Shqipëria Vështrim i përgjithshem

Albforumi

Primus registratum
Shqipëria Vështrim i përgjithshem

albanian-flag-thumb66384.jpg
Sipërfaqja : Shqipëria etnike më duket se i ka rreth 98′000 km². Që bën të rradhitet si vendi i 107-të në botë nga sipërfaqja , rradhitet menjeherë pas Kores së Jugut.

Popullsia :
- Numri i banorëve në Shqipërinë Etnike sillet prej 8-11 milionë banorë (duke mos numruar shqiptarët që jetojnë në Turqi). Ndoshta edhe më shumë pasi që nuk ka regjistrime të reja për arsye politike , thjesht për të mos ditur numrin e saktë të shqiptarëve , ngase armiqtë tanë do të ndjeheshin shumë të rrezikuar dhe shqiptarët do të shpërthenin si një vullkan , që besoj që do të ndodhë në një të ardhme të afërt falë një bashkimi të të gjitha lëvizjeve , OJQ-ve dhe grupeve të tjera që kanë për qëllim bashkimin e trojeve shqiptare.

- Populli shqiptar është tepër homogjen në krahasim me popujt e tjerë të evropës që janë kapluar nga të huajtë.

Ekonomia sotë :
- Shqipëria Etnike ka një ekonomi të paqëndrueshme , nuk ka investime të mëdha për shkak që trojet shqiptare shtrihen në Mal të Zi , Serbi , Kosovë(UNMIK-EULEX) , Maqedoni dhe Greqi . Nga frika e konflikteve apo ndonjë lufte që do të jetë e paevitueshme për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtë gjë duhet t’a kuptojnë mirë shqiptarët një herë e mirë që pa bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare nuk do të ketë ekonomi të suksesshme , nuk do të ketë vende pune siç po marrin premtime nga politikanet e sotëm “shqiptarë” , më mirë të themi nga rrenacakët “shqiptarë”.

shqiperia_sotme.jpg
Potencialet e zhvillimit ekonomik :
-Me një Shqipëri Etnike të bashkuar , me një shtet të vetëm shqiptar të pandarë , me një ushtri të madhe dhe të fortë , me një shtet ku ligji dhe rendi do të vepronin me sukses , investimet nga jashtë , investimet e mëdha dhe afatgjate nuk do të mungonin .

- Turizmi detar do të ishte një armë e fortë duke funksionuar si duhet nga Ulqini në Prevezë.

- Turizmi malor duke krijuar , mirëmbajtur parqe të ndryshme kombëtare nëpër malet dhe alpet shqiptare do të sillte turistë nga e gjithë bota. Duke krijuar dhe mirëmbajtur qendra skijimi dhe aktivitete të tjera nëpër liqenet dhe lumenjt shqiptarë.

- Bujqësia dhe bagëtia falë tokave pjellore që ka Shqipëria Etnike me një planprogram të mirë dhe me një punë të fortë për rimbëkëmbjen e ekonomisë shqiptare do të bënte një “boom” në Rajon dhe në Evropë.

- Rimbëkëmbja e monumenteve historike , mirëmbajtja e tyre , renovimi i tyre , vendosja e pllakave dhe tabelave nëpër vende të caktuara ku kanë ndodhur gjëra të rëndësishme historike , vendet ku janë zhvilluar luftrat e ndryshme për arritjen e qëllimit të bashkimit të trojeve shqiptare , vendet ku kane ndodhur masakrat e mëdha nga greko-sllavët , vendet nga janë dëbuar shqiptarët në mënyrë masive dhe shumë gjëra të tjera që nuk do të na lejonin të harrojmë ato që na kanë ndodhur , gjithashtu për të na njoftuar botën për ato kohëra/vështirësi që kemi kaluar.

Ky artikull eshte marre nga: http://albeagle.blog.al/?p=241. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albeagle.blog.al/?p=241

Top