Shkoni drejt e në ferr çuna

Albforumi

Primus registratum
Shkoni drejt e në ferr çuna

clash460.jpg

The only band that matters

botuar te Gazeta

Nëse ka ekzistuar ndonjëherë ideja dhe ideali i botës së përmirësueshme me akorde muzikorë, e gjithë kjo ide në vitet 70 ka vdekur bashke me Hendrix, Joplin, Brian Jones, me festivalin e Woodstock a me Kennedy. Ndërkohë  lufta në Vietnam vazhdon e në vitet e ardhshme të gjithë ata që besonin se mund ta ndalnin do bëjnë mea culpa para tv-së në emisionet e të shtunës në darkë ( përveç Dylan & Cash ).  Beatles janë ndarë, R.Stones firmosin kontrata me shumë zero, shtëpitë diskografike ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në albume ndërsa në Amerike qeveris një ndër presidentët më të këqin që mbahet mend ndonjëherë. Ëndrra e muzikës rock në fakt që në fillimet e viteve 70 ka vdekur, është një farë i sëmuri Bosfori, adoleshentet kthehen në shtëpi e lulet vyshken, muzika lë politikën për tu bërë përsëri thjesht muzikë. Të vetmit që vazhdojnë në rrugën e  tyre janë njerëz si Joan Baez e Pete Seeger. E megjithatë, i gjithë ky dështim nuk është formalizuar akoma.

Do u bjeri për pjesë ca çunave anglez nga Londra( Sex Pistols ) ta mbyllin këtë periudhe të filluar po në Angli. Ndodh aty nga 1976.  Muzikisht S.P nuk janë as ndonjë gjë e re e as ndonjë gjë e madhe. Sjanë të rinj sepse e njëjta muzike është bërë më para nga grupe amerikanë si MC5, New York Dolls, Ramones apo Stooges, grupe me të cilet S.P nuk mund të ballafaqohen dot as si teknike muzikore e as si nivel tekstesh. Në fakt të katër bashkë S.P nuk do arrinin të kapnin dot pesë akorde rresht edhe sikur të ishin esëll, e sjanë kurrë esëll. Por çështja është që kjo nuk ka rëndësi, nuk u intereson fare, muzika ka kaluar përsëri kufijtë e notave e është bërë shprehje dëshpërimi, një ulërimë që kërkon ndihmë e ndërkohe kërkon edhe që ta ndihmosh mundësisht pa ju afruar fare. Në fakt historia e muzikës post rock është bërë më së shumti nga tipa që nuk dinin as ti binin ndonjë instrumenti e as të këndonin.

S.P nuk janë tamam njerëz me të cilët do doja të dilja për të pirë një birre apo me të cilët mund të flasësh normalisht. Formojnë grupin duke thyer xhame dyqanesh për të vjedhur instrumentet e në katër vjet, edhe pse bëhen grupi më i kërkuar në botë, arrijnë të anulojnë koncerte, të zihen me këdo që u del para e si përfundim të regjistrojnë një album të vetëm para se të ndahen një sekond mbasi zbulojnë që po gënjejnë publikun e veten e tyre. S.P janë bij të një Londre gri, proletare e të pashpresë, përfaqësojnë atë pjese të shoqërisë që nuk preket kurrë nga përmirësimet ekonomike, çfarëdolloj gjëje të ndodhi. Vishen si punk ( normal, janë themeluesit e punk-ut ) e ndër bluzet e preferuara janë ato me simbolin nazist të kryqit të thyer apo ato me shkrimin I hate Pink Floyd. Sështë rastësi që rreshti më i famshëm që mbahet mend akoma e që përmbledh akoma idenë e punk-ut të pastër është No future! Do influencojnë, më shumë se sa mendohet, edhe një grup që po formohet ndërkohe, Joy Division. Por nëse të S.P zemërim është publik e urban, të J.D është më shumë intim edhe i vetmuar.

Por no future sështë vetëm e ardhmja e atij brezi, është edhe e ardhmja e punk. Refuzimi i gjithçkaje përmes muzikës nuk ka mënyrë zhvillimi, punk është punk derisa refuzon e shkatërron gjithçka, për ndërtim e normalizim as që bëhet fjalë e ne thelb kjo do ishte aq qesharake sa përpjekjet e anarkisteve për të formuar një organizatë hierarkike. Të gjithë grupet punk kanë funde të shpejta, edhe tragjikomike në rastin e Germs ( tamam ashtu si do ndodhi nja 20 vjet më vonë me punk-un e viteve 90 )   Bota punk konsumohet shumë shpejt dhe duket sikur nuk ka asnjë rrugëdalje.

Të paktën, deri kur mbërrijnë The Clash, tjetër grup punk anglez udhëhequr nga Joe Strummer. Një tip i çuditshëm Strummer, një tip i ndjeshëm. Lindur në Ankara nga prindër indian-anglez,  transferohet në Londër në moshën 9 vjeçare. Është akoma 23 vjeç kur një mikeshë afrikano-jugore  i propozohen të martohen në mënyrë që ajo të marri qytetarinë angleze dhe e paguan 100 sterlina, leket me të cilët do blejë kitarën e pare. Kështu nis historia e Strummer,  këngëtari folk me kitare elektrike dhe ajo e Clash, quajtur shpesh herë grupi i vetëm që ka rëndësi ( the only band that matters).

Clash në fakt Strummer e nxjerrin punk nga cepi i ringut në të cilin e ka futur veten. Në thelb Strummer nuk është larg nga no future e S.P, por i mungon ana nihiliste e këtyre. Për S.P dëshpërimi është nisja dhe fundi i gjithçkaje, për Strummer është thjesht një pikë nisje drejt ndërtimit të diçkaje të re. Refuzon të qaje para një të ardhme të zeze (Some is rich, and some is poor, And thats the way the world is, and I don’t believe in lying back, and saying how bad your life is. Ca janë të pasur, e ca janë të varfër, kështu është kjo botë, por nuk besoj se vlen të shtrihesh, e të ankohesh se sa copë është jeta jote,  do këndojë në Bankrobber ).  Strummer nga ana tjetër, është bir i kohës së tij.  Ka një zë të ndryshkur, ska ndonjë talent të veçantë për ti rënë kitarës e ka ndërgjegje të theksuar sociale, tre cilësitë kryesore që duhen  për të kënduar folk. Për më shumë këndon në një periudhë në të cilën shtëpitë diskografike po kërkojnë me qiri një tjetër Dylan ( në fakt besoj se po e kërkojnë akoma, eventualisht mund ti shkruani Columbia-s ). Strummer nuk kthehet mbrapa në kohë, nuk kërkon shpëtim e lavdi në shekujt e kaluar. Ndjen thirrjen e punk-ut dhe i përgjigjet. Por ndjen dhe mijëra thirrje të tjera ama : atë të emigrantëve në Angli, atë të minatorëve pa pune, atë të bombave spanjolle e të qarat vietnamite. E shkruan për të gjitha këto.

Ajo që Clash praktikojnë në muzikën e tyre ama, duhet theksuar, nuk është thjesht një modë, një mënyrë për tu bere të famshëm si në rastin e U2. Që në fillim  Strummer premton që asnjë disk i Clash sdo kushtoje kurrë shtrenjtë, e kështu ndodh. Clash heqin dore nga një pjesë e pagesës për të ulur çmimet e albumeve të tyre,  e po ashtu çmime të arsyeshme do kenë gjithmonë biletat e koncerteve. Për Clash pra protesta e ideja e barazisë sështë thjesht një mode por një mënyrë jetese.

E kjo kuptohet menjëherë, që në këngën e pare të albumit të parë. The Clash ( 1977 ) fillon me White riot ( Revoltë e bardhë ). Pak ditë më para Strummer e basisti Jones kane marre pjesë në revoltën e emigranteve xhamaikan kundër policisë për arsye raciste. Kthehen në shtëpi e shkruajnë këngën e parë të suksesshme, White riot, ftesë e hapur për tu ngritur në revolte.  Djemtë e zinj kane shumë probleme/ por se kane problem të hedhin edhe ndonjë tulle / njerëzit e bardhe shkojnë në shkollë / ku mësojnë si të jesh i trashe / dhe çdokush bën / thjesht atë që u thonë / dhe askush nuk do / të shkojë në burg.  « Black men gotta lot of problems / but they don’t mind throwing a brick / white people go to school / where they teach you how to be thick / an’everybody’s doing / just what they’re told to / an’nobody wants / to go to jail! »

Anglia thatcheriane ka një grup tjetër që mund të urrejë : The Clash.

Shumë, tepër here Clash do akuzohen si tradhtar të muzikës punk, akuze që ka edhe një farë logjike duke qënë se gjithmonë e më shumë Clash kanë influenca raggea, rap, rockabilly e dreqi e di se çfarë tjetër. Por është e paevitueshme, duke qënë se Clash po mundohen të ndërtojnë aty ku të tjerët shkatërrojnë. Për herë të pare punk hedh sytë përtej Anglisë e shpjegon atë që po ndodh në botë. Këngët ku e bëjnë këtë janë të panumërta, por meqë po shkruaj unë po ndalem të ajo që më pëlqen më shumë mua, Straight to hell nga Combat Rock ( 1982 ).

Është një nder këngët më atipike të Clash. Fillon me një riff pezullues të cilit i shtohet bateria e ndihet që diçka e keqe duhet të ndodhi. Strummer ka një zë të lodhur e energjik, zëri
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3956

Top