H
http://shqiperia.com/feed
Guest
Teatri Kombëtar ka shpallur titujt e premierave që do të vihen në skenë nga ky institucion gjatë sezonit artistik janar - korrik 2011. Në datën 24 shkurt Teatri Kombëtar ka planifikuar të shfaqë premierën e dramës “Amadeus” të dramaturgut anglez Peter Shaffer. Fabula e kësaj drame bazohet në jetën e Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit dy kompozitorë të cilët kanë jetuar dhe vepruar në Vjenë Austri gjatë gjysmës së fundit të shekullit të 18-të. Në prill pritet të shfaqet premiera e dramës “Shtrigat e Salemit” të dramaturgut të madh amerikan Artur Miller. Kurse në maj pritet të ngjitet në skenë tragjedia e famshme e Shekspirit “ Romeo dhe Zhulieta” një bashkëprodhim ndërmjet këtij teatri dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Lexoni me tej
Lexoni me tej