Scherzinger: Bukuria shkëlqen nga brendësia e njeriut

Albforumi

Primus registratum
Scherzinger: Bukuria shkëlqen nga brendësia e njeriut

Lewis+Hamilton+Nicole+Scherzinger-300x219.jpg
Këngëtarja e grupit Pussycat Dolls, 31-vjeçja Nicole Scherzinger, ka thënë se gjithmonë ka menduar se është e shëmtuar dhe se ka filluar të ndihet tërheqëse vetëm pasi që i është bashkangjitur grupit në vitin 2003. </p>


Për revistën Cosmopolitan, ajo citohet të ketë thënë: Unë gjithmonë kam qenë shumë e turpshme dhe isha në siklet me vetveten, sepse mendoja se isha e shëmtuar. Besoj se në fund gjithçka është rregulluar. Megjithatë, mendoj se bukuria shkëlqen nga brendësia e njeriut, ka thënë këngëtarja. </p>


Nicole tregon se pjesëmarrja e saj në grupin Pussycat Dolls, i cili është kritikuar për vallëzim shumë provokues, e ka ndihmuar atë të ndihet më seksi.</p>


Këngëtarja, e cila është në lidhje dashurie me garuesin e njohur Lewis Hamilton, ka thënë se ndihet e bukur dhe tërheqëse vetëm atëherë kur vallëzon me shoqet e saj, ngase kjo gjë i sjell një fuqi të brendshme, një qëndrim më të guximshëm dhe e bën të ndihet shpirt lirë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=2474. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=2474
 
Top