Sali Berisha kerkon zgjedhje te Parakohshme
Udhëheqësi i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit socialist, Fatos Nano për një dështim të plotë ekonomik dhe thellim të krizës në vend. Berisha tha se e vetmja zgjidhje për situatën janë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen në një kohë sa më të përshtatshme, duke nënkuptuar dhe zgjedhje të parakohshme. Deklarimet e kreut të opozitës janë më të ashprat pas një periudhe paqeje midis opozitës dhe shumicës. "Qeveria 'Nano 7' hapi vitin financiar me një dështim të plotë ekonomik, me thellim të rëndë të krizës ekonomike të vendit. Nano analizoi financat dhe nuk mori asnjë përgjegjësi për krizën e rëndë ekonomike dhe financiare, në të cilën e zhyti vendin qeveria e tij, sikundër nuk dha asnjë alternativë për daljen nga kjo krizë", tha Berisha. Ai radhiti një sërë shifrash, të kundërta me ato të qeverisë, përsa i përket ecurisë ekonomike ne vend. Berisha tha se e vetmja zgjidhje për daljen nga kjo situatë, janë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen sapo të krijohen kushtet e nevojshme, duke nënkuptuar edhe dëshirën për zgjedhje të parakohshme parlamentare."Zgjidhja e vetme që do të japë mundësi për të zgjidhur këto probleme dhe për t'i dhënë fund kësaj babëzie të shfrenuar e të papërmbajtur, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa asnjë dyshim që nënkuptoj zgjedhje në momentin më të shpejtë që të krijohet kuadri ligjor dhe kushtet për zhvillimin e tyre," tha ai. ro/mr (BalkanWeb