dot vallen e nuk dashkani të shohin të tjerët; ja pra që kjo bota paska ca gjëra që lëndojnë edhe mbreter e mbreteresha- ja pra që s’mund t’i paskesh të dyja- dhe bujen dhe heshtjen- e nëse deti trëmb me thellësinë e tij lëri dallgat të shkojnë e të vijnë mos mbytesh nën dallga premtimesh të rrema se si i thonë fjalës, pastaj mund të na bëhet refren në buzë ajo thënja “Bir selman i nënës kë të qaj më parë”, lëri selman servilet të mos i grisin merimangat e dyerve të prokurorisë e të na mbijnë si fondi spathi në salla gjykimesh se fatkeqësisht disa nga ne nuk mbeten gazetar oborresh!!!
E nëse nëpërmjet këtij gjyqi qesharak qeveria shqipëtare synon të terrorizoj fjalën e lirë një vit para zgjdhjeve, kjo është një llogari për së prapthi e këpushave që plasin jo më nga ngaqë erdhi natyrshem dita e ndarjes por ngaqe e shpejtuan vetë ikjen me etjen e tyre të pa kontrolluar për gjak.
SHQIPËRIA NË UDHËKRYQ
Shqipëria Midis Nacionalizmit Globalizmit dhe Kolianalizmit Modern.
Qe një moment, mendim i trazuar, rastësisht në Shqipëri do të dëgjova një nga drejtuesit e PS, (G. Ruçi), të fliste para gazetarëve, me fryerje boshe e arrogante, si ndonjë brigadier i qëkurshem kooperative, në mbrojtje të fitores së Edi Ramos.
Gramoz Ruçi Edi Rama
Për herë të parë kam kuptuar se ato ishin qenje të mjerueshme besimesh të tepruara në vetëvete, që u duhesh falur edhe ligësia e krimeve edhe paturpësia e korrupsioneve, përfshirë edhe vjedhjet në zgjedhje.
Duke nënkuptuar humbjen e PD-së, krerët dallkauk të Ps-es do ta quanin deklaraten që vinte nga ana e tjetër për fitore si Fitoreja Pirros, se informacioni që PS-ja paskësh nuk dëshmon fitoren e PD-es por humbjen e tyre.
Klith pëlcit po deshe! Të mos dish diçka për Pirron e Madh kur edhe femijet duhet të kishin dëgjuar, së paku në Shqipëri, nuk është gjë e madhe, por të flasësh për Pirron kur nuk di se çfarë flet dhe përball tërë Shqipërisë e në Emer të partisë që udheheq, është e pa besueshme.
Fitore e Pirros nuk do të thotë humbje o qeveritar debil, por fitore me shumë vështirësi që ne rastin konkret do të ishte mbase të arrish të fitosh mbi manipulimet e kërcenimet e Partisë Socialiste.
Ekranët televizive qenë shndërruar atë natë në rringje jep-e-prit-goditjesh të pafund, herë nga fodulli arrogant i socialistëve e hërë nga “ushtari i mirë Shvejk” demokratë. Dhe bashkëkombesit e mi - tifozë qyqarë të këtyre dy partive, në dhomat e familjeve ende të tipit tradicionalo-kombetar por tashmë dekoruar me salltanetet dekadente që globalizmi sillte me shumicë në vend, ndiqnin me ankth e me pasion, me grindje a me shamatë vazhdën tragji-komike të zgjedhjeve, saqe të krijohej përshtypja se ishin gati të falnin gjysmen e pasurisë së tyre te varfer vetem e vetëm të fitonte kush deshën ata.
Hajde dhe quaj shqiptarët kaq idealistë, pastaj, materialistë! Shqiptarët e shohin vertetë interesin, por vetëm mes shokësh, miqsh e vellëzrish; kurrë me partitë që me të marrë pushtetin, votuesit e vetë në kokë përmjerrin.
Dhe si mundet pastaj vetës sonë t’i themi që trurin e mendjen e kemi në vënd, kur fill pas zgjedhejesh rrugëve vemi, fill pasi horrave u japim pushtet jo se i deshem e jo se na deshnin porse komshiun kjo në shpirt e vret; rrugëve dalim e shajme e ankohemi betohemi se kurr më vota zdo marrin ata që në zgjedhje prap po të dalin, prap votat tona do t’i kenë në xhep.
A mund të jemi ne kështu një popull që meriton rrespekt përtej gardhit tonë të shprishur? Si mundemi pra atëhere te fajësojme botën që na shtrydhi trupin e na rropi kokën, e me gjakun tonë që shkel nëpër këmbe ngre stadiume modernë, stadiume ku njerëz të vegjel, që kanë turp të jenë vetvetja u rrefejnë botës flamujt e kombeve të tjera?
Pirro Dima në hapje të lojrave olimpike
Ne që për komshinjtë që na përbuzin e na shajnë e na vrasin, ngrejmë vepra madhore me punën tona falas, a duhet ne pastaj të ankohemi me Evropën që nxjerr ujrat e zeza nga ana tjetër e botës të na i sjellë peshqesh në der të Tiranës, a duhet ne pastaj të rënkojme e qajmë se na i mbushen brigjet e detit me llum e me naftë?
Ja pra, kjo është shqipëria e shekullit 21. Shqipëria primitive që nën maskat e globalizmit deri tani ka bërë projektplanet e një nevojtoreje për Italinë ne Kashar, ka lidhur shqipërinë për Krevati të mbarset me kopilizmin e asimilimit grek, pret Serbo-Malazezet duke brohritur në injorancen e vet, se i dha fund luftës së ftohte midis Serbise dhe Shqipërise—se kur e paska nisur Shqipëria luftën e ftohte që sot e paska në dorë ta ndal vetëm qeveritarët shqiptarë mund ta dijnë.
Si munden njërëz të tillë që nuk mund t’i besosh të ruajn bagëtinë të mund të udhëheqin vëndin kur Shqipëria si fëmij jetim, humbë-hutuar në udhekryqe rrinë midis nacionalizmit, globalizmit dhe kolianizmit modern?
POLEMIKË E KOT ME FATOS NANON
Si mundet, zotërinj socialistë, që populli im i stërvuajtur të spërkatë rrugën e përbaltur në mjerimin e vetë me lulet e simpatisë së verbët për ju?
Mëfshtësia e qeverisë suaj, zoti Nano, është garanci që Shqipëria të mbetë një bimë e hajthme e zverdhur nën hijen e rritjes përsipër të saj të pjergullës Greko-Serbe.
Zoti kryetar! Shqiperia e goditur me shpaten e fuqive të medha për të kenaqur lakmitë e vampireve sllave, po derdh gjak nënash që më z’do mekojnë Mic Sokola e Adem Jasharë, po derdh gjak foshnjash që më buzë s’kanë të pijnë në kroin e idhët të historisë se Kosovës, e t’i shtohen thirrmes sonë nëpër botë për liri.
Këto ditë të rënda që populli kalon janë katalizatorë që shpejtojnë ndarjen e atyre që turpeshem do të quhen nga ne dhe nga brezat që vijnë - Hamza Kastriotë.
Zoti Kryetar! Kosova lëngon. Toka e Dardaneve ka kohë që thërritet djep i historise dhe kulturës serbe. Kosova nuk është djep historie për Serbinë, por është djep i begatisë së pamerituar, dhe i sigurisë që shteti yt të mbetet sakatë i Evropës, buzë e hundë rrëzuar, buzdetit vrarë e zdramkuar, thyer e bërë copash.
Edhe nëse Kosova nuk do të kishte kurrfarë rëndësie ekonomike për Sërbinë, mbajtja e saj nën kularin sllav është garancia më e mirë për ta lënë Shqipërinë tënde të lëngoi e të mbetet gjithsaherën, një bimë e hajthme e zverdhur nën hijen e rritjes përsipër saj të pjergullës Greko-Serbe.
Ndaj zoti kryetar është krejt e pashpjegueshme qëndrimi i qeverisë suaj, krejt e pabesueshme si mundet populli im i stërvuajtur të spërkat rrugën e përbaltur në mjerimin e vetë me lulet e simpatisë së verbët për ju.
Mëfshtësia e qeverisë suaj t’i gjended në ndihmë popullit shqiptar, jo vetëm asaj pjesë të kombit, detyruar të jetojë nën thundren shtetit barbarik serb që kurrsesi zdo t’i leshoje nga duart e veta pasurite e Kosoves, është turpëshme. E ne shqipëtarët kurrë nuk duhet ta kishim ndjerë vetën më të fyer sesa krashi faktit kur senatorët Amerikan i kërkojnë Beogradit me kërcënim e me force ndaljen e këtij gjenocidi, ju me pa piken e turpit dolët e thërrisni se çeshtja e Kosovës është punë e brëndeshme e Jugosllavisë.
Është e turpëshme për shqiptarët e vertëtë, të kenë mbi krye butakë të tipit tuaj, që kur të tjerët ju marrin nëpër këmbë, ju nuk keni kurojon më të vogël të deklaroni se po ju maltretojnë gjysmën e kombit, përkundrazi duke e shitur vetën si idiotë që askush pastaj nuk ju merr seriozisht, deklaroni se nuk është në natyren tuaj të fusni hundët ku nuk ju takon, ndërsa nga ana tjetër për dhjet grekër që kërkojnë qiqra në hellë, në interes të Greqisë ju qenkeni gati t’i vini flakën tërë Shqipërisë.
Kosova, zoti kryetar po vritet e pritet nga dora tinzake e frikes se etheshme, kur ajo kërkoi të ngrihej Gjergj Alez Ali nga shtrati ku dergjej, nga shtrati ku e lane të lëngonte pabesitë e etreve tuaj komunistë.
Ata qe ne sulmin e parë Otoman, lanë Trojet dardane ku ishin ngujuar, e dolen siç dalin hardhuckat nga guret, kur koha e turkut pat ikur e shkuar, për lufte në Ballkan, kërkojnë të na shpërngulin me ndihmen e heshtjes suaj tradhëtare nga viset e gjysh-stërgjysherve tanë.
Ata e gjeten Shqiptarin te prerë, për shekuj përgjakur në fushe të betejes, me mijra te tjerë shpërngulur tej detit. Dhe erdhen ata me zhurmë e potere, kërkuan me ngulm gjithe viset e tua, një rrip tokë të kanë lënë e një shteti sakate, te cunguar.
Zoti kryetar, heshtja eshte ajo qe na ka tradhetuar - tradhetia ajo qe na mbane te ndare.
Kur gjaku yne digjet nga baroti, kur kenges sone lot i jetimit i ve fre, tregona haptas zoti kryetar me ke ti je?
Per ne Kosova s’eshte toke tjeter, durimi yne s’eshte pritje pa kufi, por ja që bota paska edhe njerëz që mund të heshtin edhe kur me thikë ia therin foshnjën bota në shtëpi.
Shqiperisë ju i’a zbuluat thembren e Akilit dhe i’a gllabruat zemren- percarja, vllavrasja - asgjesimi yne, gjarper qe na mpaku qe nga lashtesia, na i mori viset e na la nje grusht fisesh qe s’mesuam kurre te jetojme ne paqe me njëri tjetrin. E gjarperi përçarjes prap po merr revan te na mpake me teper, bashkimit që gjithnjë po vonon t’ia mbyllim deren.
Ku jane Anton Cetat se ne vdekjen sot po mbjellim neper vatrat tona, ndersa vjen perleshja e madhe me Serbine.
Atje rri per shkembi lidhur e pa ndihme,- Promethe Kosova -sorrat jane kah vijne qe nga Beogradi t’ia nxjerrin syte, ne vetveten vrasim.
Atdhetarizmin tone gjumi e ka zene. Trimeria jone varrin po i bene vete Shqiperise.
Zoti Kryetar, duhet zeri yt te ngrihet e te thote kurrsesi, kurrsesi se leme Kosoven.
S’patem shtet kur na e moren, i’a pren gjuhen te mos flase, as ne s’folem. Por Kosova ka nente vjet qe po flet me ze te larte e s’po degjohet.
I’a prene duart mos mbaj arme, as flamurin mos e mbaj por Kosova i vu trupin tankut serb per barrikade- ne prap heshtem mbi Kosoven.
Heshtja jotë e dyshimtë do ta bentë krejt Kosoven brënda natës Serbrenice. Nese ty t’a dhame komanden pse skujtohesh ti te prish?
S’jemi ne vec myslimanet e Abdylit dhe Naimit, tok le t’i themi botes se ne jemi atdhetaret e Fan Nolit dhe Gjergj Fishtes, Luarasit dhe Çercesit, se ne jemi Mic Sokolat, Shotat dhe Azem Galicat, le t’i themi bishes serbe se do ta qintfishojme Drenicen.
Ne po presim fjalen tende.
Nuk pret koha Kryetar!
Por ti shkon të ngresh dolli me milloshin në greqi, hakun bukur na punon që të mbajmë prap në ballë!
A MUND T’A BËJMË SHQIPËRINË BIXHOZ PËR AGJENDAT POLITIKE TË DISAVE?
Në përgjigje të disa sugjerimeve për të Përkrhur Kerrin në kurriz të Bushit
Shqiptaret si nënshtetas dhe shqiptarët si komunitet, gjendur përballë alternativash të veshtira, dhe nisur ndër udhë të gabuara shpesh herë, ndodhen serish të hutuar në udhëkryqin e politikës Amerikane.
Është menyra fatkeqe e jetës që në boten shtazore të njeriut i dobeti e i vogëli duhet t’i nënshtrohet instikteve të veta, dhe në bazë të këtij instikti të zgjedh atë që përceptohet të jetë më i fortë e pikërisht atij t’ia lyej qerren, me shpresë që me vonë të marrë rrahje supesh e shpërblim buzëqeshjesh (nga sunduasit në ardhëje e sipër të shoqërisë) dhe të ndjehet kështu më i sigurtë edhe për pak kohë.
Si të dobët e të vegjël, (në fakt më të dobetit e më të vegjelit në botë, po të kihen parasysh rrethanat tona gjeo-politike) kombi ynë që njeh veçse mpak-zhdukjen e vet të llahtarishme, shtrirë dikurë që nga deti Egje e deri në veri të Danubit, e tashme shtrydhur nën darën sllavo-greke, më këmbet në varr, dhe ndërsa tretet fizikisht e njolloset moralisht, jo nga bota katile që aq na pëlqenë ta fajësojmë por nga bëmat tona që nuk çbëhen më, sytë e tanë janë drejtuar për ndihme, larg, larg në Perendim, ku Amerika e madhërishme rrinë.
Shqipëtarët janë një komb pa miq. Askush nuk mundtë përfitoj ndonje gjë prej nesh. Nëse dikush zgjedh të miqësohet me ne, pa dyshim do të behemi barrë e tyre e panevojeshme. Asnjë llojë përfitimi reciproke që mund të mendohet. Çfarë mund të offrojmë ne përveç dorë-shtrirjes sonë të zbrazët që kërkon ndihmë?
Si të tillë, ne s’mund të rrezikojmë të shkatërrojmë çka po përpiqemi të sigurojmë me kaq veshtirësi. Nuk mundemi ne të dëgjojmë të tilla këshilla individuale që gjithsaherë kanë patur pasoja të pakthyeshme shkatërruese për qenësine tonë kombetare.
Nuk mundemi ne të shkojmë tek një familje që duam e na pëlqen, e mbi të gjitha ku kemi turp të trokasim, se zhelat tona ndotin luks e salltanet e kur sherri, zenka e shamate atje zjen, të zgjedhim krah siç sugjerojnë ca mendje tona të “ndritura” të përkrahin Kerrin në kurriz të Bushit, thjeshtë vetem sepse Kerry ka pohuar një fakt të vertetë, që shqiptarët jane kombi më pro-amerikan në botë.
Ne si shqipëtarë jemi prekur të mësojmë deklaratën e senatorit Kerri, që "Populli i Kosovës të përcaktoj të ardhmen e vetë, përfshirë menyrën e qeverisjes. "
Uroj dhe shpresoj që kjo deklaratë nuk është bërë thjesht para ndonje grup(imi) shqiptarësh, apo edhe më keq akoma shprësoj që këto fjalë nuk janë nxjerrë me grep nga Zoti Kerri prej ca intervistuesish shqipfolës, se në qentë kështu, është thjeshtë një fjalë-pazar pa vlerë, një orvatje politikanesh për të blerë pak më shumë vota nga komunitete jo të vogla shqiptaresh në fare pak qytete të mëdhenj të Amerikës.
Senatori John Kerry
Përderisa shumë shqipëtarë po e jehonë-përcjellin këtë qëndrim momental të kandidatit për president, besoj që Kerri e bëri këtë deklaratë, përballë ndonjë turme njerëzish kryesisht jo-shqiptarë, ndoshta në një nga fjalimet e tij rreth politikes se jashteme, pamvarësisht se unë nuk e kam dëgjuar, e as nuk dëgjova madje një fjalë mbi Ballkanin në tërësi e jo më për Shqipërinë, kur mbajti atë fjalimin e tij të shkëlqyer në Kongresin e Bostonit.
Epo sjam unë ai që di gjithshka rreth si-ve e ku-ve e çfarë është thënë. Por prap unë pranoj habinë për mua ndërsa përpiqem të imagjinoj votuesit amerikane që qenkan kaq të shqetësuar dhe se mund tu influencokan nga çfarë presidenti i ardhëshem do të bëka për Shqipërinë a Greqinë a Bullgarinë apo Maqedoninë!!!
Thënë a mos thënë, pa a me gjithmend, tashmë vetem shpresoj e dëshiroj që ca individë shqiptarë nuk do ta keqpërdorin këtë deklaratë të ndershme (uroj) për të imponuar opinionin dhe agjenden e tyre politike tek komuniteti shqipatro-amerikan në emër të interesit të së ardhmes sonë kombetare.
Ndërsa shumë kombe presin nga udhëheqesit e tyre t’i prijnë drejtë begatisë, për Shqipërinë është koha e luftës për existencë.
Ndërsa vrapoi të radhitesh ndër të parët aleatë të Amerikës në luftë kundër terrorzmit, Shqipëria tashmë besohet t’i dorëzojë të vetmin aeroport internacional që ka kontrollit grek, nga frika se policia e ushtria shqiptare nuk qenka aq e aftë sa të ushtrojë një stop-arrest-komand mbi terrosristet me konfidencen që grekët mund. (Për turp të shqipëtarëve Greqia nuk është madje në listen e vendeve qe i përkushtohet luftës kundra terrorizmit me zellin e Shqipërisë dhe aleances së re) e për më keq akoma nën zjarrin që qeveria e Moisi Nanos i dha krenarisë shqiptare le t’i kujtojmë Tiranës së shitur kaq lirë se Shqipëria kurrë nuk ka ndërmarrë akte terroriste ndaj vendeve të tjerë por krejt në të kunderten është Greqia ajo që vazhdimisht ka manifestuar akte të tilla kundra interesave perendimore.
E prap se prap ne vazhdojme udhën tona mes zgjedhjeve të gabuara si kjo që po therritkami një vend me viruse terrorizmi ne damarë si Greqia të na siguroj mos-infektimin po nga ky virus; është ky një zgjedh-vendim i vetë shqipëtarëve që fton dhelpërat greke të vijnë e na ruajn kotecët me pula Shqipëtare.
Kjo - është vazhdim i gjatë i historisë sonë kombëtare në përzgjedhjen e gabuar të vendimeve tona ndërkombetare shpësh herë në kohra shumë të vështira; histori gabimesh që zënë fill që kur zë fill historia e shkruar dhe vazhdon deri me sot e ditë më ditë.
Bazuar në vendime jo reale shpesh herë ne zgjodhem të trajtojmë si miq vende që na konsideruan me pas si armiq. A s’qe kështu me Marko Boçaret e revolucionit grek vetem pak dekada me parë? Ja kështu pra ndodhi koh e më kohë.
A sqe aleanca me greket gjatë luftës Greko-Persiane, vendim i gabuar i sterghysherve tanë ilirë që çoi ushtrinë e mbretit Dar në Veri kunder fiseve ilire të Panonjes në territoret e Maqedonisë së sotme? Atje Perset hasen me të vetmen rezistence serioze deri sa të arrinin fiset Skithe në veri të Danubit; luftë që i gjeti Ilirët pa ndihmen grekeeve edhe pse që pikerisht ndihma qe u dhane grekeve ajo që vuri perballë ilireve gjithë arseanilin luftërak Pers të asja kohë. Qe pikërisht llogari e gabuar për të ndihmuar ushtarikisht komshinjtë të cilët as që deshen të dinë për ndihmë kur e njejta gjë kërkohej prej tyre, qe shkaktoi tragjedinë e parë më të madhe të stergjysherve tane. Mijra mijra Ilirë u dynden me force drejtë lindjes deri ne brigjet e Kaspikut ku akoma mbeten gjurma të pa asimiluara shqipfolës.
A s’qe Pazar i pallogaritur mirë për Ilirët, vendimi individual i Aleksandrit të Parë, at i Filipit dhe gjysh i Aleksandrit të madh, që thjeshtë për të marrë pjesë në garat olimpike, rezervuar në atë kohë vetëm për grekët, pretendoi publikisht se ai nuk ishte vertetë Iliro-Maqedonas por qe me origjinë greke, se, sipas një legjende të hershme që ai vetë sajoi, paraardhësit e tij patën emigruar në Pale, nga territoret Hellene në Jug të Maqedonisë. Po, ky vendim-pretendim (stërgjysh i një peshëngritësi të sotëm që ai që pështyjnë vlerat kombetare për ca lavdi përsonale) e bëri vertëtë të mudnur Aleksandrin të mirrte pjesë në garat olimpike, por ama, në kurriz të shpejtimit të asaj që Herodoti do ta quante pak shekuj më vonë, zgjerim-shtrirje e vazhdueshme e familjes greke në veri, në saj të asimilimit të fiseve jo-greke dhe përvetesimit të trojeve të tyre jo greke.
Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të bëjnë të njejtën zgjedhje, t’u shtojnë Fat-it një os pas ***** the Fatet na shëndërrohen pastaj në Fatosë, thjeshtë për të djersitur vullnetarisht nëpër tokat greke e për të lenë djerr tokat e veta, dhe gratë e tyre të plaken jav-për-javë në pritje ne sa e sa shtretër gjysëm të zbrazët.
A s’qenë sulmet piratike të herë-pas-herëshme mbi flotën romake, vendim i gabuar i stërgjyshreve tanë, kur Ballkani po shihej me syrin e lakmi-pushtimit, si hap i parë i marshit të perandorisë në lindje, që i detyroi romakët të shkatërronin çdo gjë Illire në revanzhin e tyre, ndërsa ruajtën me fanatizëm çdo gjë greke, prej të cileve nuk patën asnjë llojë reziastence serioze? <br