Shën Valentini gjithnjë e më shumë i postuar në rrjetet sociale. Të dhënat e fundit që bëhen të ditura nga Facebook dhe Instagram nuk lënë dyshime.
Në platformat e “familjes” së madhe të Mark Zuckerberg, llogaritet se në ditën e festës së të dashuruarve postimet nga telefonët trefishohen, duke përbërë 78% të të gjithë postimeve.
Ndërkaq, shërbimi muzikor streaming, Spotify, këtë vit lançon Love Note për gjysmën e ëmbël: një playlist me një mesazh të fshehur. Kënga më popullore në botë është ajo e Justin Bieber, Love Yourself.
Megjithatë ka ende nga ata që dashurinë e shprehin me libër apo poezi. Amazon ka krijuar një klasifikim të qyteteve më romantike në bazë të shitjeve të romaneve rozë.