militanti1980
Primus registratum
Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira
He, ç'mendoni ju per kete ngjarje te madhe? Per mendimin tim eshte diçka shume e mire, sepse si shtete fqinje nuk mund te jetosh ne izolim, pa patur marreveshje me ate shtet fqinj. Keshtu integrimi ballkanik dhe integrimi europian i Shqiperise dhe Serbi-Malit te Zi do te pershpejtohet me shume.
Sepse ato koherat e nacionalizmit kunder njeri tjetrit e kane demtuar edhe Shqiperine, por edhe Serbine dhe Malin e Zi nga ana ekonomike, politike dhe kulturore.
Marre nga http://alb.albaniannews.comShqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira
Nga Genc Mlloja
TIRANË - Gjatë një vizite dyditore në Tiranë të kreut të Ministrisë së Mbrojtjes serbo-malazeze, Provslav Davinic, për herë të parë pas 57 vjetësh, Shqipëria dhe Mali i Zi ranë dakord për t'i dhënë një hov marrëdhënieve të tyre të përgjithshme, duke përfshirë dhe ato ushtarake.
I cituar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, zëdhënësi i Presidentit bëri të ditur se Presidenti Alfred Moisiu i konfirmoi të martën Davinic-it qëndrimin e tij publik për të ardhmen e Kosovës, duke thënë se "përcaktimi i statusit përfundimtar nuk duhet të vonohet, sepse përndryshe do të krijohen bazat për ekstremizëm nga të dyja palët". Presidenti Moisiu u zotua për përkrahje nga ana e Shqipërisë për çështjet teknike të dialogut Prishtinë-Beograd. "Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë mënyrat e ndërtimit të një shoqërie shumëetnike dhe demokratike në Kosovë", tha Moisiu.
Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Davinic, në Tiranë është vizita e parë e një ministri të mbrojtjes që nga viti 1947. Në atë kohë, Shqipëria dhe ish Jugosllavia ishin vende komuniste dhe aleate të ngushta. Por marrëdhënieve të mira mes tyre u erdhi fundi në vitin 1949, kur Jugosllavia prishi lidhjet me Bashkimin Sovietik, ndërkohë që Shqipëria ruaji marrëdhënie të mira me Moskën.
Që atëherë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira, dhe gjatë konfliktit 1998-1999 në Kosovë, ish Presidenti jugosllav, Slobodan Milosevic, i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, duke akuzuar Shqipërinë se ndihmonte rebelët shqiptarë që donin pavarësi. Marrëdhëniet u rivendosën më pas në vitin 2002, dy vjet pas rrëzimit nga pushteti të Milosevic-it.
Vizita e Davinic-it në Shqipëri tregoi se "lufta e ftohtë mes Tiranës dhe Beogradit" ka përfudnuar dhe se vendet kanë filluar një "epokë të re përsa i përket marrëdhënieve të tyre", tha në një konferencë për shtyp Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko.
Në një deklaratë të përbashkët me ministrin Davinic, ai tha se forcimi i marrëdhënieve mes forcave të armatosura të të dy vendeve do të ulë tensionin në rajon.
"Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë rëndësi të veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe reflektojnë aspiratat e dy vendeve tona për t'u integruar në strukturat euroatlantike", tha Davinic-i.
Të dy ministrat ranë dakord të rrisin marrëdhëniet e tyre, ndërsa bëjnë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia presin ftesën për t'u bashkuar në NATO gjatë samitit të Aleancës në fund të këtij muaji në Stamboll.
NATO i ka kërkuar Serbi-Malit të Zi të lëvizin më shpejt me reformat për t'u kualifikuar për programin e Partneritetit për Paqe të Aleancës, që shërben si një hap kryesor për anëtarësimin në NATO.
Të dy ministrat dhanë përgjigje diplomatike kur u pyetën mbi Kosovën. Ata u shprehën se nuk e kanë autoritetin për të vendosur statusin e saj të ardhshëm.
Megjithëse zyrtarisht Kosova mbetet pjesë e Serbi-Malit të Zi, ajo administrohet nga OKB-ja dhe paqeruajtësit e NATO-s. Shumica e shqiptarëve atje shpresojnë të arrijnë pavarësinë, një propozim që kundërshtohet fort nga minoranca serbe në Kosovë dhe Beogradi. Shqipëria nuk ka marrë një qëndrim mbi çështjen përveçse është shprehur se mbështet rezolutën e OKB-së që hoqi autoritetin e Beogradit nga Kosova dhe la të hapur statusin e saj përfundimtar.
Ndërkohë, në një takim të veçantë me Davinic-in, Kryeministri Fatos Nano theksoi rëndësinë e intensifikimit të dialogut politik, si zgjidhjen më të mirë ndaj problemeve ekzistuese për bashkëpunimin rajonal, forcimin e sigurisë, stabilitetin dhe aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE.
"Qeveria Shqiptare ka një strategji të re për sigurinë kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal gjithashtu në kuadër të integrimit euroatlantik, për të siguruar kontributin e saj në paqen globale dhe rajonale, si dhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikut", tha Nano.
Ai tha se kjo strategji përcakton si parim kryesor të politikës së jashtme dialogun, bashkëpunimin dhe mjetet paqësore për zgjidhjen e problemeve dhe diferencave, duke i konsideruar vendet fqinje si aleate dhe partnere.
Ata ndanë pikëpamjen se zhvillimet e reja në rajon, kërkojnë gjithashtu ndryshimin në mentalitetet e vjetra dhe konfliktuale dhe zhvillimin e dialogut dhe mirëkuptimit për t'u përballur me rreziqet dhe sfidat e përbashkëta.
Në një lëvizje konkrete, autoritetet shqiptare ftuan vëzhguesit e Serbi-Malit të Zi të marrin pjesë si vëzhgues në stërvitjet shumëpalëshe "Eagle SAR-04" që do të zhvillohen më 9 korrik në Shqipëri.
"Ne ramë dakord që përfaqësuesit e trupave ushtarake të Serbi-Malit të Zi të marrin pjesë si vëzhgues në shërbimet shumëpalëshe që do të organizohen nga forcat shqiptare dhe amerikane në Adriatik", tha Davinic, duke shtuar se "kjo do të jetë hera e parë që ne ftohemi në një ngjarje të tillë".
He, ç'mendoni ju per kete ngjarje te madhe? Per mendimin tim eshte diçka shume e mire, sepse si shtete fqinje nuk mund te jetosh ne izolim, pa patur marreveshje me ate shtet fqinj. Keshtu integrimi ballkanik dhe integrimi europian i Shqiperise dhe Serbi-Malit te Zi do te pershpejtohet me shume.
Sepse ato koherat e nacionalizmit kunder njeri tjetrit e kane demtuar edhe Shqiperine, por edhe Serbine dhe Malin e Zi nga ana ekonomike, politike dhe kulturore.