shqiperia.com - Best Web 2007

Al-Punk

Still here
shqiperia.com - Best Web 2007

Shqiperia.com Best Web 2007

Ne konkursin e organizuar nga Instituti Shqiptar i Teknologjive te Informacionit, portali Shqiperia.com u nderua me cmimin Best Web 2007 ne kategorine Biznes (qe eshte dhe kategoria me e rendesisshme).

Ndarja e çmimeve u zhvillua ne ambjentet e Hotel Tirana International ne date 09 Qershor 2007.

Sitet e tjera kandidate per cmimin Best Web 2007, Kategoria Biznes ishin:

www. top-channel.tv
http://www.shekulli.com.al,
http://www.balkanweb.com
http://www.vodafone.al
Stafi i Shqiperia.com eshte entuziast per marrjen e ketij cmimi, duke e konsideruar ate nje vleresim publik per punen e deritanishme e mbi te gjitha per ecjen me perpara.

Pas kesaj faqeje qendron nje kompani dhe nje ekip programuesish, designer-esh dhe moderatoresh. Ky cmim eshte nje vleresim per punen e tyre.

Qellimi i kompanise sone eshte te rrisi gjithmone e me shume permasat e portalit, duke zgjeruar gamen e sherbimeve te ofruara. Keto sherbime jane ne kuader te komunikimit te informacionit rreth Shqiperise, si dhe ofrimit te te gjitha sherbimeve te nevojshme ne internet per komunitetin shqiptar.

Shqiperia.com, ajo qe mund te shihet sot ketu, eshte si nje fidan ne rritje. Ne po punojme qe te ofrojme akoma shume module te tjera dhe te zgjerojme sherbimet qe ofrohen nga portali yne.

Pervec Shqiperia.com, ekipi yne ka dhe shume projekte te tjera paralele, qe besojme do te na sigurojne prezencen tone serish vitet e ardhshme ne kete konkurs.


Rreth Shqiperia.com

Shqiperia.com u inicua ne vitin 2001 si nje projekt per te prezantuar Shqiperine ne Internet.

E vecanta e saj ishte prezantimi teresisht ne Shqip, duke qene nje nder sitet e para qe i drejtohej shqiptareve, ne ndryshim nga sitet e tjera te kohes qe permbanin informacion anglisht per Shqiperine.

Sot, portali Shqiperia.com numeron nje sere sherbimesh te ndryshme, duke afruar prane saj cdo dite shqiptare te te gjitha moshave dhe interesave.

Ajo cfare grupe te ndryshme mund te gjejne tek ky portal fillon nga informacioni i perditesuar, tek argetimi, shtypi, sporti, biznesi, etj.

Ky portal e permbush mese miri te qenit nje porte degezimi per tek faqet e tjera shqiptare ne Internet.

Pjese e ekipit te Shqiperia.com te ftuar ne dorezimin e cmimeve


Fitues te tjere u shpallen

Ministra e Arsimit si faqja ne kategorine e faqeeve qeveritare dhe UNDP Albania si faqja me e mire ne kategorine OJQ.


Artikulli me foto gjendet tek: http://www.shqiperia.com/fq/bestweb07.html
 

zog

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

nuk kuptoj se çfare shet shekulli.kom ose ballkan.kom per te hyre tek kategoria bisnes. se ju me duket se shisni ca kaseta.

ndersa me sa di une ne bote faqet ne linje ndahen ne profesionale e amatore. tek faqet profesionale sherben nje personel me rroge (paverisht se faqja nuk ka qellim komercial, pra nuk kryen shitje ne linje, ndersa tek te tjerat punojne njerez prej pasionit ose vullnetarisht.
por ka dhe plot amatore ose vullnetare qe propozojne artikuj te prodhuar prej tyre ose sherbime ne linje.
 

ermali86

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

zog shekulli shet gazeten. prandaj faqa eshte nje menyre reklamimi per gazeten shekulli. vodafoni nuk ka nevoje per koment se dihet. nuk te mjaftojne vetem keto
 

zog

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

po faqja yutube.com, po Wikipedia çfare shesin ? po ata qe bejne Firefox ? ka plot shembuj. ti i quan komerciale dmth tek kategoria bisnes keta ? apo çfare ?
per mu jane faqe plotesisht profesionale sepse ata qe i mirembajne PAGUHEN prej tyre. e vetem kjo them eshte diferenca.

sidhe sipas meje (pa dashur te fyej) te arrije ta marre çmimin e pare per bisnes shqiperia.com ka problem, tregon bisnesin ne linje, sa posht ndodhet ne shqiperi.
 

Al-Punk

Still here
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

Zog,
2 kategorite e tjera ishin faqe OJQ dhe faqe qeveritare! Cmimin nuk e kemi marre per shitjen e kasetave qe thua ti(p.s DyqaniVirtual eshte i mbyllur aktualisht), po per faktin qe nje firme organizohet dhe prezanton nje faqe.

Kjo kategori nga organizatoret quhet Biznes! Nuk ka te beje me cili eshte biznesi me i mire ne Shqiperi, por ka te beje me cila eshte faqja me e mire e nje firme ne Shqiperi!

Nese do doje nje kategorizim per Wikipedia dhe Firefox:
Wikipedia do futej tek OJQte besoj, ndersa Firefox do futej tek biznes pasi nuk veprojne me si organizate e financuar po si kompani me autofinancim ne ate projekt! Sidoqetejete kjo i perket nje tjeter diskutimi!
 

giapar

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

Po BalkanWeb.com sikur ishte faqja me e klikuar sipas nje sondazhi qe lexova keto dite edhe tek alexa qendron ne krye te te gjitha faqeve!
 

Al-Punk

Still here
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

IC_Plus, Balkanweb.com eshte me te vertete faqja me e klikuar nga faqet shqiptare. Po ashtu jane dhe gazetat e tjera. Besoj se klikimet jane nje nder kriteret e vleresimit, po jo kriteri dominues! Ne nje bisede qe pata bere 2 vjet me pare (kur BalkaWeb.com u shpall siti me i mire atehere), pata marre vesh qe ne kriter vleresimi futeshin disa faktore te tjere si, design, programimi, teknologjite e aplikuara etj.
 

zog

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Mandi</div><div class="ubbcode-body">Zog,
2 kategorite e tjera ishin faqe OJQ dhe faqe qeveritare! Cmimin nuk e kemi marre per shitjen e kasetave qe thua ti(p.s DyqaniVirtual eshte i mbyllur aktualisht), po per faktin qe nje firme organizohet dhe prezanton nje faqe.

Kjo kategori nga organizatoret quhet Biznes! Nuk ka te beje me cili eshte biznesi me i mire ne Shqiperi, por ka te beje me cila eshte faqja me e mire e nje firme ne Shqiperi!
</div></div>

po pra ke te drejte, dhe une po te isha çmimin si faqe tuajes do t'ja jipja sepse i len pas te tjerat, eshte me ezhvilluar e me me shume sherbime, megjithese edhe ajo firma gorani nuk eshte mbrapa.

kategoria me çuditi vetem. mendoj se mund te kategorizoheshin me mire. shqiperia kom si vizitor nuk me ka dhen pershtypjen si faqe bisnesi, bile dhe tek lidhjet e mija e kam fut me duket tek kategoria e pergjithshme ngaqe eshte shume e veshtire ta kategorizosh faqen tuaj.
te tjerat eshte me lehte sepse jane thjesht MEDIA.
 

zog

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

si dhe po shtoj qe sa i perket sot teknollogjive me fare pak njohuri (ose bile hiç) e me shume ngulm sesa gje tjeter arrijme te bejme porhuaj çdo gje qe ekziston te nivelit me te larte. te gjitha skriptet jane ne shitje ose tek sitat warez e me to mund te besh çdo gje.

prandaj dhe bota i ka rene shkurt sa i perket ketyre gjerave, i kategorizon thjesht ne faqe amatore dhe ne ato profesionale (ose profesioniste siç quhen ne shqiperi me duket).
bile dhe me duket sikur keto konkurset awards kane dale prej modes. ngaqe realisht ato nuk vlejne per gje te madhe. ndoshta veç stimulit tek webmasteret.
 
S

Scorpion

Guest
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

Urime per çmimin Mand! Pune te mbare ne vazhdim! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif

p.s e pashe dhe ne TV ceremonine e ndarjes dhe vleresimeve...
 

Daniel H

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

Mandi urime per cmimin dhe suksese te metejshme! Kisha kohe pa e pare shqiperia.com dhe te them te verteten kishe bere goxha pune.
Vetem mbi permbajtjen behej vleresimi?
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

Ouuu, pse e dija un qe mbrapa skenes se Shqiperia.com ishte dikush tjeter...gjithmon kam pas ditur dike tjeter, bohhh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/crazy.gif

Gjithsesi si faqje esht GRAND! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif
 

GONNY_

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

Maah
Un e dija se adresa ishte shqiperiacom.info dhe jo shqiperia.com.
Shqiperi.com eshte vetem nje portal informacioni. I vetmi biznes qe ka eshte ai i ndertimit te faqeve apo gabohem dhe kjo perfaqesohet nga shqiperiacom.info
Best web 2007 nuk ka shume transparence ky cmim.
Kush i vlereson?
Si perzgjidhen?
Cili eshte kriteri?
A jane perfaqesuar te gjitha faqet etj...
 

ladio

Primus registratum
Re: shqiperia.com - Best Web 2007

pershendetje dhe urime per cmimin,

ne fakt dhe une nuk i di kriteret e zgjedhjes se fituesit megjithate edhe pse shqiperia.com eshte goxha faqe e arritur, vodafoni e ka faqen me shume profesionale.

cheers
 
Top