Serbi. Zbulohen 900 kufoma shqiptare ne varreza masive
BEOGRAD - Mbi 900 kufoma, që besohet të jenë shqiptarë, viktima të luftës në Kosovë, janë zbuluar në tre varreza masive në Serbi nga qershori i vitit 2001, ka deklaruar zëvendëkryeministri serb, Nebojsha Çoviç. Nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë 807 trupa janë nxjerë nga një varr masiv në Batajnicë, pranë Beogradit, 81 nga një varr masiv pranë Noveselos dhe 43 kufoma nga një varr në Bajina Basta, ka thënë Çoviç.
Maqedoni, ish-rezervistët në protesta për statusin
SHKUP - Para qeverisë së Maqedonisë dje rreth orës 11.00 u mblodhën rreth 200 pjesëtarë të forcave ushtarako-policore nga disa qytete të vendit, për të protestuar për shkak të statusit ende të pacaktuar. Rezervistët kërkojnë pagimin e të gjitha kompensimeve dhe shtesave, rregullimin e stazhit të pensionit dhe stazhit të punës. Ata presin të realizojnë një takim me përfaqësues qeveritarë dhe do të njoftojnë se si do të vazhdojë protesta.
Tensione në kufirin Serbi - Kosovë
BEOGRAD - Rritet tensioni në Serbinë Jugore në kufi me Kosovën, territor në të cilin për vite me radhë ka patur përplasje mes grupeve shqiptare dhe forcave serbo-malazeze. Pas dy atentatesh, të cilat kanë sjellë vdekjen e një agjenti policie dhe arrestimin e shtatë serbo-shqiptarëve të akuzuar për krime lufte, kanë sjellë bllokimin e rrugëve kryesore nga banorët e dy etnive, të cilët protestojnë për këto akte dhune dhe të tjerët kërkojnë një represion më të ashpër. Ndërkohë që patrulla me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare Kosovare janë parë nga dëshmitarë të ndryshëm, forcat e sigurisë maqedonase po përgatiten për të përballur një “ofensivë pranverore” të re në zonat me popullsi shqiptare më të madhe. Sipas Partisë serbe Alternativa Demokratike, shërbimet serbe dhe malazeze kanë informacione se një grup prej 453 shqiptarësh në Serbinë e Jugut zotërojnë eksplozivë të ndryshëm, të cilët janë financuar nga të ashtuquajturat organizata joqeveritare muslimane.