shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

komino

Valoris scriptorum
shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Majko: Serbia të rishikojë vendimin për bazën në kufi me Kosovën
D.Tanushi

TIRANË – Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi Prvoslav Daviniç thyejnë akujt jo vetëm në marrëdhëniet mes tyre, por edhe mes dy vendeve. Vizita e Daviniç është e para e një ministri serb të Mbrojtjes që nga viti 1947. Pas refuzimit të një ftese që kishte bërë një vit më parë Majko, për të shkuar në një aktivitet në Malin e Zi, me arsyen se atje do të ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, dje ka qenë takimi i parë zyrtar mes tyre. Ata e kanë konsideruar këtë takim si “mbarimin e luftës së ftohtë” dhe ndërtimin e një të ardhme të sigurt midis dy vendeve. Ministri serbomalazez e ka ftuar Majkon në një vizitë zyrtare në Beograd. Majko është përgjigjur se nëse Tadiç do të fitojë zgjedhjet presidenciale unë do të shkoj në Beograd”. Në këtë çast ka replikuar menjëherë Tadiç që ka thënë “Majko do të vijë në Beograd”. Lidhur me një pyetje se Majko ka një proces të hapur në Serbi gjatë kohës së Millosheviçit, ministri Daviniç ka thënë se të gjithë kemi pasur probleme gjatë asaj periudhe që tashmë e kemi lënë pas. Nga ana tjetër ai ka përgënjeshtruar për herë të parë lajmet e shtypit serb se Shqipëria është bazë e “Al-Qaedës”. Gjatë bisedës që kanë patur, Majko është shprehur se “zgjidhjet nuk do të vijnë jashtë Ballkanit, por duhet të jemi ne ata që duhet të pranojmë njëri-tjetrin, duke realizuar në këtë mënyrë bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në rajon”. Ai e konsideroi thelbësore përfshirjen e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të rajonit. “Nëse në këto zgjidhje nuk do të përfshihet Prishtina atëherë nuk do të ketë stabilitet në rajon”, -është shprehur Majko. Ai i kërkoi homologut serb rikonsiderimin e vendimit për ndërtimin e një baze ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën, sepse kjo do t’i shërbente rritjes së masave të mirëbesimit si një shenjë vullneti të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndërsa ministri Daviniç u shpreh se “duhet të shohim nga e ardhmja dhe të mos bazohemi në të kaluarën”. Në një deklaratë të përbashkët Majko e Daviniç shprehën kënaqësinë për fillimin e dialogut midis Forcave të Armatosura të të dy shteteve. Po kështu palët janë të bindura se forcimi i marrëdhënieve midis Forcave të Armatosura të të dy vendeve do të jetë në dobi të uljes së mëtejshme të tensionit në rajon dhe do t’i shërbejë rritjes së masave të mirëbesimit e krijimit të një klime më të favorshme për zhvillimet reciproke midis dy vendeve. Po kështu palët konsiderojnë se përdorimi i FA për ndërhyrje ushtarake për qëllime politike në rajonin e Ballkanit është e tejkaluar dhe ky qëndrim do të jetë esencial në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi-Mali i Zi. Nga ana tjetër Majko e Daviniç shprehen gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës mes Forcave të Armatosura të dy vendeve në fusha me interes reciprok.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

shqiperia eshte sot nje shtet relativisht me i stabilizuar se serbia

dhe serbise i intereson te permiresoje imazhin e vet ne bote
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm vetëm se druaj se mos serbët kanë mësuar prej grekërve e na lozin me Tosin e me Majkon.
Jam kurioz të di në ç'gjuhë ka folur Majko <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !
 

lir

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

o gjeneralo ti mbaj fort kundraajoret ai se ne skemi asnje avion ne gjendje pune <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , pastaj ehu ne luften e fitojme me tritol. Ne i veme tritolin vendit tone e jo serbit...
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

çuna per gallate eshte kollaj, po tema me duket serioze e qamet biles....shifni e beni.
 

copenhagen

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Akoma pa rene dakort per shkaqet e "luftes",shkaktarin,humnbsin dhe fituesin,per cfare paqe mund te behet fjele..
Apo duhet te jetojme me iluzione ..
 

copenhagen

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Ahh se harrova pa thene,se kosovaret nuk pajtohen me nje paqe te tille..
E pasi ne jemi ne mes te serbise e shqiperise,smund te kete paqe ,pa ne.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Normal qe shqiptaret e kosoves jane ata qe duhet te vendosin per paqen apo pajtimin me Serbet,une mendoj qe eshte akoma shume heret per nje gja te tille.Serbet kane shume per te ba,e para ata duhet te kerkojne FALJE PUBLIKE per te gjitha te keq
 

OROSHI

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Normal qe shqiptaret e kosoves jane ata qe duhet te vendosin per paqen apo pajtimin me Serbet,une mendoj qe eshte akoma shume heret per nje gja te tille.Serbet kane shume per te ba,e para ata duhet te kerkojne FALJE PUBLIKE per te gjitha te keqijat qe i kan ba popullit shqiptar te Kosoves!!!
smash.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

me gjithe respektin e dashamiresine per kosovaret, politika e jashtme e shqiperise behet nga shqipetaret.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Gene, jo për të të kundërshtuar por "...Ai e konsideroi thelbësore përfshirjen e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të rajonit. “Nëse në këto zgjidhje nuk do të përfshihet Prishtina atëherë nuk do të ketë stabilitet në rajon”, -është shprehur Majko..." sikur e përfshin edhe Kosovën në këtë mes apo jo? <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

edoni

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Absurditeti me i madhe eshte qe disa njerez mendojn se ky takim ka ndonje rendesi per Shqiperin.......Shqiperis nuk i duhet miqesia me Serbin perderisa Serbia ne librat e saj shkollore i trajton shqiptaret si barbar te radhur nga azia.A keni harruar se c'ben ne kosove dhe kuyr nuk kerkuan flaje publike.POlitika eshte poltike dhe se Mjako ka me te drejt te thote ato fjale vetem se raeliteti nuk perputhet me politike.Denimi me i madhe i serbise do te ishte injorimi i perbashket nga te gjitha shtetet ballkanike.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Kondrapedali
Anëtar/e
Anetar/e # 8200

Shkruajtur më 28 Qershor, 2004 20:55
--------------------------------------------------------------------------------
Gene, jo për të të kundërshtuar por "...Ai e konsideroi thelbësore përfshirjen e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të rajonit. “Nëse në këto zgjidhje nuk do të përfshihet Prishtina atëherë nuk do të ketë stabilitet në rajon”, -është shprehur Majko..." sikur e përfshin edhe Kosovën në këtë mes apo jo?
--------------------------------------


pikerisht ate them dhe une

nuk e di cfer po kundershton po kam pershtypjen se i referoshehs pergjigjes qe i dhashe LaTo.
Besoj se e ke keqkuptuar shkrimin tim
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: shqiperi-serbi A mbaroi vertet lufta e ftohte???

Disa vete ketu ne AF thone qe Serbia duhet te kerkoi falje publike per krimet ne Kosove.

Kjo nuk mund te ndodh njeher per njeher.Do te duhen edhe disa dekada,qe te arrim deri aty,sa ballkanasit te behen Europian te vertete.

Shihni Greket.Megjithese kane mbi 20 vjet ne EU nuk kane thene asnje nje fjale mbi Camerine.
Nuk pranojne te bejne paqe me Turqine.

Majko ben cfar i thone miqte e pertej Atlantikut.
Kjo eshte edhe e vetmja politike,qe mund ti sjell paqen Ballkanit.
Do Zoti dhe nuk e sabotojne kete politik Francezet dhe Ruset,per inat te USA.
 
Top