SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

S6T6N6

Forumium maestatis
SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

Pas votimit te trete me 2/3 e votave te parlamentit Fatmir Sejdiu votohet per te qene pasardhesi i Rugoves.
Kosova keshtu pra, ka presidentin e saj te dyte.

Jepni mendimet tuaja mbi figuren e Fatmir Sejdise.
 

Ergler

Primus registratum
Re: SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

Nga sa kam degjuar eshte nje intelektual i shquar i Kosoves dhe gezon nje simpati tek populli dhe partite politike.Duke qene bashkpunetor i vjeter i Dr Rugoves mendoj se do te vazhdoje rrugen e nisur nga ai dhe do ta coje Kosoven drejt Pavaresise de jure.
I uroj suksese ne kete dtyre teper te rendesishme ne keto momente teper decisive per Kosoven dhe mbare kombin tone! /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

kot po pyes...bie gje farefis me Hajdin Sejdine?
 

Burim

Primus registratum
Re: SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

Rundi i trete i votimit me duket se duhej te ishte me 1/2 +1 te votave te deputeteve per te fituar. Pasi ne dy raundet e para nuk fitoi 2/3 (sa duhen per te fituar). Raundin e trete nuk e prita.

Sejdini<>Sejdiu
 
H

harap

Guest
Re: SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

Fatmir Sejdiu u lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, në komunën e
Podujevës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlinjde. Ka
mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më
1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë
Universitet ka mbrojtur edhe doktoratën. Dr. Fatmir Sejdiu është
profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të
Universitetit të Prishtinës. Për studime të thelluara, ai ka qëndruar
në Francë (Universiteti Paris 2 ) dhe në SHBA (Arizona State
University). Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe
ndërkombëtare dhe ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha
juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të
veçantë nga këto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit
themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989. Në
Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i
Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK së,
ndërsa më `94 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e
kryen edhe sot. Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e
Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Fatmir Sejdiu
është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992
dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i
Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështjet
Kushtetuese. Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës,
është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së
Kuvendi ndërsa është ri-zgjedhur sërish në 2004. Fatmir Sejdiu
zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe frëngjisht. Eshtë i martuar dhe
ka tre fëmijë.
 

tntn

Primus registratum
Re: SEJDIU PRESIDENT I KOSOVES

...sias ketij informacioni i bie te mos kete asnje lidhje me personin e lartpermendur.
 
Top