Shqipëria pa bikini

Albforumi

Primus registratum
Shqipëria pa bikini

Shqipëria pa bikini

Sokol Shameti

Më në fund çadrat e plazhit janë palosur, tavernat verore kanë ulur qepenat, hotelierët po numërojnë fitimet në valutë të fortë, politikanët janë kthyer përfundimisht nga Sardenja për të rifilluar krizën dhe populli shqiptar pas imitimit për plot tre muaj të turistit gjerman me abronxaturë, kripëzim, jodizim dhe shpenzime milionëshe, mund të rinisë të zbulojë se në këtë anë të kontinentit jeta svesh përditë bikini.

Në këtë pikë, është mbase momenti për të hedhur një shikim vetëm paksa më kritik se zakonisht në marrdhënien e re midis shqiptarëve dhe asaj që përherë e më shumë po afishohet si mrekullia turistike e Shqipërisë një thesar i ri, i sapozbuluar, një lloj çeku i bardhë çudibërës apo sënduk florinjsh që e hasim aksidentalisht në kopshtin ku e kishin groposur gjyshërit.

Ajo që ndodhi këtë verë në Shqipëri dhe që zaten ka nisur tinëz dy a tri sezone më herët është manifestimi i parë arrogant i një retorike me të cilën do të na ushqejnë deri sa të na e nxjerrin për hundësh për disa vite në vijim. Shqipëria sapo ka gjetur Kepin e saj të ri të Shpresës së Mirë, ky kep quhet turizëm dhe të gjitha busullat, velat, antenat, spirancat dhe anija e përbashkët ku lundrojmë të gjithë si popull e ka drejtuar tani për atje kursin e saj.

Ky është destinacioni ynë i ri i një mbrothtësie financiare që arrihet pa mundim, një ishull i lumtur ku ne jo vetëm mbrohemi nga stuhia në këto kohë krize globale, por ku i dalim përanash edhe atij gjestit të sikletshëm e të lodhshëm që quhet punë krahu. Një mënyrë fitimi që duket si e prerë për kokën tonë: pak ose aspak lodhje (ka punuar Zoti për ti qëndisur plazhet tona të virgjëra) dhe shumë kënaqësi (mbetet që këto delikatesa thjesht ti zhvirgjërojmë e ndërzejmë siç dimë ne, domethënë vendshe).

Krejt për arsye sinqeriteti, atdhedashurie pa kushte apo cektësie intelektuale, kësaj teorie po i qepen symbyllurazi e përsëris, në mënyrë fare të sinqertë e naive edhe shumë nga ata që përballë rrezikut të shndërrimit të turizmit në një fe tonën integraliste, do të duhej të përbënin avantgardën e një trupe kritike dhe të pamanipulueshme të intelektualëve të këtij vendi.

Të jesh sot në Shqipëri kundër zhvillimit të turizmit, a thjesht të mos këndosh me devocionin e duhur strofën tënde në korin e madh panshqiptar të lumturisë marinare, klasifikohet gati gati si diçka që lëkundet nga mëkati i mohimit të Zotit deri tek veprimtaria subversive antikushtetuese. Që Shqipëria ka një të ardhme tek turizmi i diellit dhe i detit është këtu tek ne, një aksiomë gjerësisht e pranuar dhe për ta bërë atë më të palëkundur, ka një makineri të tërë propagande shtetërore dhe kolaboracionizmi opozitar që punon ditë e natë.

Pritat sporadike kaçake midis të djathtëve e të majtëve shqiptarë kur bënin adetin e sherrit mes tyre në ditë vape e përtese, ia arritën me lehtësi të krijojnë idenë qetësuese se sidoqoftë, të dyja palët sjanë tërësisht dakord dhe ne, mirë a keq, i kemi dy palë. Kjo divergjencë e thellë në sektorin zbavitës të turizmit me dy fjalë konsiston në faktin se teksa qeveritarët mburren se turizmi sivjet në Shqipëri shkoi vaj (ajo rima: më shumë vizitorë se banorë), opozitarët thjesht ankohen se qeveria ishte e paaftë ta bënte Shqipërinë një vend ku turizmi bën namin. Kështu, duke asistuar të gjithë në shpalljen e pandalshme të ideologjisë që e ka emëruar turizmin si shpëtimtarin ekonomik të vendit, sapo kemi hyrë në një edicion të ri iluzionesh.

Por brenda koncertit melodioz ku sot po festohet Shqipëria ekskursioniste e viteve 10 të këtij shekulli, mjerisht fle klithma e mbytur e një instikti vrasës. Kulti i turizmit si një rekonkuistë ekonomike që do të sjellë begatinë, mban brenda vazhdimin e një seriali kriminalistik. Të investosh gjithë energjinë kombëtare drejt zhvillimit të një sektori si turizmi (një resurs që svaret thuajse fare nga veprimtaria njerëzore, por kryesisht nga gjeografia dhe meteorologjia) si dhe ta venerosh atë si të ishte eksplorimi përfundimtar i rrugës sonë drejt së ardhmes, është më e pakta një atentat ndaj konstruksionit social të shqiptarëve të cilëve u ndalohet kështu përfundimisht të jenë seriozë.

Në një vend si yni ku aktiviteti i mirëfilltë prodhues është ende i pakrahasueshëm as me atë të ditëve më të zeza të epokës së diktaturës, duket sikur bëhet gjithçka për të na mbajtur larg nga e vërteta. E vërteta është se nuk mund të ketë një zhvillim real nëse nuk i rikthehemi seriozisht punës, veprimtarisë konkrete prodhuese, zhvillimit industrial, avancimit teknologjik dhe nxitjes së progresit të shëndoshë shoqëror. Për këtë ska kompromis. Gjithçka tjetër që sngjan me këtë, është thjesht një mashtrim.

Shqiptarët nuk do të mund të shërohen nga sëmundjet e tyre të vërteta kombëtare që janë varfëria, papunësia dhe prapambetja shoqërore, për sa kohë do të përqafojnë symbyllurazi lloj lloj palaçollëqesh të maskuara si metoda alternative shërimi. Këto metoda që premtonin të sillnin para të lehta tek shqiptarët kanë tashmë itinerarin e tyre të diskredituar që nis nga shock terapia deri aty nga vitet 95, firmat rentiere deri më 97, privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha publike deri më 2005 apo anomalia tumorale e biznesit të ndërtimit deri më 2008.

Të gjitha këto strategji të mëdha vuanin nga e njëjta defiçencë: mospërfshirja brenda tyre e elementit bazë për zhvillimin e një ekonomie me themele gjenuine prodhimit industrial. Në rastin më të keq, ato ofronin formula magjike drejt lumturisë e në rastin më të mirë, ishin thjesht veprimtari anormale ofrimi shërbimesh, duke u krijuar artificialisht treg produkteve të importuara a duke qarkulluar kapitale të një zot e di se çorigjine. Për 20 vjet, të gjitha lokomotivat e zhvillimit të shqiptarëve, teksa zëvendësonin njëra tjetrën nga stacioni në stacion, karakterizoheshin nga krejt koleksioni i promovimit të dembelizmit, moskokëçarjes, pritjes nga të tjerët, ezaurimit të resurseve natyrore dhe abuzimit me to.

Fizionomia e individit të asociuar me këtë lloj zhvillimi është ajo e një krijese antisociale që ngjan shumë me portretin modern të turistit shëtitës. Ekzistenca e këtij lloj njeriu që reklamohet si model shoqëror mbështetet mbi të njëjtat principe si ato të kolonive të bakterieve: zhvendosu nga një vend në tjetrin, konsumo çtë mundesh dhe ik. Përballë një bote që po bëhet përherë e më kompetitive, oferta jonë kombëtare e dirigjuar nga një klasë udhëheqëse që alternon vetveten në të dy kahjet e spektrit politik, është në pikën e saj më të ulët.

Duke mos u dhënë shqiptarëve qëllimisht mundësinë për tiu rikthyer punës dhe prodhimit, duke i mbajtur të ndrydhura dhunshëm energjitë e tyre krijuese, ligjvënësit tanë thjesht sa i sigurojnë vetvetes dhe sojit të tyre një qeverisje pa andrallat e qëndresës së organizuar shoqërore që mund të vinte nga ekzistenca e një popullsie me aktivitet dinamik prodhues. Gjithashtu ata i garantojnë vetes një rreth të përhershëm militantësh nevojtarë që në kushtet e mungesës së alternativave të tjera për të ecur përpara, e varin ekzistencën tek shkëmbimi i përjetshëm i favoreve. Nëse ashtu si në vendet e tjera përreth edhe Shqipëria do të njihte një zhvillim normal të ekonomisë atëherë një nga elementët kryesorë lëvizës në shoqërinë tonë do të ishte një klasë e cila në këtë moment kur flasim është tërësisht e injoruar, e paralizuar, e dekurajuar dhe deri e përzënë nga ky vend. Kjo klasë ka emrin që sot përçmohet më shumë se kurrë në Shqipëri dhe është punëtoria, apo siç njihet sot në gjithë botën perëndimore the working class.

Punëtorët janë njerëz të ndaluar në këtë vend. Të rinjtë shqiptarë nxiten përmes një bigbrotheri të përditshëm kinematografiko-politik ti investojnë jetët e tyre për tu bërë të gjithë avokatë, mjekë, artistë, agjentë marketingu apo thjesht parazitë me lekët e babit. Me një fjalë gjithçka përveçse punëtorë. Shkollat e mesme profesionale janë fshirë pa nam e nishan nga faqja e dheut. Vegjetimi, vetëkënaqja e nënproduktet e tyre imediate: kriminaliteti juvenil, vagabo
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1425

Top