BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Përbërësit
- 1 pako shpageta
- 30 gr djath të bardhë
- 3 thelba hudhër
- 3 lugë vaj ulliri
- Majdanoz i freskët
- Djath parmesan
- Ullinjë të gjelbërt
- Kripë dhe biber të zi sipas shijes
1. Në një tenxhere të vlohet uji i kripur (apo edhe pa kripë fare, varësisht nga dëshira) dhe të shtohen shpagetat për t’u zier 8 minuta, apo dy minuta më pak se sa që është e shkruar në pako.
2. Në një pjatë të shtypet djathi i bardhë.

3. Pasi të zihen shpagetat, të kullohen dhe të shpërlahen me ujë të ftohtë. Të kthehen në tenxhere dhe t’u shtohet vaji i ullirit, djathi dhe hudhëra e prerë. Të përzihen mirë së bashku, të mbulohet tenxherja me kapak dhe të lihen në temperaturë të ulët edhe për 2 minuta të tjerë.
4. Janë të gatshme për t’u servuar dhe sipër mund të shtoni, djath parmesan, pak majdanoz të freskët dhe ullinjë të gjelbërt.