Shkoder - Të hiqen bustet me pushkë
( 29/03/08) Bustet me nuanca që na kujtojnë luftën, është mirë të hiqen nga qyteti i Shkodrës. Në vend të tyre duhet të vendosen statuja të peronaliteteve të kulturës të cilët i kemi lënë në harresë. Kjo ide e hedhur dy ditë më pare në një mbledhje të Këshillit Bashkiak në Shkodër, duket do të rizgjojë sërish debatet pë personazhet historike. Nikë Kodra kryetari i Komisionit të Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, e hodhi këtë ide ndërsa diskutonte për projekt-buxhetin dhe për vendin që zinte kultura në buxhet për vitin 2008. Ai hodhi idenë se Shkodra i është borxh njerëzve të kulturës dhe të artit, nuk i ka respektuar sa duhet dhe po harrohen figura të ndritura. “Do të ishte më mirë që bustet me pushkë të zëvendesohen me bustet e njerëzve të shquar që po harrohen nga pakujdesi ynë”, u shpreh Nikë Kodra, i cili përfaqëson Partinë e Aleancës Demokratike në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Do kishe pas deshir qe te hapja nje sondazhe mbi kete çeshtje, por mbas disa tentativashe nuk arrita ta hap sondazhin. Ndaj do i lutesha moderatorve te ketij nen forumit te hapin nje sondazhe mbi kete tem, qe une e shikoj si nje tem interesante