scadarsko
Locus omnem
Në një studim të publikuar gjatë ditëve të fundit nga Instituti Evropian i Statistikave, EUROSTAT, çmimet në Shqipëri mbeten tepër të larta krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por edhe për shumë vende të tjera që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë studim janë përfshirë 37 vende, nga të cilat, 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian, 3 vendet që janë pretendente për t'u anëtarësuar në BE, Maqedonia, Serbia dhe Turqia, tre vendet që bëjnë pjesë në EFTA, ku futet Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Studimi ka përfshirë dhe 4 vende të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.