Sa vjet i kanë mbetur internetit?

Universal

AnonymouS
554494e7c46188616a8b460f.jpg

Inxhinierët informatikë paralajmërojnë se në tetë vjet Interneti mund të shkatërrohet për shkak të mbingarkesës së fibrave optike dhe rritjes së kërkesës për një lundrim më të shpejtë.

Duke qenë se sa vjen e po rritet kërkesa për fibra optike, atëherë një sasi më e madhe informacioni do të transmetohet në një mënyrë më të shpejtë dhe pikërisht këtu fillon rreziku për shkatërrimin e Internetit, sipas Daily Mail.

Edhe pse kompanitë mund të shtojnë kabllo të reja për të mos mbingarkuar një fibër të vetme optike, kjo masë sjellë shpenzime të mëdha shtesë dhe kontribuon në rritjen e çmimeve të shërbimit të lidhjes me internet.

“Nëse nuk gjejmë ndonjë ide radikale për të zgjidhur problemin rrezikojmë të përballemi me rritjen dramatike të çmimeve të shërbimit të Internetit”, shprehet Andreë Ellis i Universitetit të Birminghamit. Parashikohet që më 11 maj inxhinierët informatikë, fizikë dhe kompanitë e telekomunikimit të mblidhen në Londër për të trajtuar këtë problem.
dita
 
Al-Punk

Still here
DIcka kaq jetike si interneti eshte e pamundur te "vdese". Ku ka nevoje, ka dhe shpenzim. Menyra te reja do gjenden qe te mos shkeputet lidhja per asnje cast.

Mendoni nje dite pa internet dhe data communication.
 
joetisti_

Locus omnem
eshte argetim, eshte domosdoshmeri, eshte pune... Jo, ishalla s'rrezikon asnjehere. internet = jete te vrullshme.
 
gurax

Pan ignoramus
Ndersa per mua eshte me teper duke u pjekur koha qe te shpertheje "flucka e dyte e internetit", "Second Internet Bubble".
Flluska e pare ishte pak a shume rreth viteve 1997 - 2002 dhe pas ketyre viteve pati nje falimentim te shume kompanive dhe (pseudo)teknologjive qe premtonin pothuajse zgjidhjen e cdo gjeje me ane te internetit: reklama, punen 'remotely', koordinimi i grupeve te medha te punes nepermjet thjesht nje linje internet, ekuivalentimin e aseteve reale me ata virtuale ne vlere monetare, etj. Kur fluska shpertheu, u rrenuan shume e shume kompani te cilat ose per mendjelehtesi ose per deshire qe te ishin perhere te parat ne adoptimin e teknologjive te reja, adoptuan nje fantazem, nje 'fllucke sapuni' te mbushur me ajer. Teknologjite e trumpetuara si revolucionare ne formimin e flluckes, rane nga piedestali.

Dhe ka rreth 3-5 vjetet e fundit qe me duket sikur e njejta tendence eshte duke u rishfaqur gradualisht.
Jemi te tere te vetedijshem se pak nga pak po shtohen perhere e me teper garancite qe ofrohen nga 'teknologjite moderrne me te reja'. Rrjetet sociale, aplikacione ne telefona celulare per te ndezur nga puna furren ne shtepi qe te piqet mishi, frigoriferi qe lajmeron me 'sms' se po mbarojne vezet (pa llogaritur qe statistikisht 95% e te tere aplikacioneve per 'mobile devices' bejne mbledhje te dhenash dhe 'advertising injection'), vetebindja e njerezve se ju duhet televizor i ri me rezolucion 4K qe e marr sinjalin nepermjet internetit, votimi elektronik me ane te internetit (Isn't there an App for that too?), tendenca per te zbehur sa me shume kufirin midis informacionit te ruajtur lokalisht dhe atij 'in the cloud', Roaming Office, ChromeBook, etj etj etj. Lista mund te behet shume e gjate.

Ndoshta vertet ka ardhur koha te porosis nje kaush me kokoshka dhe te pres sa te filloje shfaqja per here te dyte, me fishekzjarre edhe me te ndritshme se te parat.
:p
 
Pse paska ndodhur nje shperthim??! S'e dija. Obobo me hyri frika. Interneti per mua si dhe per shumicen eshte nje pjese e punes time. Por do t'ia gjejne zgjidhjen jam i sigurt. Keta qe bejne sy njeriu dine edhe te bejne nje internet te sigurt. Mendoj, besoj...
 
Dreamer

Under the Dome
Ç'do gjë eshte e programuar!!
Internet apo si do ta quajme..
Jane thjesht riperseritje ne forma te ndryshme...
 
gurax

Pan ignoramus
Incidentalisht, New York Times ka trajtuar pothuajse identik kete teme ne te njejten forme qe eshte permendur ne shkrimin #5.

Artikulli titullohet: "E mbivleresuar ne Silicon Valley, por mos e thoni fjalen 'Fllucke Teknologjie' ".
http://www.nytimes.com/2015/05/23/t...t-the-word-that-must-not-be-uttered.html?_r=0

Disa pjese te permendura ne ate artikull:

Situata interesante ne Silicon Valley. Kompani me moshe dy-vjecare vleresohen ne miliarda, shtepi ne gjendje te rrenuar kane vlere me miliona dhe rremuja ka marre permasa te tilla qe shume biznesmene me kembe ne toke po vleresojne idene per t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara.
Por ventur-kapitalistet e industrise se teknologjise - financieret qe vene bast per kompanite kur ato jane shume pak me teper se thjesht nje ide - po bejne c'eshte e mundur qe t'i largohen nje fjale te vetme qe pershkruan ate cfare po ndodh rreth e rrotull.
Fllucke.

* * *

Sot njererezit shohin hijet e vitit 2000. Keto hije jane ne vleresimet super te larta per kompani si Uber, kompania e taksive sipas nevojes, e cila po ngre nje fond prej $1.5 miliard me disa kushte qe pretendojne ta vleresojne kompanine ne shifra si $50 miliard. Apo kompania Slack, sistemi i mesazheve per korporata qe ka vetem nje vit jete dhe qe se fundi eshte vleresuar si $2.8 miliard.

Lexoni vete per me shume. Po rikthehen perseri kohe shume interesante. Kombinimi "Tech bubble + Privacy chaos" (drejt kesaj po piqet situata) eshte me problematik sesa duket.
 
joetisti_

Locus omnem
do kethehemi ne epoken e gurit.
sido qe te shkoje njeriu e shpiki teknologjine dhe jo anasjelltas, do te thote qe prape e riben, madje me te mire.

Po te "zhduket" interneti dhe nese s'do kete zevendesim bashkekohor, do te vihen ne pune praktikat e vjetra. Do te dergojme serish letra me shkrim dore dhe qe do t'i shperndaje posta. Do t'u propozojme vajzave duke u bere srenata poshte ballkonit. :)
 
Al-Punk

Still here
Incidentalisht, New York Times ka trajtuar pothuajse identik kete teme ne te njejten forme qe eshte permendur ne shkrimin #5.

Artikulli titullohet: "E mbivleresuar ne Silicon Valley, por mos e thoni fjalen 'Fllucke Teknologjie' ".
http://www.nytimes.com/2015/05/23/t...t-the-word-that-must-not-be-uttered.html?_r=0

Disa pjese te permendura ne ate artikull:

Situata interesante ne Silicon Valley. Kompani me moshe dy-vjecare vleresohen ne miliarda, shtepi ne gjendje te rrenuar kane vlere me miliona dhe rremuja ka marre permasa te tilla qe shume biznesmene me kembe ne toke po vleresojne idene per t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara.
Por ventur-kapitalistet e industrise se teknologjise - financieret qe vene bast per kompanite kur ato jane shume pak me teper se thjesht nje ide - po bejne c'eshte e mundur qe t'i largohen nje fjale te vetme qe pershkruan ate cfare po ndodh rreth e rrotull.
Fllucke.

* * *

Sot njererezit shohin hijet e vitit 2000. Keto hije jane ne vleresimet super te larta per kompani si Uber, kompania e taksive sipas nevojes, e cila po ngre nje fond prej $1.5 miliard me disa kushte qe pretendojne ta vleresojne kompanine ne shifra si $50 miliard. Apo kompania Slack, sistemi i mesazheve per korporata qe ka vetem nje vit jete dhe qe se fundi eshte vleresuar si $2.8 miliard.

Lexoni vete per me shume. Po rikthehen perseri kohe shume interesante. Kombinimi "Tech bubble + Privacy chaos" (drejt kesaj po piqet situata) eshte me problematik sesa duket.

Amerika ka nje kulture tjeter per vleresimin e Startup-eve.
Atje ecen shume mafia e investitoreve, te cilet kane access ne korporatat e medha dhe i bindin per produkte "potenciale". Nga ana tjeter, korporatat e medha e kane te pamundur te kene "innovation" ne mesin e praktikave teper burokratike. Korporatat kane nevoje per innovation qe vjen nga Startup, dhe startups kane nevoje per parate e corporatave.
Ne kete mes perfitojne spekulimet.

Produktet si ato te Teslas jane lojra te uleta ne nje ambient mafioz. Nje kompani si Tesla, sado innovative te jete (shitet) nuk mund te vleresohet sa gjysma e vleresimit te GM.
GM ka shitur ne 2013-2014 rreth 24000 makina elektrike. Tesla shet rreth 30-33000 ne vit. GM shet dhe mijera makina jo elektrike cdo vit e vleresohe rreth 5-6Bilion$. Tesla vleresohet 2B$. Kuptohet ka njerez qe e dine mire cfare do te thote kjo, por ka dhe njerez qe mashtrohen nga "gjenialiteti" i Elon Musk i cili flet per udhetime hapesinore, apo per super trena qe nuk jane asgje e re, asgje qe nuk ekziston por vetem produkte fallco.

Uber eshte nje sherbim fantastik, por njekohesisht eshte dhe teresisht i paligjshem dhe atij i jane mbyllur dyert ne Europe. Mund ta vleresojne sa te duan ne US, por per sa kohe ka probleme ligjore, eshte nje investim i rrezikshem, por me nje te ardhme potenciale. Luhatjet e cmimit (qe shpeshhere kalojne dhe cmimet e taksive) dhe problemet ligjore me ata qe paguajne taksa per taksi do percaktojne sa rezistent do jete si kompani. Padyshim e ardhmja eshte nje "taxi-killer", por pa e fryre me shume sec duhet Uber. Per mendimin tim, pervec problemit te ligjshmerise dhe politikave te cmimit, nje UBER killer do jete dhe problemi i privatesise ne te ardhmen.

Dhe SLACK eshte nje shaka. Eshte si Secret apo aplikime te tjera qe shesin vlere aty ku nuk ka. Bazohen ne "moment-traction" ose shqip "Kap ca te kapesh"
 
Top