Re: Serbia pa faj ne genocid.
Veprim tragjikomik apo jo?!
Por ti nuk e shprehe mendimin tend ne lidhje me Bosnjen...
Persa i perket shqiptareve un mendoj se duhet kerkuar ky proces.Nuk ka rendesi vendimi gjykates se OKB-se sepse detyrimisht do te jete vendim konform gjeopolitikes ose interesave te "te forteve".
Se pari eshte nje tentative qe nuk na kushton shume,madje na tregon se cilet politikan do e kerkjone dhe cilet do ta mbrojne.
Se dyti politiaknet kosovare do te legjitimohen perpara sakrificave psikofizike te zgjedhesit te tyre.
Ne kete menyre politika shqiptare dhe populli yne,qofte dhe nje pjese e tije,do ti tregojne OKB-se se pikelluar nga luftrat Ballkanike bashkjetesa mes dy popujve nuk arrihet me imponim.Nuk jemi ketu ne kushtet e France-Gjermanise apo Kine-Japonise,madje as ne kushte e Greqi-Turqise te cilat pastrimin etnik e kryen me marrveshje.Ne rastin e Kosoves kemi nje spastrim etnik,genocid me qellim eliminimin fizik te nje popullsie pa asnje alternative tjeter.Perse duhet te heshtin viktimat?!
Se treti,justifikimi i Gjykates ishte(ne mos gabohem):Serbia nuk kishte implikime direkte ne luften e Bosnjes,per rrjedhoje ka vetem fajin moral.
Por ne rastin e Kosoves shteti Serb nderhyri direkt me ushtri te rregullt,polici,mercenare rus e bjellorus,mafiozet e Arkanit...pra ktu nuk mund te diskutohet per "faj moral".
Edhe fakti qe Serbia e trajtoi Kosoven si fenomen te brendshem nuk qendron sepse ky justifikim u tejkalua nga nderhyrja ushtarake e Natos.
Per krimet nuk ka nevoje te shprehem...ka deshmi te pafundme.Por asnjehere politika e sotme e "moderuar" Serbe nuk shpreh tendence hapjeje ndaj Kosoves ose te pakten njohjen e genocidit dhe spastrimit etnik fatmirsisht te lene pergjysem dhe jo per vullnet te Serbise.
Nese "te Fortit" pretendojne bashkejetese dhe kapercim te konflikteve shekullore se pari duhet ti kekrojne Serbise te pranoje spatrimin etnik ndaj shqiptareve.
Nese nje shqiptare mendon se ne nuk duhet ta kerkojme sepse nuk fitojme asgje,pa komentuar kompleksin e inferioritetit,atehere cfare duhet te presim nga te huajt qe jane regjizor te ksaje situate.
Gjykates qe nuk i duket i drejte ndeshkimi i Serbise me kompesime atehere asaj i duhet te rikujtoje pak historine dhe dy luftrat boterore,trajtimi i humbesve dhe penaliteti ekonomik qe i duhej paguar viktimave-fituese.Por sic thote "nje i mencur" : nje term ka kuptimin e shprehur ne fjalor por ka edhe kuptimin qe i japim per propagande demagogjike.Kjo e fundit besoj se ka qene edhe justifikimi i Gjykates pasi qellimi ne te vertete ka lidhje me situaten gjeopolitike.
Nuk me duket pozitive per interesat "e te forteve" qe per 200.000 boshnjake te masakruar ne format me cnjerezore,per nje popull me 3.5 milion banore te masakruar psikologjikisht dhe pa shprese ripetritjeje te pakten per dy gjenerata,te tregojne humanizem.Jo per gje por nuk njoh ndonje rast historik ku eshte bere dicka e tille ne respekt te viktimave,madje as pe Holokaustin pasi edhe ky i fundit i reklamizuar gjer ne patetizem ka qellime thellesisht politiko-ekonomike.
Aktualisht Serbia nuk eshte me shteti gogol per te cilin duhen shtuar fondet e armatimit dhe duhen vene ne levizje mekanizma te tjere te ekonomise.Gogoli eshte projektuar diku tjeter.
Rusia e sotme eshte me forte dhe nuk do te toleroje ndaj Serbise me shume sec ka bere.Nuk i intereson ish bllokut perendimore te insistoje me teper per nje masaker kaq te paperfillshme ne historine e 100 viteve te fundit.
Nuk mund te acarohen me teper mardheniet me Rusine e rizgjuar qe her pas here po shikon endrra imperializmi.
Prandaj Bosnja eshte e destinuar te sakrifikohet perseri duke mohuar madje edhe implikimin e vrasesit ne faj.Por nuk eshte hera e pare,nese kjo behej pas Luftes se Pare per hir te nje shteti sallade te kerkuar nga fuqite fituese,do te behej gjate titizmit,gjate konflitit boshnjak perpara syve te Europes,do te ritheksohej ne marrveshjen e Dejtonit qe la ne fuqi nje Jugosllavi te vogel por te spostuar ne Bosnje-Hercegovine.
Mua me intereson atdheu im dhe ceshtja jone kombetare si faktor primare i mbijeteses dhe zhvillimit tone politik,ekonomik,kulturore,etnik.
Ne jemi te perligjuar dhe politikanet tone kane detyren morale te kekrojne ate cka kerkuan boshnjaket.