Sekretet e Hard Diskut?
Çfarë tregon kompjuteri juaj i vjetër për ju?
Siç duket, shumë. Shuarja e të dhënave tuaja personale, dhe, megjithë besimin e përgjithshëm, edhe riformatimi i hard diskut tuaj jo gjithmonë bën që informacione të ndjeshme të mos bien në duar të këqija.
Kjo u demonstrua kohët e fundit nga dy studentë të shkencave informatike që gjetën thesare të tëra informacionesh të fshehta në kompjutera të hedhur.
Studentët e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, SHBA, Simson Garfinkel dhe Abhi Shelat, vendosën të gjejnë se çfarë sekretesh mund të zbulonin nga një mal kompjuterash të hedhur për pronarët e tyre të mëparshëm.
Ia vlen që gjetjet e tyre, që u botuan në revistën 'Security and Privacy' të Institutit amerikan të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike, të shqyrtohen nga kushdo që mendon ta hedhë kompjuterin e tij të vjetër apo t'ia dhurojë ndonjë organizate bamirëse.
Një mal sekretesh
Sipas veprimtarëve të mjedisit, mali i hedhurinave të kompjuterave të vjetër është çështja më e nxehtë në botën e ndotjes së mjedisit. Garfinkeli dhe Shelati tani e kanë demonstruar shkencërisht se ndotja e mjedisit nuk është problemi i vetëm.
Dy studentët u intriguan nga anekdotat e panumërta të atyre që blejnë kompjutera të përdorur lidhur me të dhënat e fshehta të pronarëve të mëparshëm që kanë gjetur në to. Ata vendosën të zbulojnë se deri në çfarë shkalle shkonte ky problem.
Ata blenë 158 hard disqe për vetëm një mijë dollarë nga një firmë shitjesh materialesh informatike, eBay, nëpërmjet internetit.
Nga këto, 129 hard disqe ishin funksionale, dhe në 29 prej tyre nuk ishte bërë asnjë përpjekje për të fshirë informacionet.
Dhe çfarë gjetën ata në hard disqet që ishin ende funksionale?
Një nga hard disqet vinte nga një makinë automatike parash në shtetin Illinoi dhe përmbante transaksionet financiare të një viti. Një disk tjetër përbante numrat e pesë mijë kartave të kreditit. Disa të tjera kishin informacione mjekësore dhe gigabajtë të tërë me e-maile dashurie, prezantime në PowerPoint apo materiale pornografike.
Mendohuni para se ta hidhni
Dikur hard disqet mbanin rreth 30 megabajt të dhëna dhe nuk ishin shumë të qëndrueshëm. Tani ato mund të mbajnë dhjetra gigabajte dhe nuk pësojnë asnjë difekt në 500 mijë orë apo 57 vite përdorimi të vazhdueshëm. Si rrjedhim, shumica e kompjuterave modernë janë shumë të qëndrueshëm.
Sipas specialistëve që merren me nxjerrjen e të dhënave, problemi që lidhet me të ashtuquajturën "fshirje" të të dhënave nga kompjuterat që nuk përdoren më, vetëm tani po fillon të kuptohet. Kjo është veçanërisht problematike me kompanitë e mëdha, që zëvendësojnë qindra dhe mijëra kompjutera në të njëjtën kohë.
Nëse ata i hedhin, apo ia dhurojnë kompjuterat e vjetër shkollave, ose organizatave bamirëse, kostoja për të fshirë të dhënat që mund të jenë sekrete mund të jetë aq e lartë, saqë disa kompani mund të vendosin thjesht t'i shkatërrojnë fizikisht kompjuterat e vjetër për të kursyer para.
Por ajo që duket si një veprim me kosto të ulët, mund të ketë pasoja negative afatgjata për mjedisin. Sipas disa veprimtarëve, rreth 80 përqind e kompjuterave të vjetër në SHBA, që janë për riciklim, shkojnë jashtë. Shumë prej tyre çohen në pjesë të pazhvilluara të Azisë, ku përdoren manyra primitive dhe të rrezikshme riciklimi. Duke nxjerrë pjesëza të vogla metali të çmuar nga qarqet e integruar punëtorët thithin tymra shumë helmues. Metale të rëndë me përmbajtje helmuese si plumbi, zhiva apo kadmiumi helmojnë punëtorët dhe mjedisin.
Dedektivët e hard disqeve
Megjithë kokëçarjet që shkakton kjo "jehonë e memorjes" së hard diskut tuaj, mundësia e nxjerrjes së të dhënave nga disku bën të mundur përdorimin e të dhënave "të padukshme" të hard diskut si prova në gjyq.
Policia po përdor gjithnjë e më shumë hetimin e të dhënave të nxjerra nga kompjuterat për të goditur atë që është quajtur kohët e fundit 'e-crime' - krimi elektronik - pra krime që përfshijnë përdorimin e kompjuterave, si vjedhjet e të dhënave, mashtrimi, apo pornografia e fëmijëve.
Në disa vende krimi elektronik mund të thotë gjithashtu edhe përdorimi i kompjuterave për veprimtari anti-qeveritare.
Një nga pajisjet më të përdorshme nga hetuesit e kompjuterave janë paketa programesh për të krijuar prova të papenetrueshme në hard disk që mund të përdoren në gjyq.
Gjetjet e Garfinkelit dhe Shelatit tregojnë se disa prej metodave më të sofistikuara hetimore që përdoren nga agjencitë e sigurimit, në fakt, mund të bëjnë të mundur rinxjerrjen e të dhënave që janë fshirë me qëllim.
'Zgjidhja me çekiç'
Pra, ju nuk jeni kriminel, por një përdorues i zakonshëm që dëshiron të hedhë një kompjuter. Ndoshta doni t'ia dhuroni atë ndonjë organizate bamirëse? Kjo është ide e mirë, por si mund të sigurohesh që të dhënat e tua personale fare të ligjshme, si e-mailet e vjetër, numrat e kartës së kreditit dhe hollësitë bankare, nuk do të mund të nxirren nga nxënësit e shkollës ku mund të ketë përfunduar kompjuteri?
Së pari, duhet të kërkoni në internet për ndonjë nga paketat e programeve speciale, disa prej të cilave janë edhe pa para, ndërsa disa të tjera mund të kushtojnë deri disa mijëra dollarë. Këto programe përdorin metoda si p.sh. mbushja e diskut me karaktere boshe. Nëse keni para për të paguar ju mund të përdorni një prej shumë kompanive të specializuara në atë që ekspertët e quajnë fusha e "sterilizimit të diskut".
Nëse nuk i bën këto, atëhere mund t'i drejtohesh 'Zgjidhjes me çekiç'. Të gjithë ekspertët janë të një mëndjeje se metoda e vetme me garanci 100 përqind për t'i bërë të dhënat e kompjuterit të pakapshme nga asnjë, është shkatërrimi i tij fizik. Megjithëse ka alternativa të tjera, fshirja e hard diskut me një magnet shumë të fuqishëm, 'alternativa me çekiç', duket më bindëse.
reference: http://www.bbc.co.uk/albanian/specials/1838_harddisk/index.shtml