Shfaqet ne Torino filmi "I Dashur Armik"
SHFAQET NE TORINO FILMI "I DASHUR ARMIK"
http://www.vatrashqiptare.com
Me nismën e Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra”, mbrëmjen e së Hënës, datë 8 Shtator 2008 u shfaq në Torino filmi Shqiptar “I Dashur Armik”. I projektuar në qiell të hapur, në një nga sheshet kryesore të Barrierës, lagjes më multietnike të qytetit, filmi i rregjizorit Gjergj Xhuvani tërhoqi disa qindra spektatorë të gjitha moshave dhe kombësive. Në prezantimin e parë të filmit përballë publikut torinez mori pjesë vetë rregjizori i tij, si edhe aktorja protagoniste znj. Luiza Xhuvani. Shfaqja e filmit u bë në kuadër të projektit Cinemainstrada organizuar nga Associazione I 313, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Italo-Shqiptare Vatra.
LAJMI I PUBLIKUAR NE SITIN BASHKISE SE TORINOS NE GJUHEN SHQIPE
http://www.comune.torino.it/sq
I dashur armik ne Torino
Publikuar 12.9.2008
Nje spektakel i pazakonte per banoret qe jetojne ne afersi te Piazza Cerignola, ne zemer te Barriera di Milano. Lagja me multietnike e Torinos u mbush te henen ne mbremje, me date 8 shtator, me grupe qytetaresh nga i gjithe qyteti, te cilet ndoqen projektimin e filmit “I dashur armik” te Gjergj Xhuvanit.
Ne sheshin e mbushur plot me spektatore, regjisori i ardhur enkas nga Shqiperia per te prezantuar filmin, pershendeti te pranishmit dhe iniciativen e ndermarre nga Shoqata Vatra dhe Spazio 313, per te çuar kinemane ne rruget dhe sheshet prane qytetarit. Ne kete takim ai shoqerohej nga bashkeshortja dhe protagonistja femerore e filmit, aktorja Luiza Xhuvani, nje nga ikonat e kinematografise se re shqiptare.
Filmi “I dashur armik” merr shkas nga nje histori e vertete e ndodhur ne vitet e luftes se dyte boterore ne familjen e regjizorit Xhuvani. Fati bashkon, te fshehur ne bodrumin e nje tregtari qyteti: nje partizan, nje ebre, nje italian dhe nje kolaboracionist, te gjithe te rrezikuar nga hyrja e trupave gjermane ne Shqiperi, pas kapitullimit italian te shtatorit ‘43. Te gjithe ia hedhin per mrekulli rrezikut per jeten, perveç te zotit te shtepise per te cilin rezervohet nje finale e papritur.
Shfaqja e filmit u pasua nga nje dialog i hapur me regjizorin, gjate te cilit pjesemarresit, shqiptare, italiane dhe te kombesive te tjera, paten mundesine te diskutonin mbi tematiken e trajtuar ne film. I pyetur mbi episodet me te spikatura dhe mbi te gjitha mbi finalen suprize, Xhuvani u pergjigj se ka dashur te shprehe qarte, ndonese me ironi, se ne Shqiperi, me largimin e nje ushtrie pushtuese, per fatin e keq te banoreve te ketij vendi, po instaurohej nje tjeter regjim antinjerezor.
Filmi prek disa tematika qe tingellojne shume aktuale, ne jeten e perditshme te qytetareve te huaj qe banojne Torinon, si toleranca, kozmopolitizmi, bashkjetesa dhe solidariteti njerezor. Ngacmimi intelektual dhe ironia e holle kalon tek spektatori mesazhe te rendesishme pa e ngarkuar ate me ideologji.
U vu re prania e madhe e te rinjve shqiptare te brezit te dyte ne kete aktivitet, te cilet priten me interes kontaktin direkt me regjizorin dhe me artisten e mirenjohur. Titrat ne gjuhen italiane ndihmuan edhe publikun jo shqiptar te ndiqte dhe te njihte nga afer krijimin e sukseshem te kineasteve shqiptare.
"Kjo eshte vizita ime e pare ne Torino. Prisja te gjeja nje qytet te zymte e pa ngjyra, sic jane rendom qytetet qe klasifikohen si industriale, por Torino me ka surprizuar. Qyteti ka shume drite dhe gjalleri", thote Gjergji Xhuvani ne nje bisede me operatore te Shoqates Vatra. Pershtypje i ben nga Torino edhe siperfaqet shumta te saj me gjelberim.
Ai shprehet se tani po punon ne nje film te ri italo-shqiptar, i cili ashtu si i dashur armik merr shkak nga nje histori e vertete dhe ambientohet ne nje moment nderrimi epokash e sistemesh si ai i viteve '90 ne Shqiperine e sapodale nga diktatura komuniste.
LAJMI I AGJENSISE TELEGRAFIKE SHQIPTARE
http://www.ata.gov.al
FILMI “I DASHUR ARMIK" I GJERGJ XHUVANIT SHFAQET NË TORINO
-Në kuadër të kuadër të projektit “Cinemainstrada- Festival di Popoli e di Cinema di Strada”-
TIRANË, 12 Shtator/ATSH-Valbona Ndreka/.- Filmi Shqiptar “I dashur armik”, një nga filmat më suksesshëm të kinematografisë shqiptare vitet e fundit është shfaqur së fundmi në Torino, (Itali) në Piazza Cerignola, në kuadër të projektit “Cinemainstrada- Festival di Popoli e di Cinema di Strada”, organizuar nga AssociazioneCulturale “I 313”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Italo-Shqiptare, "Vatra" të Torinos.
Filmat janë përzgjedhur nga banorët e Torinos pas një sondazhi dhe duket se komuniteti shqiptar ka përzgjedhur filmin e Xhuvanit si pjesë të seksionit "Udhëtim në kohë", sesion që i kushtohet filmave që rrëfejnë historinë e vendeve të tyre, njoftoi sot ATSH-në, Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" e Torinos.
Nëpërmjet këtij filmi, regjisori Xhuvani ka përcjellë historinë e Shqipërisë dhe fundin e pushtimit fashist në vend dhe pikërisht vitin 1943, kur Italia fashiste kapitulloi, ndërsa nazistët kapërcyen urën e Bunës (Shkodër).
Në prezantimin e këtij filmi ishte i pranishëm regjisori i filmit, Gjergj Xhuvani dhe aktorja protagoniste, një prej ikonave të kinematografisë Shqiptare, Luiza Xhuvani.
I shfaqur në gjuhën shqipe, me nëntituj në gjuhën italiane ,"I dashur armik" u duartrokit nga të pranishmit e shumtë, ndërkohë që regjisori Xhuvani falenderoi organizatoret e festivalit për interesimin ndaj krijimtarise se tij artistike, sipas Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" të Torinos.
Festivali CINEMAINSTRADA ka mbërritur këtë vit në edicionin e tij të pestë duke u konfirmuar si një rast takimesh dhe shkëmbimesh kulturore mes banoreve autoktonë dhe atyre të emigruar, në Torino që rregjistrojnë një prani të madhe emigrantësh shqiptarë.
Veprimtaria konsiston në projektimin falas në vende të hapura të filmave popullorë italianë dhe të huaj, që përfaqësojne kinematografinë e bashkësive më të mëdha të pranishme në këtë qytet.
Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare“Vatra”, iniciatore e kësaj veprimtarie është themeluar në Torino, në vitin 2002, me nismën e një grupi intelektualësh shqiptarë dhe italianë, për t’iu dhënë një përgjigje të shpejtë e të organizuar sfidave të reja e të hershme që karakterizojnë rrugëtimin e diasporës Shqiptare drejt integrimit të plotë.