Shoqata e Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së hap zyrën e saj në Tiranë

militanti1980

Primus registratum
Shoqata e Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së hap zyrën e saj në Tiranë

TIRANE (22 Maj) - Në Qendrën e Kulturës të Ushtrisë u zhvillua sot ceremonia e çeljes së zyrës së veteranëve dhe invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Tiranë. Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, i cili tha se periudhën e luftës në Kosovë ne ditëm ta kthejmë në një energji të madhe, për të përballuar vështirësitë dhe për t'i ardhur në ndihmë popullit të Kosovës. Lajtmotivi i kësaj ceremonie është falenderimi i popullit kosovar ndaj vëllezërve shqiptare për ndihmën që u dhanë luftëtarëve të lirisë dhe përballimin e situatës emergjente, të krijuar nga shpërngulja me dhunë e shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre etnike në verën e vitit 1999, tha kryetari i shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së, në Kosovë Faik Fasliu. Anëtarët e zyrës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së në Kosovë shprehën mirënjohjen ushtararakëve Qani Abazi, Ylli Mici, Kastriot Hoxha për përkushtrimin dhe profesionalizmin e demostruar në përgatitjen ushtarake të drejtuesve të UÇK-së dhe të vetë komandantit Adem Jashari. Në përfundim të ceremonisë u shpërndanë çertifikata në shenjë falenderimi ndaj atyre që demostruan vlera gjatë ditëve të luftës. ro/ro (BalkanWeb)

Aha, keto njerezit e UçK-se jane ato ushtaret qe patrullonin gjate luftes ne Kosove neper rrugeve te Tiranes dhe i malltretonin njerezit, kerkonin nga ato para, dhe kontrollonin letrat e njoftimit te tyre, ngacmonin gocat tiranase, pleqte, burrat dhe femijet e pambrojtur (Sikur nuk na mjafton neve ne Shqiperi policia dhe ushtria shqiptare, por ne gjoja paskam edhe nevoj per ato paqeruajtes).
Po ashtu jane ato ushtare qe u futen me dhune ne godinen e RTSH-se, dhe deklaruan se e shpetuan dhe çliruan Shqiperine.
Ju faleminderit atyre ushtareve qe kane trajtuar tiranasit ne menyre te tille, ne vend se te shkonin dhe te luftonin ne Kosove (atje ku kane qene me te nevojshem). Ne nuk kemi patur nevoje per nje pseudo-ushtri te tille dhe nuk do kemi. Sepse kemi patur dhe do te kemi policine dhe ushtrine tone shqiptare (sa do e qelbur qofshin ato).
E di qe nuk kane qene te gjithe ushtaret e UçK-se njerez te tille, por aj numer qe patrullonte neper Tirane ishte shume i madh(besoj se ato prej jush qe kane qene ne ate kohe ne Shqiperi, do te kujtohen, se per ç'fare e kam fjalen).
Per popullin e kosoves ato kane qene heroj dhe e kane çliruar, por per popullin shqiptar ne Shqiperi nuk besoj.
 

Guest
Re: Shoqata e Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së hap zyrën e saj në Tiranë

Nuk e di se kujt mund ti sherbeje kjo "zyre",ish-ushtareve te thjeshte te UCK e them me plot bindjen JO,mos jane persona qe kerkohen nga KFORI per ngjarjet e 17-18 marsit?Kjo tregon edhe nje here lidhjet e personave(ish komandante dhe ish komisare te UCK)me regjimin pro greko-sllav te Fatosit.
smash.gif
 

k_a1983

Primus registratum
Re: Shoqata e Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së hap zyrën e saj në Tiranë

Nuk e di se kujt mund ti sherbeje kjo "zyre",ish-ushtareve te thjeshte te UCK e them me plot bindjen JO,mos jane persona qe kerkohen nga KFORI per ngjarjet e 17-18 marsit?Kjo tregon edhe nje here lidhjet e personave(ish komandante dhe ish komisare te UCK)me regjimin pro greko-sllav te Fatosit.
Jo une nuk besoj, se jane lidhjet e fatosit me ish-ushtaret dhe ish-komandantet e uçk-se aq te thella. Te ishin ashtu siç thua ti, atehere edhe nano do te ishte i pranishem ne ate ceremoni. Por aj nuk ishte. Ne vend te fatosit ishte majko aty, sepse aj ne ate kohe ishte kryeminister.
As une nuk e di se ç'fare logjike ka kjo zyre?! Po nese kjo zyre duhej te sherbej per mbledhjen e parave per invalidet e luftes, atehere le te kthehen ato prape ne kosove me gjithe zyren, sepse ne Shqiperi njerezit nuk kane para per vete, per buken e dites, dhe lere me se do tu japin atyre "ushtareve te lirise" diçka!
Neve ne Shqiperi ajo lufte asgje nuk na ka sherbyer, vetem se na ka renduar ekonomikish me shume, nese mbani mend te gjithe ato kampet e refugjateve, per te cilat "qeveria" jone duhej te kujdesej me parat tona (taksa qe kemi paguar).
 
Top