shikoni se cfare presidenti kemi ne qe tia q... n...

P_A_D_R_I_N_O

Primus registratum
shikoni se cfare presidenti kemi ne qe tia q... n...

ketu poshte esht enje material i gjetur tek gazeta shqiptare me date 30/05/2003...
ju lutem lexojeni dhe jepni nje gjykim...

KOMPLEKSI PER ULJEN E AVIONIT

Moisiu "terrorizon" drejtuesit e Rinasit


--------------------------------------------- -----------------------------------

TIRANE

Nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Alfred Moisiu fakti që çarterin e tij e kanë lënë në ajër për 18 minuta, para se të zbriste në aeroportin e Rinasit. Në rrugën e kthimit nga vizita treditore që zhvilloi në Turqi, aeroplani me të cilin udhëtonte kreu i shtetit, mori një urdhër nga kulla e kontrollit të aeroportit "Nënë Tereza" që të bëjë dy xhiro në ajër, para se nisë procedurat e zbritjes. Kjo kërkesë u justifikua nga autoritetet e Rinasit se për momentin në qiellin mbi aeroport kishte shumë re dhe një tis mjegulle. Presidenti Moisiu u detyrua të presë në ajër rreth 18 minuta, përpara se rrotat e çarterit me të cilin ai udhëtonte të preknin pistën e aeroportit. Kur vargu i makinave që shoqëronin kreun e shtetit çau drejt kryeqytetit, Moisiu mendoi mos ta lerë me kaq këtë punë por t'u kërkojë një hetim special autoriteteve përkatëse.

Kontrolli
Drejtoria e shërbimit civil në aeroportin "Nënë Tereza" ka marrë tre ditë më parë një letër zyrtare nga Presidenca ku kërkohen hetime të veçanta për vonesën e uljes së aeroplanit të presidentit. Me anë të këtij dokumenti, kreu i shtetit kërkon të dijë se pse autoritetet e Rinasit autorizuan ngritjen e një aeroplani të shoqërisë së transportit civil "Olimpik", para se çarteri i tij në ulej në pistë. Po kështu Moisiu i ka kërkuar llogari edhe drejtoreshës së trafikut ajror në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacioneve dhe i ka sugjeruar penalizimin e përgjegjësve të këtij incidenti. Por vonesa në Rinas nuk ishte incidenti i vetëm i udhëtimit të Moisiut. Një javë më parë, presidenti ishte në Vjenë dhe para se të hipte në çarterin e tij, teknikët konstatuan se dera e avionit nuk mbyllej. Kështu, Moisiu dhe delegacioni i tij u detyruan të presin ardhjen e një çarteri të "Austrian Airlines" para se të kthehej në atdhe.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: shikoni se cfare presidenti kemi ne qe tia q... n...

do te te lutesha
pak respekt per simbolin e unitetit kombetar cilido qofte edhe nese nuk te pelqen

pastaj nuk me duket se ka patur faj
ne fund te fundit ai perfaqeson nje institucion qe DUHET respektuar me teper se linja olimpik
 

astronaut

Primus registratum
Re: shikoni se cfare presidenti kemi ne qe tia q... n...

Mirembrema
Nuk arrij te kuptoj titullin e temes se hapur nga zoti Korleone.
Mos valle e shani apo e lavderoni presidentin tone babaxhan?
Sa per pritjen ne ajer do thoja se me mire te prese se sa te ulet i pasigurte ne aeroport.
Gjera te tilla ndodhin dhe nganjehere ndodhin shpesh.
Pastaj aeroporti shqiptar eshte nje aeroport jashte standarteve nderkombetare.
Kur shkova nje here te vetme ne Shqiperi, asokohe binte shi dhe nuk e imagjinoni se si ndihesha.
Me dukej se aeroplani do te ulej ne nje fushe te baltuar sepse aerodromi nuk dukesh gjekundi.
Ju lutem mos ngaterroni gjerat sepse nuk parashoh ndonje problem serioz.
Thjesht ndodhi keshtu.
Kalofshi dite te mire.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: shikoni se cfare presidenti kemi ne qe tia q... n...

tema spostohet tek "Duke shfletuar mediat"
 
Top