Shpallet ne kerkim shoku i ngushte i terroristit Zan Caushi
KONFLIKTI
Filip Gjeloshi, i dënuar një herë për vrasje, qëlloi fqinjin e tij Shpëtim Beqiraj, pas një konflikti banal
Shpallet në kërkim Gjeloshi, shoku i ngushtë i Zani Çaushit
TIRANE – Një konflikt për një kabëll dritash duket se ka rikthyer emrin e Filip Gjeloshit, në listën e personave të shpallur në kërkim, vetëm pak muaj pasi ai kishte rifituar lirinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, kësaj radhe 28-vjeçari Gjeloshi, akuzohet për tentativë vrasjeje. Ai është shpallur në kërkim nga komisariati i policisë nr.3. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë brenda pak orëve. Sipas burimeve policore, Filip Gjeloshi, të dielën është zënë me komshiun e tij, Shpëtim Beqiraj. “Molla e sherrit” duket se është bërë një kabëll dritash që kishte rënë në oborrin e shtëpisë së Gjeloshit. Rreth dy muaj më parë, ky i fundit mësohet se kishte blerë një shtëpi të re në rrugën “5 Maji”, jo shumë larg tregut të Medresesë. Pasi janë zënë për minuta të tëra ku nuk kanë munguar as batutat se cili prej tyre ishte më i fortë dhe mund t’ia bënte dhe gjëmën tjetrit, ata janë ndarë pa zgjidhur asgjë. Pasditen e së njëjtës ditë, rreth orës 18.40, në afërsi të banesës së tij Filip Gjeloshi sapo ka parë se ka dalë komshiu i tij, nuk “ka përtuar” që të nxjerrë pistoletën dhe të qëllojë në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte Shpëtim Beqiraj. Si pasojë e goditjes me armë është goditur vetëm automjeti por jo objektivi i Gjeloshit. Pas sinjalizimit për ngjarjen e ndodhur, atje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të komisariatit nr.3, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Sipas policisë, autori është Filip Gjeloshi, 28-vjeç, lindur në Lekbibaj të Tropojës dhe banues në Tiranë, i dënuar një herë për vrasje. Deri mbrëmë vonë, nuk bërë i mundur arrestimi i Gjeloshit, pasi ai është larguar nga banesa menjëherë pas ngjarjes. Gjeloshi është një protagonist i njohur i disa ngjarjeve të rënda gjatë viteve të fundit, duke përfshirë këtu edhe një konflikt mes dy bandave rivale të Vlorës, asaj të Zanit dhe Gaxhait, brenda qelive të burgjeve. Në mesditën e 8 dhjetorit 2000, Filip Gjeloshi u plagos në ambientet e brendshme të burgut 302 të kryeqytetit nga Edmond Ymeri, i njohur me emrin “Kartela”. Gjeloshi sapo ishte transferuar nga qelitë e burgut të Bënçës në Tepelenë. Në momentin e plagosjes së Gjeloshit, në burgun 302 u fikën dritat, fakt ky që i krijoi mundësinë Kartelës të kryente porosinë e shokut të tij të qelisë, Gaxhait. Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në gjykatën e Tiranës, Gaxhai deklaroi se krimin e kishte kryer ai dhe jo Kartela. Motivi i krimit, sipas Gaxhait, ishte një hasmëri e vjetër mes tij dhe Zani Çaushit. Filip Gjeloshi, edhe pse ishte nga fshati i thellë i Tropojës, Lekbibaj, njihej si njeri i afërt i kapos së Vlorës. Gaxhai në pamundësi për të goditur Zanin që ndodhej në burgun e Burrelit, u hakmorr ndaj shokut të tij. Për këtë ngjarje gjykata e Tiranës e dënoi Kartelën me pesë vjet burg. Kartela ndërkohë vuante dënimin me 25 vjet në burg. Akuza me të cilën u dënua Kartela është ajo e plagosjes së rëndë, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. Gjyqtari Bujar Krasniqi e deklaroi fajtor Kartelën për plagosjen e Filip Gjeloshit. Krasniqi hodhi poshtë dje versionin e dëshmitarit Gazmend Braka, shok i ngushtë i Kartelës, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata dënoi, dy oficerët, Marash Gjoni dhe Xhevair Rama me dy vjet burg me kusht. Pas këtij vendimi, Kartela u transferua në burgun e Burrelit, ku Zani vendosi të hakmerrej për plagosjen e Gjeloshit. Zani nxiti të dënuarin Kastriot Lala, të cilit i kishin mbetur për të dalë nga burgu edhe gjashtë ditë, që të hakmerrej për llogari të tij. Lala e plagosi rëndë Kartelën me një mjet të mprehtë. Pas kësaj ngjarjeje Kartela u dërgua në spitalin e burgut për mjekim e më pas në qelitë e burgut 302 në Tiranë.
Ardita Bala