Saharaja

Albforumi

Primus registratum
Saharaja

u1_VilsonBlloshmi.jpg

poezi nga  Vilson Blloshmi

Saharaja, larg është Saharaja,

Saharaja shkëmb e rërë e gurë,

Që ka shok veç emrin e saja

Dhe ngaqë ssheh ëndrra, ssheh as drurë.

Saharaja sdi të ëndërrojë.

Ajo bluan gurë me mend e saj…

Saharaja ska këngë të këndojë,

Saharaja ska as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,

Saharaja nuk ka bijë, as bir.

Saharaja është një copë tokë,

Thonë se dhe me natën sshkon mirë.

Natës si pëlqen në Sahara,

Si pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;

Fjalë e dashuri e njerëz ska;

Perç e saj e zezë ska çtë mbulojë.

As dhe një se di si është kandisur

Me kët plagë mbi shpinë rruzullimi,

Por se thonë në botë është stisur

Kur i duhej njerëzisë mallkimi.

Kur ai për keq e mban në gojë,

Saharaja e mban vesh e qesh.

Saharaja fillon të gëzojë,

Kur ne mallkohemi mes nesh.

E kur bie ndrojtur rrez e diellit

Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,

I ngjan vello savani i qiellit,

Shkretëtirës shket e shkrepëtit.

Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur

Mbi dikë mallon e shfryn e shan,

Që nga skuta del kujtimi i dehur

Dhe thërret menjëherë Saharanë.

Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi

Në pusin e harresës tret…

Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,

Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.

Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: poezi shqip, saharaja, vilson blloshmi
3454
3454
3454
3454
3454
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3454

Top