Shenjtorja që nuk ka një përmendore
Shenjtorja që nuk ka një përmendore
Nënë Tereza e harruar në vendin e saj
--------------------------------------------------------------------------------
Rreth dy muaj më parë një gazetare e televizionit italian është endur gjatë për të gjetur një pllakë me mbishkrimin e Nënë Terezës. Gazetarja paskësh ardhur enkas në Shqipëri për të bërë një reportash mbi vendi e prejardhjes së shenjtores. Dhe për fat të keq gazetarja është larguar pa gjetur qoftë edhe një pllakë ku të thuhej se aeroporti ka emrin "Nënë Tereza".
Pas vdekjes së gruas së vogël me zemër të madhe, një shesh u pagëzua me emrin e saj. Po ashtu edhe një spital. U fol që mu në zemër të Tiranës do të ngrihej edhe një përmendore. U tha se krijuesi i saj do të ishte skulptori i njohur Muntaz Dhrami. E ndërsa ende në qendër të kryeqytetit nuk duket trupi i gruas së vogël, këshilltari i kryeministrit thotë se kjo nuk është realizuar për mungesë fondesh. Të mjafton paksa të këqyrësh në kryeqytetin tonë dhe sheh se (përveç se fjalëve nëpër biseda diplomatike), Nënë Tereza qëndron ende në Kalkutën e largët.
Diku në një nga mëhallat e Tiranës deri në viti 1973 kanë jetuar dy njerëzit e saj më të shtrenjtë, e ëma dhe e motra. Për shtëpinë e tyre jo vetëm që nuk diskutohet që të shpallet muze, por as edhe një pllakë nuk na e bën me dijë këtë. Ndërsa varrin e Rozës dhe të Ages i ka mbuluar bari. Ndërsa aeroporti është i pagëzuar vetëm zyrtarisht me emrin e Nënë Terezës.
Ndërsa sot reagojmë në emër të nacionalizmit kur mësojmë se maqedoasit kërkojë shpalljen e saj bijë e shtetit maqedonas.
Për më shumë se 40 vjet Ne (drejtuesit e asaj kohe të shtetit shqiptar) e ndaluam gruan e vogël me zemër të madhe ta shihte për së gjalli nënën e saj.
Aty nga fillimi i vitit 1970, Nënë Teresa kërkoi me ngulm të vinte në Shqipëri. E ëma i vdes në vetmi në fillim të vitit 1972 dhe një vit më vonë e motra. U varrosën në Sharrë, varre të cilat sot i ka mbuluar bari. Dhe ne themi se kemi bërë për të. Këtë e thotë Agim Isaku, Neritan Ceka, Rexhep Meidani e ndërsa Preç Zogaj thotë se e përdorim për demagogji emrin e Nënë Terezës. Intelektualët turren për të protestuar pas reagimit të maqedonasve.
Ambasadori ynë në Romë siguron që italiaët nuk do ta marrin parasysh propozimin e bërë. Të njëjtën gjë thotë edhe ambasadori ynë në Vadikan. Madje Bushati thotë se paskërka dëgjuar më parë për pretendim të maqedonasve, që në dhjetor të vitit të kaluar. Por që prej atyre ditëve të ftohta dimri edhe në këto ditë të nxehta vere propozimi i maqedonasve, që na sjell ndër mend historinë e vjetër të Kalit të Trojës në tokën helene, bëri që ne të kujtohemi se kemi një shenjtëre shqiptare.
Deri më sot askujt nuk i ka shkuar ndër mend qoftë edhe të hulumtojë mbi jetën e saj. Të propozojë ngritjen e një muzeu apo dhe shpalljen e e shtëpisë së saj monument kulture. Preç Zogaj thotë se shteti shqiptar nuk e do Nënë Terezën. Sipas tij, fjalët e politikanëve shqiptarë janë demagogji. Ndërsa Agim Isaku thotë se në të gjitha takimet kryeministri shqiptar flet për Nënë Terezë. Megjithatë këshilltari i kryeministrit thotë se asjëherë nuk është e majftueshme për të nderuar këtë figurë të shquar. Ndërsa Neritan Ceka thotë se shteti nuk mund të bëjë për Nënë Terezën aq sa ka bërë ajo, por që, sipas tij, institucionet duhet të jenë më energjike kur bëhet fjalë për vlerësimin e figurave të tij.
E ndërsa ka reaguar ashpër edhe forumi i intelektualëve të Shqipërisë, të cilët pasi i pyet se çfarë kanë bërë për figurën e Nënë Terezës, të thonë se kjo është detyrë e shtetit shqiptar.
"Letër edhe ish-kryeministrit Majko"
Arkitekti Kote: Propozova statujë në malin e Dajtit
Ka vite që arkitekti i njohur u drejtohet insitucioneve shqiptare për përjetësimin e figurës së Nënë Terezës. Madje ai i ka shkruar edhe një letër ish-kryeministrit Padeli Majko, ku i lutej që Nënë Tereza nga ne, në truallin tonë, duhet të qëndrojë madhështisht sa katedralja e Shën Pjetrit e Harku i Triumfit, sa Statuja e Lirisë. Që në vitin 1999 arkitekti propozonte ngritjen e një përmendoreje madhështore në malin e Dajtit. Sipas tij, kjo përmendore shumë shpejt jo vetëm që do të kthehej në një pikë pelegrinazhi për shumë besimtarë nga mbarë bota, por edhe do ta lartësonte dinjitetin e kombit shqiptar. Megjithëse shkresat e Kotes kanë qënë të shpeshta ndaj drejtuesve të shtetit shqiptar, duket se deri më tani ato kanë përfunduar nëpër koshat e Kryeministrisë. Jo vetëm që ideja e tij nuk është diskutuar qoftë edhe në një simpozium të vetëm (deri më tani nuk është zvlilluar asnjë i tillë), por as edhe përmendorja e premtuar që do të ngrihet në qendër të qytetit nuk dihet se kur do të hedhë shtat. Thuhet se mungojë fondet, ndërsa skulptori ende nuk ka filluar të cikë me çekanin e tij qoftë edhe një gur për të gritur trupin e vogël të gruas me zemër të madhe.
Intelektualët që presin nga shteti
Dje në redaksi mbërriti një shkresë proteste e një grupi të gjerë intelektualësh të grupuar në Forumin e Intelektualëve të Shqipërisë. Nëpërmjet kësaj shkrese drejtuar presidentit të Republikës, ministres së Kulturës dhe kryetarit të Bashkisë, intelektualët kërkojnë ngritjen e shtatorës së Nënë Terezës, për të cilën është marrë edhe një vendim nga Këshilli i Ministrave. Madje intelektualët e këtij grupimi kërkojnë që ky monument të përfundojë sa më parë dhe të përurohet në ditën e festës kombëtare, më 28 Nëntor. Shkresa që mbërriti dorazi, vjen fill pasi maqedonasit e shtetëzuan shenjtoren. Ndërkohë që vendimi për ngritjen e kësaj përmendoreje ka kohë që është marrë. Gjatë gjithë kësaj kohe askush nuk foli, disa ia vënë fajin medias, të tjerë thonë se është shteti ai që duhet të ndërhyjë... Mos vallë edhe për një shkrim për jetën e saj (mediat gjithmonë janë të hapura për to) intelektualët duhet ta bëjnë pasi kujtohen të huajt?!
Marre nga BW.
Kastriot