Shiten dy milionë Nokia N97

Albforumi

Primus registratum
Shiten dy milionë Nokia N97

16.jpg

Kompania Nokia gjatë tre muajve ka shitur hiq më pak se dy milionë njësi të telefonit të saj të mençur me ekran të ndjeshëm në prekje.

Nokia ka njoftuar se deri më tani janë shitur gjithsej dy milionë njësi të celularit të adhuruar N97. Koha që i është dashur prodhuesit finlandez për ta arritur këtë ka qenë tre muaj. Sipas pohimeve nga Nokia, shitja i ka tejkaluar edhe pritjet, madje N97 po shitet më mirë sesa i popullarizuari N95 është shitur gjatë kohës së lansimit.

Gjatë dhjetë muajve, Nokia në përgjithësi ka shitur dhjetë milionë celularë me ekrane të ndjeshme në prekje, prej të cilëve një milion janë të modelit 5800 XpressMusic.

Edhe pse rezultatet e përgjithshme të telefonave të mençur nga Nokia nuk janë publikuar, shefi ekzekutiv i kompanisë ka thënë se Nokia ende mbetet lideri i pakontestueshëm në tregun e telefonave të mençur.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=45. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=45

Top