Show duhet të vazhdojë (Show must go on)

Albforumi

Primus registratum
Show duhet të vazhdojë (Show must go on)

photo_57.jpg

Vendimi për të hyrë në procesin zgjedhor për kandidatët të cilët kanë arritur një karrierë të suksesshme tregon se ata nuk ikin nga sfida – por përballen me të. Për ta nuk është vetëm një shkallë tjetër në karrierën e tyre, por është një angazhim dhe sakrificë për të provuar përmirësimin e mirëqenies dhe rritjen e kualitetit të jetës së bashkëqytetarëve.

Kur e vizituan Nastradinin pasi kishte rënë nga dardha, ai kishte kërkuar që ta vizitonin vetëm ata që kishin rënë nga dardha, pasi vetëm ata do tia dinin hallin.

Kosova e re ofron shumë mundësi për rënie nga dardha dhe ka shumë Nastradinë të tjerë të cilët kërkojnë çare për hallet e veta. Halle ka të ndryshme, por natyrisht se në Kosovë aktuale janë ato të politikës.

Duke qenë njëra që e ka marrë përvojën e Nastradinit nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, me interesim të veçantë i përcjell zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Istogut. Pa dashur të ballafaqohemi me një déjà vu të këtij procesi maratonik të Kosovës, fillova ti shfletoj mësimet nga përvoja ime në zgjedhjet lokale.

Pjesa më e bukur e të gjitha zgjedhjeve në Kosovë është gatishmëria e qytetarëve për ta provuar sërish ndryshimin, pa marrë parasysh zhgënjimin me proceset në Republikën e Kosovës, si dhe entuziazmi e vullneti i kandidatëve për të qenë pjesë e ndryshimit përmes programit që ata prezantojnë. Ndoshta nuk janë të gjithë të njëjtë, por unë kam fatin të takoj kandidatë të cilët ndryshimin vërtet e bëjnë realitet.

I tillë është Ismet Mulaj, kandidat për Kryetar të Istogut, të cilin e kam njohur gjatë studimeve, kur të dytë ishim pjesë e sistemit paralel. Asokohe na mbante vullneti dhe dëshira për Kosovën e lirë dhe mundësitë e barabarta me të rinjtë e vendeve të rajonit.

Të dytë patëm fatin ti vazhdojmë studimet pasuniversitare në sisteme të konsoliduara dhe të reflektojmë mbi domosdoshmëritë e Kosovës për të qenë një vend demokratik.
Pas shumë viteve, rrugët tona u bashkuan në karrierën e përbashkët politike.

Përvoja ime në AKR filloi me fushatën për zgjedhjet lokale, duke sjellë në pah personalitete dhe figura të ndryshme tashmë të strukturuara mirë brenda AKRsë. Njëri prej tyre, i cili më rikonfirmoi përshtypjen pozitive për të, ishte Ismeti. Plot besim dhe energji, vizion dhe vullnet për të ardhmen, Ismeti më përkrahu dhe më mbështeti në garën time. Vizioni që e kishim krijuar për një Kosovë më të mirë hyri në tërë fuqinë e tij në momentin kur vendosëm që përvojën, kohën dhe përkushtimin tonë tia ofrojmë qytetarëve të komunave prej nga ne vijmë.

Vendimi për të hyrë në procesin zgjedhor për kandidatët të cilët kanë arritur një karrierë të suksesshme tregon se ata nuk ikin nga sfida – por përballen me të. Për ta nuk është vetëm një shkallë tjetër në karrierën e tyre, por është një angazhim dhe sakrificë për të provuar përmirësimin e mirëqenies dhe rritjen e kualitetit të jetës së bashkëqytetarëve. Fakti se një tjetër profesionist i ri nga AKR vendos të kthehet dhe të provojë ta bëj ndryshimin aq të nevojshëm për qytetarët e Komunës së Istogut, rikonfirmon se Aleanca Kosova e Re vazhdon të qëndrojë si urë lidhëse në mes të qytetarit dhe shtetit, si dhe në shërbim – e jo në zotërim – të qytetarit. Kandidaturat si kjo e Ismetit i japin kuptim trendit të aderimit të profesionistëve në AKR.

Lufta për demokracinë e plotë nuk është vrapim në një shteg të shkurtër, në fund të së cilit të pret trofeu, por është një maratonë e cila kërkon kohë, mund, përkushtim dhe pune ekipore.

Ajo çfarë mësova nga gara ime është se duhet me çdo kusht ta vazhdojmë aplikimin e demokracisë përmes mekanizmave institucionalë dhe të drejtësisë, si dhe të mos ndalemi që në pengesat e para. Ky do të ishte kontributi më i madh i secilit që me një qëllim të mirë i hyn kësaj rruge me pikësynim kryesor mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit, dhe përvojat nuk i ruan me xhelozi vetëm për vete, por përkundrazi mundohet ti bartë te të tjerët. Në veçanti kur tek ata shohim dëshirën dhe vullnetin e zjarrtë për një jetë të re, një jetë ndryshe, një jetë më të mirë se kjo sot.

Një pjesë të punës ende të pakryer, për garantimin e një procesi zgjedhor fer dhe të drejtë, duhet ta marrim përsipër vet ne garuesit dhe subjektet politike. Kjo do të mundësojë që në të ardhmen të kemi zgjedhje më të shkurtra dhe liri më të madhe, me çrast suksesi i zgjedhjeve do të varej tërësisht nga oferta politike e kandidatëve, e jo nga muskujt e subjekteve politike.

Deri atëherë, me Ismetin duhet të punojmë jo vetëm në ofertën dhe programin zhvillimor për komunën e tij, por duhet tia përcjellim edhe përvojën e Nastradinit. Show duhet të vazhdojë, kurse demokracia – edhe pse me hapa milimetrikë – duhet të shënojë progres në Kosovë.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/2010/03/31/show-duhet-te-vazhdoje-show-must-go-on/

Top