Shkarkohen dhjetë milionë Opera 10 për një javë

Albforumi

Primus registratum
Shkarkohen dhjetë milionë Opera 10 për një javë

f.0908142008739_m.jpg


Shfletuesi norvegjez Opera në versionin e tij 10 është në radhën e atyre që së fundi janë paraqitur në treg, derisa mundësitë e tij të shumta kanë sjellë deri tek numri rekord i shkarkimeve, i cili, sipas pohimeve zyrtare të kompanisë, gjatë javës së parë të paraqitjes është shkarkuar dhjetë milionë herë.Edhe pse me paraqitjen e çdo versioni të ri shënojmë numër më të madh të shkarkimeve të Operas, versioni më i ri 10 ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona, ka deklaruar Jon von Tetzchner, drejtor ekzekutiv i kompanisë Opera Software. Si arsye kryesore për këtë e shohim opsionin Turbo të cilin e kemi integruar në Opera, ka shtuar ai.</p>


Më thjeshtë, opsioni Opera Turbo është një formë e shfletuesit e cila mundëson kompresimin e trafikut të rrjetit deri në 80 për qind, me të cilën gjë përdoruesit fitojnë përvojë më të shpejtë gjatë shfletimit të përmbajtjeve të internetit.</p>


Se a do ti ndihmojë ky version i ri i Operas kompanisë që të ketë pjesëmarrje në tregun e shfletuesve, mbetet të shihet. Sipas disa të dhënave, Opera aktualisht mban pjesëmarrje prej vetëm 2.1 për qind dhe është e radhitur në vendin e pestë të shfletuesve më të përdorur.</p>


www.opera.com/browser

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=49. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=49
 
Top