Seminar Permanent - Filozofi Politike

alinos

Forumium maestatis
Seminar Permanent - Filozofi Politike

SEMINAR PERMANENT

– FILOZOFI POLITIKE –

SHOQËRUAR NGA FILMOGRAFI:

NGA GJENDJA NATYRORE TE BIO-PUSHTETI

Prezantim i Seminarit për Studentët

Më poshtë paraqitet seminari jashtë-shkollor, qëllimi i të cilit është njohja dhe përballja me disa nga temat qendrore të filozofisë politike, duke nisur qysh nga lindja e saj – Polisi në Greqinë e lashtë – e deri te kohët e sotme ose ato të post-filozofisë politike. Arsyeja që na shtyu të ndërmarrim një nismë të tillë kolektive është komplekse për t’u shpjeguar në dy fraza; megjithatë, paraprakisht mund të thuhet se njohja e themeleve dhe parimeve teorike nga njëra anë dhe zbatimi e problematizimi historik i tyre nga ana tjetër përbëjnë qendrën ku do të rrahin ligjërimet dhe debatet që do të formojnë seminarin në fjalë.
A mund të kuptohen politika, ligji, e drejta, pushteti, etj., pa thelluar natyrën e tyre fillestare dhe, më tej, pa shtjelluar boshtet shoqërore e historike ku këto koncepte marrin jetë dhe artikulohen? A mund të veçohen ato si kategori a parime kryesisht vetëraportuese e të vetëmjaftueshme, apo mbeten thelbësisht të pakutueshme, ose të reduktuara në kuptimësinë e tyre kur ndahen nga njëra-tjetra? Në rastin e dytë, a gjendemi sot përballë një zbrazjeje kuptimore të këtyre termave? Nëse po, kjo zbrazje u detyrohet kushteve të reja të shoqerisë e politikës bashkëkohore dhe mendimit që e pasqyron, apo bëhet fjalë për një çarje që ka ndodhur si një efekt i pallogaritur mes nesh dhe këtyre parimeve? Bëhet fjalë për një dështim ideor të tyre, apo për një çmagjepsje të individit qytetar? A mund të lexohet ende politika sot si aktiviteti që, së pari, u përket tërë qytetarëve, apo mbetet një sferë e reduktuar thjesht në “profesion”? Si ka ndryshuar sistemi i vlerave në kohë? Si kalohet nga “jeta” si e drejtë e pareduktueshme, e patjetërsueshme – themel fillestar i çdo të drejte tjetër – te “jeta” si vetë objekti i pushtetit? Po ideologjitë ç’rol kanë patur në ridimensionimin e së “drejtës” në politikat që kanë prodhuar? Dhe më tej, ç’ndodh me të “drejtën” dhe “jetën” në epokën e sotme post-ideologjike? Apo vetë post-ideologjia duhet parë me dyshim si një produkt po aq ideologjik...?
Pyetjet e mësipërme janë vetëm dy-tri stimuj ilustrimesh të çështjeve që do të trajtohen përgjatë këtij seminari. Gjithashtu, për të mos mbetur vetëm në një nivel abstrakt të mendimit teorik sistematik, këto probleme, pasi të jenë rrahur në ligjëratat përkatëse, do të dinamizohen e do të bëhen më të prekshme e konkrete edhe falë ngjarjeve e trajtimeve të veçanta që do të përcjellin projektimet e filmave me të cilat kemi menduar t’i shoqërojmë.

SEMINAR PERMANENT
– FILOZOFI POLITIKE –
SHOQËRUAR NGA FILMOGRAFI:

NGA GJENDJA NATYRORE TE BIO-PUSHTETI

(Si prezantimet ashtu edhe projektimet e filmave do të zhvillohen në Sallën e Konferencave, tek Universiteti U.F.O., Bul. Zogu I)

E enjte, 19 mars, ora 17:00

Hapja e punimeve
Alment Muho, Olsi Lelaj: Dy fjalë mbi projektin seminarial.

Seksion I: E drejta natyrore dhe natyra të së drejtës në zanafillat e Logos-it

1. Gjendja natyrore, e drejta natyrore dhe problemi i “natyrave të së drejtës” në filozofinë antike
1.1. Alment Muho: Fabula philosophica: ligjësi dhe drejtësi. Çështja e themelimit të së drejtës si e tillë nga origjinat mitike të Logos-it te Platoni.
Drejton seancën: Olsi Lelaj

E premte, 20 mars, ora 17:00
Projektim: Ron Fricke, Baraka (1992)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

E enjte, 26 mars, ora 17:00

2. Ligjërime themeluese të natyrës së të drejtës

2.1.Orgest Azizi: Bios, oikos, polis. Logjikat e kafshës politike tek Aristoteli.

2.2.Albert Nikolla: Një shqyrtim i etikës politike kristiane nëpërmjet analizës së disa momenteve të evoluimit te saj.

Drejton seancën: Alment Muho

E premte, 27 mars, ora 17:00

Projektim: Martin Scorsese, Tundimi i fundit i Krishtit (1988)

Takimet zhvillohen ne sallen e konferencave te Universitetit UFO, bul. Zogu I.

Al-Punk

Still here
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

Interesante qe po organizohen seminare te tille. Ndoshta do ishte me interes dhe organizimi i disa konferencave te tilla ne Shqiperi. Atehere do kishin me shume reklamim dhe vlere dhe per referuesit

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

Avantazhi i ketij seminari ndaj nje konference eshte se do te zgjase per 3 muaj, cdo te enjte, teksa te premten do shfaqen filmat dhe ne kete menyre pjesemarresit do te kene mundesi te lexojne dhe te angazhohen aktivisht ne te nepermjet diskutimeve.
Cdo jave do te hedh temen e re.

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

Seksion II. A: Paradigma filozofiko-politike thelbësore të modernes.

E mërkurë, 1 prill, ora 17:00
3. Lindja e politikës moderne dhe boshtet kryesore të saj. Njësia shtet
3.1. Ervin Kaçiu: Teoria e sovranitetit dhe ideja e shtetit sipas Hobbes-it.

4. Edhe një herë mbi “natyroren” dhe themelimin e “shoqërores”: kontrata
4.1. Elvin Gjevori: Natyra si referencë, ligji natyror dhe ujdia shoqërore te John Locke.
4.2. Eriona Tartari: Jean-Jacques Rousseau: shenjtërimi i kontratës shoqërore

Drejton seancën: Edita Fino

E premte, 3 prill, ora 17:00
Projektim: Sean Penn, Into the wild (2007)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

E mërkurë, 8 prill, ora 17:00
5. Pamjaftueshmëria teorike e “natyrores” si themel: rendi i arsyes
5.1. Arben Imami: Utopizmi politik dhe moderniteti.
5.2. Ledian Rusta: Idetë filozofike të Kantit si përpjekje e realizimit të projektit të një Evrope të bashkuar.
Drejton seancën: Roland Lami

E enjte, 9 prill, ora 17:00
6. Një paradigmë e domosdoshme e filozofisë politike: Marxi
6.1. Shpëtim Çuçka: “Dorëshkrimet ekonomiko-filozofike” të Marxit.
6.2. Arlind Qori: Marxi, mendimtar i rezistencës politike.
Drejton seancën: Alment Muho

E premte, 10 prill, ora 17:00
Projektim: Charlie Chaplin, Kohë moderne (1936)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

Seksion II. B: Problematizime, shtjellime e rimendime të “Modernes”

E enjte, 16 prill, ora 17:00
7. Raporti mes njësive themelore të një ideologjie moderne: fokusimi i tyre në leximin historik-filozofik dhe antropologjik-social të politikës shqiptare
7.1. Hysamedin Feraj: Individi, kombi, shteti. Një analizë (krahasuese) e raportit dhe e problematikave të këtyre njësive në politikën shqiptare.
7.2. Olsi Lelaj: Qytetaria pedagogjike: një skicë e marrëdhënies shtet-qytetar në Shqipërinë komuniste.
Drejton seancën: Florian Çullhaj

E premte, 17 prill, ora 17:00
Projektim: Piro Milkani, Çifti i lumtur (1975)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

E mërkurë, 23 prill, ora 17:00
8. Dallim nivelesh epistemike
8.1. Aleksandër Kocani: Morali, vendimmarrja dhe politikja në shkencë.
8.2. Florian Çullhaj: “Deskriptivja” dhe “normativja” në shkencën politike: një përpjekje përkufizuese.
Drejton seancën: Elvin Gjevori

E enjte, 24 prill, ora 17:00
9. Morali, politikja, ligji: një orientim i tensionuar për subjektin
9.1. Nebi Bardhoshi: Subjekti mes moralit, politikes dhe ligjit.
9.2. Julian Myftari: Subjekti mes moralit, politikes dhe ligjit, i parë nëpërmjet debatit Dworkin – Fuller.
Drejton seancën: Olsi Lelaj

E premte, 25 prill, ora 17:00
Projektim: Florian Henkel von Donnersmarck, Jeta e të tjerëve (2006)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

E martë, 28 prill, ora 17:00
10. Rimendime të filozofisë politike nëpërmjet vlerave (meta)historike – 1
10.1. Dritan Karadaku: Gjykimi vleror dhe neutraliteti aksiologjik te Max Weber.
10.2. Edvin Kulluri: Dy tipare themelore të Konservatorizmit si kritikë konstante e Racionalizmit dhe Gnosticizmit (De Maistre dhe Voegelin).
Drejton seancën: Olsi Lelaj

E mërkurë, 29 prill, ora 17:00
11. Rimendime të filozofisë politike nëpërmjet vlerave (meta)historike – 2
11.1. Genti Margariti: Historia, e drejta natyrore dhe perandoria amerikane. Një lexim straussian.
11.2. Roland Lami: Liria pozitive dhe liria negative tek Isaiah Berlin.
Drejton seancën: Alment Muho

E enjte, 30 prill, ora 17:00
Projektim: Ken Loach, Në këtë botë të lirë (2007)

bora_bora

Primus registratum
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

Pershendetje Alinos!
Se pari dua te them qe kam ndjekur disa prej seminareve dhe jane vertet shume intersante qofte si ide po ashtu edhe ne trajtimin e temave!
Kte jave na keni ngaterruar pak me datat dhe ditet.Kishit vene te merkuren me date 23 nderkohe qe te merkuren ishte data 22 e keshtu me radhe te enjten e te premten hihihi!
Megjithate per javen qe vjen qenka ok :D!
Ju pergezoj dhe uroj Suksese!

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

Faleminderit Bora,
do t'ua percjell mesazhin organizatoreve, sapo te me jepet mundesia. :)

per kete jave:

E martë, 28 prill, ora 17:00
10. Rimendime të filozofisë politike nëpërmjet vlerave (meta)historike – 1
10.1. Dritan Karadaku: Gjykimi vleror dhe neutraliteti aksiologjik te Max Weber.
10.2. Edvin Kulluri: Dy tipare themelore të Konservatorizmit si kritikë konstante e Racionalizmit dhe Gnosticizmit (De Maistre dhe Voegelin).
Drejton seancën: Olsi Lelaj

E mërkurë, 29 prill, ora 17:00
11. Rimendime të filozofisë politike nëpërmjet vlerave (meta)historike – 2
11.1. Genti Margariti: Historia, e drejta natyrore dhe perandoria amerikane. Një lexim straussian.
11.2. Roland Lami: Liria pozitive dhe liria negative tek Isaiah Berlin.
Drejton seancën: Alment Muho

E enjte, 30 prill, ora 17:00
Projektim: Ken Loach, Në këtë botë të lirë (2007)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

SEMINAR PERMANENT

– FILOZOFI POLITIKE –

SHOQËRUAR NGA FILMOGRAFI:

NGA GJENDJA NATYRORE TE BIO-PUSHTETI

(Si prezantimet ashtu edhe projektimet e filmave do të zhvillohen në Sallën e Konferencave, tek Universiteti U.F.O., Bul. Zogu I)

Seanca e fundit e Seksionit II

E mërkurë, 6 maj, ora 17:00

11. Rimendime të filozofisë politike nëpërmjet vlerave (meta)historike – 2

11.1. Dritan Karadaku: Gjykimi vleror dhe neutraliteti aksiologjik te Max Weber.

11.2. Edvin Kulluri: Dy tipare themelore të Konservatorizmit si kritikë konstante e Racionalizmit dhe Gnosticizmit (De Maistre dhe Voegelin).

Drejton seancën: Olsi Lelaj

Seksion III: Gjendja e jashtëzakonshme dhe bio-pushteti

E enjte, 7 maj, ora 17:00

12. Ontologji dhe (ri)shtjellime politike

12.1. Alment Muho: Kategori të (Onto)teologjisë politike të Carl Schmitt-it dhe përvijimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

12.2. Serena Sopoti: Shtjellimi i gjendjes së jashtëzakonshme tek Agamben.

Drejton seancën: Orgest Azizi

E premte, 8 maj, ora 17:00

Projektim: Terrence Malick, Vija e hollë e kuqe (1998)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

E martë, 12 maj, ora 17:00

13. Analizë e lindjeve të totalitarizmit; dëshmia dhe problemi ligjërimor rreth Lagerit

13.1. Edita Fino: Nga dominimi totalitar te konceptimet e “sundimit” demokratik: konceptet e fillimit, lindjes dhe veprimit në mendimin politik të Hannah Arendt.

13.2. Armand Dedej: Përvoja e Lagerit dhe rrëfyeshmëria e saj te Primo Levi.

Drejton seancën: Alment Muho

E mërkurë, 13 maj, ora 17:00

Projektim: Roman Polanski, Pianisti (2002)

E enjte, 14 maj, ora 17:00

14. Parantezë: fundi i Iluminizmit si vetëpërmbushje. Kushti i ri: gjendja postmoderne

14.1. Adriana Anxhaku: Dialektika e Iluminizmit (Horkheimer, Adorno). Një përshkim i çmagjepsur.

14.2. Blerina Hankollari: “Kushti” i ri i mendimit: gjendja postmoderne (Jean-François Lyotard).

Drejton seancën: Orgest Azizi

E premte, 15 maj, ora 17:00

Projektim: Denys Arcand, Pushtimet barbare (2003)

alinos

Forumium maestatis
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

E enjte, 21 maj, ora 17:00

15. Pushteti përtej represionit. Loja e shumëfishtë e tij: kodifikime, dekodifikime, rikodifikime

15.1. Orgest Azizi: Michel Foucault: biopushteti dhe qeverisja e jetës.

15.2. Blerina Hankollari: Pushteti si legjitimues dhe formalizues i gjuhës në analizën e Pierre Bourdieu-së.

Drejton seancën: Alment Muho

E premte, 22 maj, ora 17:00

Projektim: Gianni Amelio, Lamerica (1994)

Mbyllje e punimeve

Rastiniak

Primus registratum
Re: Seminar Permanent - Filozofi Politike

1)Hegeli tematik me vete .
2)Bie ne sy mungesa e Georg Lukacs , themeluesit te marksizmit oksidental ( Bashke me Antonio Gramsci ,Ernst Bloch ,Karl Korsch.... )

Top