Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

militanti1980

Primus registratum
Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira


Nga Genc Mlloja


TIRANË - Gjatë një vizite dyditore në Tiranë të kreut të Ministrisë së Mbrojtjes serbo-malazeze, Provslav Davinic, për herë të parë pas 57 vjetësh, Shqipëria dhe Mali i Zi ranë dakord për t'i dhënë një hov marrëdhënieve të tyre të përgjithshme, duke përfshirë dhe ato ushtarake.

I cituar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, zëdhënësi i Presidentit bëri të ditur se Presidenti Alfred Moisiu i konfirmoi të martën Davinic-it qëndrimin e tij publik për të ardhmen e Kosovës, duke thënë se "përcaktimi i statusit përfundimtar nuk duhet të vonohet, sepse përndryshe do të krijohen bazat për ekstremizëm nga të dyja palët". Presidenti Moisiu u zotua për përkrahje nga ana e Shqipërisë për çështjet teknike të dialogut Prishtinë-Beograd. "Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë mënyrat e ndërtimit të një shoqërie shumëetnike dhe demokratike në Kosovë", tha Moisiu.

Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Davinic, në Tiranë është vizita e parë e një ministri të mbrojtjes që nga viti 1947. Në atë kohë, Shqipëria dhe ish Jugosllavia ishin vende komuniste dhe aleate të ngushta. Por marrëdhënieve të mira mes tyre u erdhi fundi në vitin 1949, kur Jugosllavia prishi lidhjet me Bashkimin Sovietik, ndërkohë që Shqipëria ruaji marrëdhënie të mira me Moskën.

Që atëherë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira, dhe gjatë konfliktit 1998-1999 në Kosovë, ish Presidenti jugosllav, Slobodan Milosevic, i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, duke akuzuar Shqipërinë se ndihmonte rebelët shqiptarë që donin pavarësi. Marrëdhëniet u rivendosën më pas në vitin 2002, dy vjet pas rrëzimit nga pushteti të Milosevic-it.

Vizita e Davinic-it në Shqipëri tregoi se "lufta e ftohtë mes Tiranës dhe Beogradit" ka përfudnuar dhe se vendet kanë filluar një "epokë të re përsa i përket marrëdhënieve të tyre", tha në një konferencë për shtyp Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Pandeli Majko.

Në një deklaratë të përbashkët me ministrin Davinic, ai tha se forcimi i marrëdhënieve mes forcave të armatosura të të dy vendeve do të ulë tensionin në rajon.

"Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë rëndësi të veçantë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe reflektojnë aspiratat e dy vendeve tona për t'u integruar në strukturat euroatlantike", tha Davinic-i.

Të dy ministrat ranë dakord të rrisin marrëdhëniet e tyre, ndërsa bëjnë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia presin ftesën për t'u bashkuar në NATO gjatë samitit të Aleancës në fund të këtij muaji në Stamboll.

NATO i ka kërkuar Serbi-Malit të Zi të lëvizin më shpejt me reformat për t'u kualifikuar për programin e Partneritetit për Paqe të Aleancës, që shërben si një hap kryesor për anëtarësimin në NATO.

Të dy ministrat dhanë përgjigje diplomatike kur u pyetën mbi Kosovën. Ata u shprehën se nuk e kanë autoritetin për të vendosur statusin e saj të ardhshëm.

Megjithëse zyrtarisht Kosova mbetet pjesë e Serbi-Malit të Zi, ajo administrohet nga OKB-ja dhe paqeruajtësit e NATO-s. Shumica e shqiptarëve atje shpresojnë të arrijnë pavarësinë, një propozim që kundërshtohet fort nga minoranca serbe në Kosovë dhe Beogradi. Shqipëria nuk ka marrë një qëndrim mbi çështjen përveçse është shprehur se mbështet rezolutën e OKB-së që hoqi autoritetin e Beogradit nga Kosova dhe la të hapur statusin e saj përfundimtar.

Ndërkohë, në një takim të veçantë me Davinic-in, Kryeministri Fatos Nano theksoi rëndësinë e intensifikimit të dialogut politik, si zgjidhjen më të mirë ndaj problemeve ekzistuese për bashkëpunimin rajonal, forcimin e sigurisë, stabilitetin dhe aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE.

"Qeveria Shqiptare ka një strategji të re për sigurinë kombëtare dhe bashkëpunimin rajonal gjithashtu në kuadër të integrimit euroatlantik, për të siguruar kontributin e saj në paqen globale dhe rajonale, si dhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikut", tha Nano.

Ai tha se kjo strategji përcakton si parim kryesor të politikës së jashtme dialogun, bashkëpunimin dhe mjetet paqësore për zgjidhjen e problemeve dhe diferencave, duke i konsideruar vendet fqinje si aleate dhe partnere.

Ata ndanë pikëpamjen se zhvillimet e reja në rajon, kërkojnë gjithashtu ndryshimin në mentalitetet e vjetra dhe konfliktuale dhe zhvillimin e dialogut dhe mirëkuptimit për t'u përballur me rreziqet dhe sfidat e përbashkëta.

Në një lëvizje konkrete, autoritetet shqiptare ftuan vëzhguesit e Serbi-Malit të Zi të marrin pjesë si vëzhgues në stërvitjet shumëpalëshe "Eagle SAR-04" që do të zhvillohen më 9 korrik në Shqipëri.

"Ne ramë dakord që përfaqësuesit e trupave ushtarake të Serbi-Malit të Zi të marrin pjesë si vëzhgues në shërbimet shumëpalëshe që do të organizohen nga forcat shqiptare dhe amerikane në Adriatik", tha Davinic, duke shtuar se "kjo do të jetë hera e parë që ne ftohemi në një ngjarje të tillë".
Marre nga http://alb.albaniannews.com

He, ç'mendoni ju per kete ngjarje te madhe? Per mendimin tim eshte diçka shume e mire, sepse si shtete fqinje nuk mund te jetosh ne izolim, pa patur marreveshje me ate shtet fqinj. Keshtu integrimi ballkanik dhe integrimi europian i Shqiperise dhe Serbi-Malit te Zi do te pershpejtohet me shume.
Sepse ato koherat e nacionalizmit kunder njeri tjetrit e kane demtuar edhe Shqiperine, por edhe Serbine dhe Malin e Zi nga ana ekonomike, politike dhe kulturore.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Fakti qe ata erdhen tek ne ,tregon qe Serbija per te hyre ne Evrope duhet te kaloje nga Shqiperija <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ,kusht per kete ishte edhe moskrijimi i nje baze ushtarake ne kufi me Kosoven nga ana e Serbeve!!!Megjithate nuk kam shume besim tek deshira e mire e pales Shqiptare ne te mire te Kosoves.Serbeve duhet tu veme me shum kushte ne shkembim te permiresimit te marredhenieve.Duhet te heqin dore nje here e mire nga Kosova!!!!!
 

copenhagen

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Takime te tilla ndodhin gjithmone kur ka interesa te perbashketa..po cili eshte interesi i shqiperise ne kete mes..
Sidomos deklarata se "mbaroi lufta e ftohte" ndermjet tiranes e beogradit,ka nje domethenje qe sqaron edhe qellimin e ketij takimi,ndoshta..
Une mendoj se eshte ne interesin nacional te serbise,te menjanoje te gjitha barrierat ndermjet serbise, e republikes se shqiperise,posaqerisht ato ne lidhje me kosoven..eshte me lehte te justifikohet politika(shoviniste)e serbise ndaj kosovareve,e jo ndaj shqiptareve si komb..
Ne mardhenjet diplomatike me serbine,shteti shqiptar duhet te beje konsultime te perhershme me Institucionet e Kosoves,kjo per te miren e shqiperise..
Ndersa fati i Kosoves,per fat te mire,nuk vendoset as ne tirane e as ne beograd..
Prishtina eshte kryeqyteti i Kosoves....PIKE
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Jam dakord me ty LATO,politiken djallezore te qeveritareve tane tashme e dime,shpresoj qe te mos bahet ndonji marreveshje e fshehte me serbet pa u vene kushte te forta,nje nga kushtet eshte:TE HEQIN DORE NJEHERE E PERGJITHMONE nga Kosova!!!!!
thumbsup.gif
 

copenhagen

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Falmnderit per mirekuptim OROSH <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ,per marrvershje te tilla ska takat Shqiperia,e serbia ska legjitimitet..perndryshe po te kuptoj une ty
goofy.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Gjithsesi nuk duhet mohuar ndikimi qe mund ti jape politika Shqiptare problemit qe kemi me shekur me sllavet e dreqit,une besoj qe kete rradhe Shqiperia eshte ne nje shkalle me lart se sa Serbia e sotme,shpresojme ne nderghjegjen dhe sinqeritetin e pales Shqiptare qe kete rradhe te mos jete inferiore ndaj bishave barbare Serbe!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Touché Orosh! Ndikimi që ka politika shqiptare është tepër i madh dhe mund ta dëmtojë shumë çështjen e Kosovës. Nëse edhe kësaj here politikanët tanë nuk reagojnë në të mirë të kombit shqiptar unë mendoj se kjo çështje nuk ndreqet më dhe se e vetmja mundësi bashkimi e Shqipërisë me Kosovën mbetet BE.
Por le të jemi optimistë dhe të shpresojmë për më të mirën! Të shpresojmë se ky takim është një fillim i ri i çështjes së Kosovës në politikën shqiptare dhe që do përfundojë me Pamvarësinë e Kosovës e me bashkimin e saj me Shqipërinë!
thumbsup.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Pedaloo,eshte e vertete qe nqs politika shqiptare ka mbetur akoma tek ato djallezite e perpareshme(si p.sh deklaratat e politikaneve shqiptare ne dem te ceshtjes se Kosoves)kjo mund ti beje shum dem endrres tone per Bashkim dhe e vetmja rruge pastaj mbetet BE!!
thumbsup.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Qendrat ZIONISTE po pergatisin terrenin per ta futur KOSOVEN ne Jugosllavine e re (Serbi, Mal i zi, Kosove autonome)

Kjo eshte edhe qellimi i vizites se CIFUTIT Davidvic ne Shqipni.

Statusi i sotem i KOSOVES SE LIRE nuk i intereson ZIONISTEVE sepse pergatit popullaten me nacionalizem (shkollat shqipe,privatizimet,ushtria, policia shqiptare ,krijojne kushte mevetese se nje populli.

Duke e futur KOSOVEN ne (Serbi,Mal i zi) nuk do kemi polici, ushtri, superstrukture Shqiptare, hapet rruga e asimilimit.

A do pranoje popullata e KOSOVES kete!!!!!!!
Sepse dihet qe udheheqja ne Shqipni dhe KOSOVE jane te shitur.

Vetvendosja e popujve eshte nje karte e djegur per ZIONIZMIN.
 

militanti1980

Primus registratum
Re: Shqipëria dhe Serbi-Mali i Zi bien dakord për t'i dhënë fund kohëve të vështira

Ore Lir111.
Me trego se ç'kane te bejne CIFUTET me kete çeshtje?
Mos ia fut kot, se ndryshe do behesh aq intolerant sa qe jane fashistet.

Po ashtu nuk ishte idea qe te flitet ketu per kosoven, por per marreveshjet Serbi-Mali Zi me Shqiperine.
Shqiperia ne fatin e kosoves s'ka per te thene asgje. C'fare legjimiteti ka Shqiperia qe te vendose per kosoven, kur ajo as nuk eshte teritor integral i saj. Perse kosova nga nje pushtues te kaloj tek tjetri?

Statusi i kosoves do mbese keshtu deri ne antaresimin e serbise dhe malit te zi ne BE. Me nje fjale, Kosova do mbese teritor autonom i serbise. Dhe keshtu me futjen ne BE kufijnte do humbasin rendesine e tyre.

Por siç e thash me larte tema e kesaj bisede eshte marredhenja Serbi & Mali Zi-Shqiper!
C'keni per te thene per kete teme?
 
Top